Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Konsullin e nderit të Meksikës në Shqipëri e marrin shumë rrallë në telefon nga Ministria e Punëve të Jashtme në Meksiko, e shumta e kontaktojnë nga ambasada meksikane në Romë. Kështu që kur e mori një nga këshilltarët e Ministrit të Jashtëm meksikan dhe i tha se do t? i telefonte zëvendësministri, Konsulli u gëzua shumë. Thirri përkthyesin e tij të spanjishtes, një servil i madh, i cili i tha:
-Mos kanë ndërmend të të bëjnë ambasador nderi, shef!
As ai, as konsulli nuk e dinin se nuk ka ambasadorë nderi.
-Unë nuk u kam kërkuar gjë,- tha konsulli.- Të falenderoj që ma kujtove. Edhe nëse nuk më kërkojnë për këtë, do t? ua them vetë.
U dëgjua zilja e telefonit dhe konsulli e shtypi butonin e amplifikuesit të zërit që të dëgjohej në zyrë. Zëvendësministri ishte aq i nervozuar saqë lëshoi një batare fjalësh të ashpra në spanjisht që para se të përshëndeteshin. Konsulli që nuk kuptoi gjë përveç disa fjalëve fyese që i kishte mësuar nga zhargoni i futbollistëve latinoamerikanë, i bënte shenjë me duar dhe me këmbë përkthyesit. Zëvendësministri meksikan kujtoi se ishte ai konsulli dhe i tha:
-Senjor, çështja është shumë serioze, biseda konfidenciale, prandaj ju lutem ta largoni atë zotërinë e çuditshëm nga zyra.
-Është konsulli vetë, shkëlqesi,- tha përkthyesi i tmerruar, -unë jam vetëm përkthyesi i tij.
-Ashtu, atëherë thuajini shefit tuaj se Meksika është një shtet i madh dinjitoz dhe nuk lejon që të tallen me të, aq më tepër njerëz nga vende që nuk i gjen dot në hartën e botës.-Tha Zëvendësministri.
Kur konsulli dëgjoi përkthimin në shqip, u trondit aq shumë sa nisi të fliste turqisht me zemërim:
-Unë ju kam thënë që në fillim kur më pyetët nëse ke ndonjë problem, se burgun në Turqi e kam bërë me tjetër mbiemër, atë ?Pasmaçiu?, më thatë se nuk ka problem sa kohë që nuk zbulohet publikisht, dhe bakshishin e pagova sa më kërkuan. Për të gjithë ?turistët? që kam nisur në Meksikë me destinacion SHBA, kam paguar detyrimet. Çfarë doni tani nga unë?
Përkthyesi i thoshte në shqip se nuk kuptonte, ndërsa zëvendësministri pyeste në spanjisht se çfarë po ndodhte. U desh ca kohë sa të vendosej rregull në këtë bisedë, dhe zëvendësministri tha:
Zoti konsull, kemi një problem tjetër, në televizionin tuaj është sharë Meksika duke u quajtur shtet i degjeneruar. Ne nuk mund të lejojmë senjor, që në median në pronësi të një diplomati nderi meksikan të shahet Meksika. Konsull nderi është një post që ka si detyrim edhe mbrojtjen e nderit të Meksikës.
-Ju kanë gënjyer shkëlqesi, -tha konsulli, – nderin e Meksikës unë e kam si nderin tim. Dhe kur e dëgjoni këtë, kini parasysh që po flisni me një njeri që e ka mbrojtur nderin në burgjet turke. Nuk e keni idenë shkëlqesi sa e vështirë është ta mbrojë nderin në burg një djalë i ri që e ka mbiemrin ?Pasmaçiu?. Shumë turq kanë origjinë shqiptare dhe dinë shqip. Ditën e parë në burg disa prej tyre që ishin me origjinë nga Kosova, kur mësuan se isha shqiptar m? u afruan dhe më pyetën si quhem. Ata nuk e thonë dot ?ç?-në kështu që mbiemrin tim e shqiptonin ?Pasmaqiu?. Në shqip mbiemri im me ?q?ka një kuptim seksual. Kjo gjë më solli shumë probleme.
-Çfarë dreqin po thoni, senjor? ?Pyeti zëvendësministri.
Desha t? u tregoj se sa peshon fjala ime kur iu them se nderi i Meksikës për mua vlen sa nderi im, -tha Konsulli.
-Senjor, dikush nga Shqipëria ka dërguar një video në median meksikane dhe në Ministrinë e Jashtme, ku është një ish-ministër shqiptar, por që është politikan i një partie të rëndësishme të qeverisë, i cili shan Meksikën si shtet të degjeneruar nga droga dhe gazetarja që e interviston nuk reagon. Është e palejueshme që Meksika të shahet kështu në televizionin që ka pronar konsullin e nderit të Meksikës. Mediat meksikane po bëjnë kërkime për të zbuluar nëse lajmi është i vërtetë dhe pastaj mund të rezultojë në një skandal të madh këtu në Meksikë. Ministri i Punëve të Jashtme mund të japë dorëheqjen për arsye se ka një konsull nderi si ju.
-A mund të ma dërgoni videon shkëlqesi. ? I tha Konsulli zyrtarit të lartë meksikan.
Ky ia mbylli telefonin pa e përshëndetur dhe pas konsullit i erdhi videoja.
-Hape, – i tha konsulli përkthyesit, -se mua më dridhen duart si atë ditë kur dëgjova vendimin e dënimit nga gjykata turke.
-Konsulli e hapi videon. Ishte një intervistë në Ylli Manjanit në emisionin ?Ora e intervistës? dhënë para disa ditëve. Manjani, si të mos i mjaftonte që e krahasoi Shqipërinë me Kolumbinë, i iu turr edhe Meksikës si shembull i keq.
-Maskarai, legeni, -tha Konsulli, – i kam hapur ekranin të flasë si të dojë dhe ja ç? më bëri.
Konsulli i telefonoi Ilir Metës:
-O vëlla, po përse m? i bëni këto, unë me bukë dhe ju me gurë!
-Si është puna o vëlla, prapë përrallat e Dritan Priftit dëgjon ti, në zyrë e ke, bëji të fala.
-Jo mor komandant, çfarë thua, ka tre muaj që nuk e kam parë. Po shikoje këtë videon që po të nis, aman, e shkurtër është, dy minuta, por është bombë e shkuar bombës.
-Çfarë skandali është, me seks apo me rryshfet.
-Më mirë të ishte ashtu vëlla, por është më keq.
-Çfarë është më keq, -tha Meta,- më bëre kurioz.
Pas pak Meta i tha në telefon:
-O flori, por ti kujton se unë nuk kam punë të tjera që të rri të shikoj intervistat e Ylli Manjanit?
-E di komandant që ke punë, por kush do të më sqarojë mua se përse këta të tutë ma kthejnë me gurë kur unë u jap bukë në televizionin tim?
-Nuk të kuptoj, vëlla.- I tha Meta.
-Ky gomari ka sharë Meksikën në televizionin tim dhe dikush e ka shpërndarë videon në Meksikë duke thënë se në Shqipëri fyhet Meksika në televizionin e konsullit të nderit të Meksikës.
-I bën Endri Fuga këto, – i tha Meta, -është mjeshtër ai, të kisha unë një si ai, vetëm ai më mungon.
-Dëgjo komandant, – tha Konsulli, -siç po më mëson ai atasheu meksikan në Romë, me të cilin i kam pazaret unë, më duhet të të bëj ty një notë proteste, domethënë konsullata meksikane në Tiranë proteston ndaj LSI-së për sjelljen e Manjanit dhe ju do të na kërkoni falje me një letër. Unë do ta bëj lajm këtë por nuk do të transmetohet në tv, do ta bëjmë vetëm video dhe do ta dërgojmë në Meksikë, sikur ka dalë në edicionin e lajmeve.
-Bëj si të duash, -tha Meta, – unë nuk firmos gjë.
-Bëjmë ne një firmë kot, – tha Konsulli.
-Tani vëlla nise të më kërkosh edhe të drejtën e firmës në emrin tim. Më mirë e bëjmë kështu. Meksikanët nuk e dinë se kush është zëdhënësi i LSI-së. Po të dërgoj mikun tënd të vjetër Qylgjerin që ta bëni videon në studion e televizionit, sikur kërkon falje në emër të partisë, si zëdhënësi i saj. Gjeji dhe një kollaro me ngjyrat e flamurit meksikan.
-Mirë o komandant, por atë gomarin tjetër nuk e pranoj më në televizionin tim pa u betuar që nuk do ta përmendë fjalën ?Meksikë?. Sikur pak shtete ka që mund t? i marrë ai shembull për keq, për drogën? Meksikanët janë shumë të ndjeshëm për nderin e shtetit të tyre. Nuk dihet ç? pret nga ata kur fyhen. Ku e di unë se nuk më hedhin hekurat kur të shkoj në Meksikë për ndonjë gjë që mendojnë se kam bërë. Kam moshë unë tani për të provuar burgjet meksikane pas atyre turke?
-Do ta porosit edhe unë vëlla, mos ki merak, – i tha Meta, por më kupto, nuk gjej dot tjetër si ai për atë punë që bën ai.
Pas kësaj konsulli e kërkoi përsëri në telefon këshilltarin e Ministrisë së Jashtme meksikane, me të cilin kishte folur në fillim dhe pasi i tregoi masat që kishte marrë, i tha se donte t? ia raportonte zëvendësministrit.
-Më mirë poi a them unë, ti mos folë më me të,- i tha këshilltari.
-Kam edhe një kërkesë, -tha konsulli, – a nuk do jetë më mirë për dinjitetin dhe nderin e shtetit të Meksikës në Shqipëri që unë të jem jo konsull nderi, por ambasador nderi?
Këshilltari mbeti disa caste pa fjalë, pastaj ia plasi të qeshurit, dhe më në fund tha:
-Po, tamam, ambasador nderi! Adios senjor!
Këshilltari i tregoi ministrit të jashtëm meksikan me humor për kërkesën e konsullit në Shqipëri, dhe ministri qeshi me të madhe, pastaj si u mendua pak, tha:
-Thuaji të bëjë një kërkesë me shkrim. Kështu që sido të shkojë kjo histori, e kemi si dokument për të thënë se ja cfarë na ka lënë në derë qeveria e kaluar. Kështu nuk na shajnë dot.
Dërguar për botim nga Kastriot MYFTARAJ
Lulzim Basha ka shpallur së fundi qeverinë e tij hije. Pra, ...
Lulzim Basha i Republikës së re deklaroi më në fund se pas t...
Klasa jonë politike, vijon të bëhet objekt humori dhe ironie...
-5 maj 2020-1. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, n...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon t’i qëndrojë...
Nuk mund të ishte ndryshe, duhej edhe një symbol i tillë. Nd...
Po huazojmë një shprehje të përdorur nga këngëtari Luiz Ejll...
Një e papritur ka ndodhur menjëherë sapo Presideni Iir Meta ...
Një tërmet ka goditur Korçën mëngjesin e sotëm, me epiqendër...
Një pandemi e padëgjuar më parë ka kapur gjithë botën. Në Sh...
Nga Armir Shkurti* Më ra telefoni tani në mëngjes. – Armir s...
Situata nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të mbyllen në ...
Nga Mitro Çela* Kronikë nga koronaArgjërim ( Ramazan -Kreshë...
Filipi, ne djemëve mbi -70 vjeçarë, mua dhe Koço Devolen,-na...
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e...
Klintoni ka dalë nëpër Tiranë, madje ka improvizuar një konf...
Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot një manifestim, sipas ti...
Në orët e para të mëngjeist të sotëm është vënë në pranga pr...
Pasi humbën shpresat tek gjykata për të bllokuar shkarkimin ...
Nga Armir ShkurtiTakohen në Wuhan të Kinës dy coronavirusë –...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...