LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zonja Kim humbi diplomacinë, Bashën e ka vetëm “frymëzim” për batuta”/ Mitro Çela krenar për Ramën?

1 Gusht 2020, 10:02, Satire Politike CNA
“Zonja Kim humbi diplomacinë, Bashën e ka vetëm

Nga Mitro Çela

* KRENAR PËR RAMËN?!

Qerret. Po rrija në odanë time. Vapë. Më shumë stres. Hapa televizionin. Në ekran Rama:

…?Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë…?

Uaa! Mu freskus odaja! Një ?afsh? krenarie më mbushi mushkëritë.U arratis stresi. Për herë të parë i thashë Ezmerkës:

-Jam krenar që jam shqiptar?!

-Nga të erdhi muza?!

-Nga kryeministri im! Flet si profet! Si burrë shteti! Ne kemi fituar lirinë këtu e 30 vite më parë. Por na kishte bërë memec autoçensura?! ?Këmbë e duar? në pranga! Rama na i zgjidhi! Dhe ku? Në parlament! Foli thjeshtë. Bukur. Saktë. Si asnjëherë. Pa metafora. Pa batuta?

-Ky është kryeministri që na duhet edhe për 20 vjet?! I ka numërat për të ndryshar kushtetutën. Si Erdogan. Si Putin. Si presidenti i Kinës…

-E mo! -Tha Ezmerka.- Nuk është i pari që këndon këtë melodi?!Me këtë fjalor-anti amerikan- kanë folur në parlament edhe dy burra të tjerë shteti.

1. Bashkim Gazidede në vitin 1997 tha: ?Trazirat në Shqipëri i gatojë CIA.?

2. Blerim Çela po atë vit, fajësoi amerikanët për piramidat?!

-Krahason Ramën me këta dy demokratë?Ata mbajtën llogje në kohë lufte. Në luftë deputetët flasin përçart.

-Rama është tjetër soj. Nuk duron kur dikush i shkel dinjitetin e shqiptarit. Ai nga guximi dhe dashuria për atdheun mëmë, mund të krahësohet me Skënderbeun?!

-Dhe kur e nxorri ?pallën?? Tani që i duhet më shumë Brukseli, Amerika, Berlini.

-Çou! Vishu. Bëj gati makinën. Do shkojmë në Tiranë.

-Do regjistrohem anëtar i Partisë Socialiste! Kam biografi të bukur, komunist si babai i kryeministrit?

-Avash! Avash se më mallëngjeve. -Tha Ezmerka.-Nuk ka PS. Rama këtu e 10 vite më parë ka regjistruar ?Rilindjen?. Regjistrimet i bën on-linë. Por Rama i do anëtarët të rinj. Çupat-seksi. Djemtë dylberë?!

-Ashtu! Na bëj një kafe, për ta shijuar nacionalizmin që më mbolli në shpirt kryeministri im?!

-Kush e ndjeu më shumë shumë ?kamzhikun? e Ramës?-Moj Ezmerkë?!

-Zonja Kim! U hutua. U trullos. U fandakos. U thartua. U zëmërua. U arratis. U syrgjynos për të gjetur derman në zyrën e Lulëzim Bashës!?

Hapu dhe të futem? Përpara guximit të Ramës-Zonja Kim humbi dinjitetin? Humbi diplomacinë. Në vend që të thurte dy gisht letër për Tramp, u zvarrit tek Basha!

-Por Rama ynë, moj e bukura Kim, nuk pyeste nga Kristaq Rama që i ka bërë kokën! Bashën e ka vetëm ?frymëzim? për batuta?!

Lajmet e fundit nga