LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam një hall, më tradhëton gruaja”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

21 Gusht 2020, 08:14, Satire Politike CNA
“Kam një hall, më tradhëton gruaja”/ Mitro

Nga Mitro Çela

* NARCISTE

U ulëm ballë për ballë.

– Si të quajnë?

– Anonim. Kam një hall. Më tradhëton gruaja!

– Nuk je as i pari e as i fundit. Tradhëtija o shkon në gjykatë për divorc, ose mbetet anonime. Nuk është problem për Fiks Fare…

Dy javë më vonë anonimi erdhi përsëri.

– Më quajnë Zef. Jam nga Laçi. Jam mësues.

– Për kë dyshon? Ku të tradhëton?

– Në Laç ka katër motele. Han me dy porta për prostituta. Aty mund të shkojë edhe gruaja ime. Dyshoj për katër burra. Në letër ke emrat dhe telefonat. Po të lë edhe telefonin tim.

Pas dy ditësh një gazetar shkoi në Laç. Informacioni për motelet doli skarco.

Kaluan disa muaj. Një ditë më ftoi për kafe. Jemi bërë miq.

– Çdo gazetar, kur dëgjon historinë tënde, të merr për të marrë?

– E di. Ndaj flas vetëm me ty. Kur një njeri martohet dy herë me një grua, do ta ketë një dërrasë mangut. Unë jam i marrë, i kalibrit tënd.

– Kam ca pyetje, si mik.- I thashë.

-Sa pranvere je? Po gruaja?

– Unë 57. Ajo 51.
– Ku ha?

– Në shtëpi. Me gruan dhe djemtë.

– Me gruan fle?
– Po!

– Bën seks me gruan?

– Herë pas here.

– Pse të ha krimbi?

– Katë vite më pare, u nisa për në punë. Kisha harruar telefonin. U ktheva. Hapa derën. U futa në dhomën e gjumit. Zgurdullova sytë.

-Gruaja lakuriq para pasqyrës. Fërkonte gjoksin. Ledhatonte zogun. Mbyllte sytë nga kënaqësia.

– Kjo është tradhëti për ty?

– Shkak për tradhëti. Kjo skenë më bindi që gruaja ime është narciste. Ka rënë në sevda me trupin e saj. Kjo do të thotë se ka oreks seksual.

– Do ta telendisësh me anë të ?Fiksit??

– Jo. Ruajna Zot! Nuk dua emision. Dua vetëm t?i tregoj gruas që më tradhëton.

– Do t?i kërkosh divorc?

– Jo… Dua të shërohem nga fiksimi. Po bëhem psikopat.

Lajmet e fundit nga