Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot normalisht apo të përqendroheni mbi një detyrë kur është shumë nxehtë shoqëruar me shumë lagështirë, nuk jeni të vetmit. Shumë individë e përjetojnë këtë mjegullim të trurit kur temperaturat rriten në nivele të larta, dhe me afrimin e verës, situata bëhet edhe më shqetësuese.
Ka shumë studime që tregojnë se si kushtet e mjedisit – dhe sidomos i nxehti – mund të ndikojnë në performancën mendore të njerëzve. Një studim i vitit 2006, tregoi se një rritje në temperaturën e brendshme të mjedisit, mund të zvogëlojë produktivitetin e punës në zyrë. Studiuesit vlerësuan se sa mirë i kryenin pjesëmarrësit në studim detyrat e tyre të zakonshme në zyrë, dhe vunë re se ka një rënie të vazhdueshme të performancës kur temperatura rritet mbi 24 gradë Celcius. Kjo rënie e funksioneve mendore nuk është e kufizuar vetëm tek punonjësit e zyrave apo tek të rriturit, por është vënë re edhe tek nxënësit e shkollave të mesme.
Një studim i vitit 2018, tregoi se si një ditë e nxehtë me temperaturë 32 gradë Celsius mund të zvogëlojë deri në 14 për qind performancën arsimore në provime, dhe të ulë me 10.9 për qind mundësinë e kalimit të nxënësve në një lënde. Po pse ndikon i nxehti i madh tek aftësia jonë për të menduar dhe për të kryer me saktësi detyra të ndryshe?. Kjo gjë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh.
Stresi nga i nxehti dhe djersitja
Ky lloj stresi ndodh kur trupi nuk mundet që të ftohet mjaftueshëm për të ruajtur një temperaturë të shëndetshme, e cila mund të reduktojë funksionin tonë njohës, shpjegon Lav Varshnej, neuroshkencëtar dhe profesor i asoociuar i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin e Ilinoisit.
Një ekspozim i gjatëndaj tënxehtit mund të shkaktojëprobleme me furnizimin me oksigjen të trurit, duke çuar potencialisht në një gjendje të fikti.?Në temperatura shumëtë larta, nisin të shpërbëhen pengesat gjak-tru. Poteinat dhe jonet e padëshiruara mund të mblidhen në tru, duke shkaktuar inflamacion dhe çrregullim të funksionimit normal. Po ashtu proteinat mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave në tru?-thotë Varshnej.
Ekspertët besojnë se hipotalamusi mund të ndërhyjë në mënyrën se si i nxehti i madh ndikon tek ne. Ai është rajoni i trurit që rregullon temperaturën e brendshme të trupit, duke dërguar sinjale tek gjëndrat e djersës për të prodhuar djersë për të ftohur trupin.
?Temperaturat më të larta, bëjnë që njerëzit të humbasin shumë ujë për shkak të djersitjes së tepërt, që është një mekanizëm kompensues për të ruajtur temperaturën e trupit. Nëse kjo situatë nuk përballohet me hidratimin e duhur, atëherë mund të kemi një gjendje dehidratimi që mund të ndikojë në funksionin e trurit tuaj.
Të gjithë kemi nevojë për lëngje të mjaftueshme që trupi ynë të funksionojë në mënyrë optimale?-thotë Amit Mahajan, neuroradiolog në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Jeilit. Temperaturat e larta janë një problem më shumë për njerëzit me probleme neurologjike, pasi ata mund të mos jenë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit dhe ta tolerojnë aq lehtë të nxehtin sa të tjerët.
Viktoria M.Levit, asistent/profesore e neuropsikologjisë në Universitetin e Kolumbias në SHBA, thotë se ?tek njerëzit që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, një gjendje neurologjike që ndikon në tru, ekspozimi ndaj të nxehtit ka pasoja negative mbi efikasitetin e trurit?.
Qëndroni të freskët dhe të hidratuar
Ndërsa është shqetësuese sesi i nxehti mund të ndikojë shumë në performancën tonë, ekspertët thonë se kjo gjë është vetëm e përkohshme, dhe metoda të ndryshme të freskimit mund të zbusin ndikimet negative.
Për shembull, pirja rregullisht dhe ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë uji është një mënyrë e thjeshtë dhe me kosto efektive për të luftuar vapën. ?Hidratimi ka ndikimet e veta pozitive në funksionin njohës, dhe uji i pijshëm ndihmon procesin e djersitjes, që nga ana e tij çon në një freskim të trupit?-thotë Varshnej.
Përveç studimeve të lartpërmendura, artikuj të tjerë studimorë dokumentojnë se si godinat me sisteme kondicionimi përmirësojnë në mënyrën e duhur kushtet termike, duke e rritur performancën dhe funksionin njohës të studentëve dhe punonjësve të zyrës.
Pirja e ujit, përdorimi i ventilatorëve dhe instalimi i kondicionerit janë që të gjitha ?zgjidhje të shkëlqyera për funksionimin optimal të trupit dhe trurit? thotë Mahajan. Po ashtu mund të jenë efektive edhe mënyra të tjera të thjeshta për ta mbajtur dhomën të freskët, si mbajtja e perdeve që shmangin rrezet e diellit.
Gjithsesi, këto zgjidhje adresojnë përkohësisht vetëm një aspekt të një problemi në rritje: ndryshimit të klimës. Ditët e nxehta po bëhen më të zakonshme dhe valët e të nxehtit ekstrem do të jenë më intensive për shkak të ngrohjes globale, gjë që mund të çojë në shtimin e sëmundjeve që kanë lidhje me të nxehtin.
Megjithëse shumica e ndikimeve nga stresi i të nxehtit janë të përkohshme, vdekja e qelizave si pasojë e goditjes nga i nxehti mund të jetë e përhershme, thotë Varshnej. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të shmangni temperaturat e larta sa më shumë që të jetë e mundur, për të shmangur jo vetëm një rënie të përkohshme të aftësive njohëse, por edhe për të minimizuar efektet e pafavorshme dhe afatgjata të të nxehtit ekstrem./CNA.al
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...