
Gjeopolitika e vaksinave, dhe besueshmëria e dobët e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nga Judith Miller ?The Hill?
Xho Bajden dhe Donald Trump nuk bien dakord mbi shumë gjëra, por të dy kanë deklaruar se lufta në dukje e përjetshme e Amerikës në Afganistan, lufta më e gjatë e kombit tonë, duhet të marrë fund.
Shumica e republikanëve dhe demokratëve, duket se ndajnë tashmë pikëpamjen e tyre se trupat amerikane duhet të largohen nga Afganistani,duke i braktisur afganët në fatin e tyre. Presidenti Bajden deklaroi të enjten e shkuar, në një fjalim apasionant duke mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani para datës 11 shtator:?Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin afgan!?.
?Ndërtimi i kombit?, është bërë me sa duket një fjalë e pistë në leksikun e politikës së jashtme të Amerikës, një koncept i lidhur në mënyrë të pashmangshme me ndërhyrjet katastrofike të Uashingtonit pas sulmeve terroriste të11 shtatorit 2001 në Afganistan dhe Irak dhe para kësaj me ?ndërhyrjet humanitare? në Somali, Haiti, Bosnje, Kosovë dhe Timorin Lindor.
Konservatorët kanë qenë prej kohësh mosbesues ndaj ndërhyrjeve të tilla për hir të të drejtave të njeriut, dhe liberalët janë kundër pushtimeve që synojnë forcimin e sigurisë së SHBA-së. Por Amerika ka kryer shumë ndërhyrje ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Siç vuri në dukje politogu i njohur amerikan Frensis Fukujama në vitin 2004 në revistën ?The Atlantic?, Uashingtoni ka ndërmarrë përafërsisht çdo vit një angazhim të ri për ndërtimin e kombit midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe vitit 2005.
Ndërsa Fukujama argumentoi se Amerika duhet të mësojë se si ta përmirësojë kombin e vet – luftërat e saj në Afganistan dhe Irak duket se i kanë dhënë fund zellit (ose tolerancës) së kombit për ndërhyrje të tilla, ose të paktën përkohësisht.
?Sot nuk ka shumë mbrojtës të tezës së ndërtimit të kombit gjetiu tjetër?-më thotë Riçard A.Klark, ish-këshilltar i lartë i sigurisë kombëtare në administratat republikane dhe demokrate. Ndërsa shumica e administratave do ta kishin pushtuar Afganistanin për të asgjësuar Osama bin Laden dhe Al Kaedën pas sulmeve të 11 shtatorit, një seri presidentësh ?u joshën nga përpjekja për ta bërë Afganistanin të dukej si Konteja Montgomeri?-thotë ai. Ndërtimi i kombeve është kaq shumë joshës si ide pasi ?ne jemi amerikanë?, shton ai, dhe ?amerikanët priren të mendojnë se për çdo problem ka një zgjidhje, nëse përpiqemi më shumë, shpenzojmë më shumë, dhe veprojmë më me zgjuarsi?.
Dov Zakeim, ish-zyrtar i lartë i mbrojtjes në administratat Regan dhe Bush, thotë se e kuptoi 2 dekada më parë se ndërtimi i kombeve i çonte rrallë përpara interesat e sigurisë kombëtare amerikane. ?Thjesht kjo tezë nuk funksionon për ne?- thotë ai në librin e tij të vitit 2011 ?Si e keq-menaxhoi administrata Bush rindërtimin e Afganistanit?.
Ndoshta britanikët kanë qenë më të aftë në këtë aspekt, duke pasur parasysh përvojën e tyre të gjatë koloniale, mendon Zakeim. Por ndryshe nga britanikët, në zyrat koloniale të të cilëve kishte njerëz që ia kushtuan jetën e tyre kuptimit dhe manipulimit të njerëzve lokalë ?amerikanët nuk kanë ndjeshmërinë kulturore për të vepruar në këtë mënyrë.
?Ju merrni një rekrut të ushtrisë nga Kansasi dhe e dërgoni direkt në Mazar Al-Sharif. E çfarë prisni që të ndodhë??-thotë ai. Ende i tunduar nga misione të tilla, Zakeim mendon se ndërtimi i kombit mund të kishte funksionuar në Afganistan, nëse presidenti Bush nuk do të ?shpërqendrohej? nga pushtimi i Irakut në vitin 2003, dhe ?sikur të mos transferoheshin burimet nga Afganistani në Irak?.
Nga fundi i vitit 2003, thotë ai, 2 milion afganë ishin rikthyer në vend, po rihapeshin bizneset e vogla dhe shkollat ??për vajzat, po lulëzonte media e lirë dhe organizata joqeveritare,dhe Talibanët ishin zhdukur nga qarkullimi.
Por më pas vëmendja dhe burimet materiale të SHBA-së u zhvendosën në Irak, gjë që pati pasoja katastrofike për Afganistanin. ?Problemiqëndron tek fakti që ne amerikanët shpërqendrohemi kaq lehtë?-thotë Zakeim. Në fjalimin e të enjtes, Bajden argumentoi se historia e paralajmëronte pashmangshmërinë e dështimit në Afganistan.
?Asnjë komb nuk ka e unifikuar dot Afganistanin. As britanikët dhe as sovjetikët, nuk patën sukses në stabilizimin e vendit. Unë nuk kam ndërmend të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa pasur ndonjë pritshmëri të arsyeshme,se do të arrij ndonjë rezultat tjetër?-deklaroi presidenti amerikan.
Por ekziston një ndryshim midis heqjes dorë nga ëndrra ndoshta e pamundur e ndërtimit të një Afganistani të lirë, të pavarur dhe të qëndrueshëm – duke pasur parasysh shekujt e urrejtjes fisnore, fetare dhe etnike – dhe sakrifikimit të lirisë ekonomike dhe të drejtave të njeriut që u nxitën nga 20 vitet e pranisë së Amerikës në atë vend.
Nëse Amerika ka arritur në përfundimin se ndërtimi i kombit afgan, është përtej aftësive të saj, ndaj nuk është një veprim i mençur të qëndrosh për një kohë të pacaktuar aty dhe të shpenzosh burime të mëdha njerëzore dhe ekonomike, ajo duhet të kishte mësuar – por me sa duket nuk e ka bërë këtë?se mungesa e një strategjie koherente për atë që do të ndodhë më pas në Afganistan, jo vetëm që e minon besueshmërinë e SHBA-së jashtë vendit, por me gjasë mund të rrezikojë sigurinë në vend.
Bajden po ikën nga Afganistani pa e adresuar atë problem thelbësor, më thotë Frenk Uizner ish-ambasador dhe një vëzhgues i afërt i rajonit. Sipas tij, SHBA-ja po largohet pa pasur aftësi të inteligjencës ushtarake, që t?i japin mundësi Amerikës të ndihmojë në mbrojtjen e forcave afgane, apo duke kryer operacione të mbikëqyrjes dhe antiterrorizmit në pjesën më të madhe të vendit.
Në fjalën e tij, Bajden tha se Kabuli, kryeqyteti Afganistan, nuk do të bëhej si Saigoni i vitit 1975 kur kontrollin e morën vietnamezo-veriorët Por si ka planifikuar ai të mbrojë 18.000 afganët që kanë punuar me forcat amerikane si përkthyes, shoferë dhe ndihmës (apo 58.000- 75.000 anëtarë të familjes së tyre) që rrezikojnë të vriten nga Talibanët pas tërheqjes së SHBA-së?
Për më tepër, numri i afganëve që kërkojnë një mbrojtje të tillë ka të ngjarë të rritet, paralajmëron Uizner, që luajti një rol kryesor në evakuimin e aleatëve të Vietnamit të Jugut. Ndërsa Uashingtoni e vlerësoi në fillim në 150.000 numrin e vietnamezo-jugorëve që kishin nevojë për ndihmë, numri u rrit në afro 1 milion brenda një dekade.
Talibanët kanë reaguar që tani ndaj mungesës së dukshme të një strategjie gjithëpërfshirëse të SHBA-së për atë që do të ndodhë më pas. Sapo Bajden njoftoi tërheqjen e pakushtëzuar të Amerikës nga Afganistani në muajin prill, Talibanët nisën të shkelnin marrëveshjen që nënshkroi më ta administrata Trump gjatë vitit 2020, duke filluar një ofensivë masive kundër forcave afgane, si në fshatra ashtu edhe qytete.
Gjatë 2 muajve të fundit, Talibanët kanë marrë nën kontroll të paktën 150 nga 421 qarqet e vendit. Leksioni kryesor i ?luftës së përhershme? është se Bajden mund – dhe duhej – të kishte bërë shumë më herët për të mbrojtur jo vetëm afganët që punuan me amerikanët, por edhe qeverinë afgane dhe forcat e ngarkuara për mbrojtjen e 38 milion njerëzve të këtij vendi.
Ai duhet të kishte gjetur mënyra për t?u siguruar që SHBA-ja të ishte në gjendje të përdorte fuqinë e saj ajrore në mënyrë efektive nga shtetet fqinje, për të mbështetur njësitë e ushtrisë afgane. Deri më tani ka pak shenja që ekziston një strategji e tillë e përgjithshme politike, apo të ekzistojnë plane dhe aftësi specifike.
Nuk mund të ketë mënyrë të mirë për t?u tërhequr nga një luftë. Por ekziston një mënyrë e gabuar për ta bërë këtë, nëse ajo ka të ngjarë të rezultojë në një fiasko ushtarake, kolaps politik dhe prishje të ndikimit dhe besueshmërisë amerikane brenda dhe jashtë vendit. Duke iu përmbajtur kalendarit të tërheqjes të drejtuar politikisht nga Trump, Bajden rrezikon pikërisht këtë të fundit./CNA.al
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...