Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e...
Filipi, ne djemëve mbi -70 vjeçarë, mua dhe Koço Devolen,-na futi në karantinë.
14 ditë brenda. U mësova.
Në orën 9 ulem tek këndi im. Lexoj dhe shkruaj. ( Unë shkruaj në celular).
Nga dritarja shoh një copë qiell dhe 400 metra katror rrugicë.
Pak ?punë? për sytë.
Vëndin e shikimit e ka zëne fantazia dhe celulari. Ta provojmë?
Karshi dritares një qershi. Mbushur me lule: rozë.
Marlise tha:
-Qershija më kujton Japoninë!(Ka bërë masterin në Hiroshima.)
-Mua më kujton novelën ?Lulet e mollës.?-Tha Ezmerka-Kur e braktisi i dashuri, Megi vari veten në degë! E lexoja duke qarë.
Po mua?
Bëra prapa në vite dhe në kohë.
Isha 12 vjeç. Jetoja në Mbrezhan. Fshat në Përmet. Në kopësht kishim një qershi.
-Quhet stambollite,- thoshte mamaja.- Fidani ka ardhur nga Stambolli.
Bënte ca kokra të mëdha. Të kuqe.
Kur koqet rralloheshin, donte guxim t?i kapje. Një ditë u ngjita në majë. Kapa dy kokrra. Kërciti dega. Një kollotuma.. .dhe rashë në tokë. Një moment nuk lëviza.
-Mama ra djali.-Tha Leonora, motra.-
-Korba djali,-u dëgjua klithma e mamasë…
Nderkohë unë u ngrita në këmbë.
-Krisht e Shën Mëri!-Ma shpëtove djalin!
Mamaja kishte kaluar një tragjedi. 14 vjet në parë i ishin vrarë me bombë dy djem në një ditë.
Ra telefoni. …Alo…Ishte Koço Devole:
-Si po kalon, mo bir? Pyeta unë.
-Brënda. Shkruaj dhe kam nisur të bëj karikatura. Laj shtëpinë dy – tre herë në ditë. Laj rrobat dhe i nder me nge në ballkon, pasi të njejtën gjë bëjnë dhe nja dy zonja që tani po i njoh. Dal unë, dalin dhe ato. Bëjmë muhabet duke pirë kafe secili në ballkonin e vet. Fërkohemi nga larg. Dashuri në kohën e koronës…
-Koço! Dua të qaj një hall me ty. Dje qërova një vezë. Në pjatë kisha mbajtur lëvozhgat. Koqe venë e kisha hedhur në koshin e plehrave. Mund të quhet hutim?! Por e përsërita me bananen. E zhvesha dhe e hodha tek plehrat. Në dorë mbaja lëkurën. Ta kem të keqen nga karantina apo nga pleqëria?!
-Pleqëria, mo?! Ç?ne! Ti për punë seksi je adoleshent!
-Më lehtësove Koço?!
Lashë telefonin. Hodha vështrimin jashtë. Karshi një peizash surealist. Në fillim një banesë . Në katin e parë një parukeri. Një market. Një butik. Në katin e dytë banojnë dy vëllezër nga Bushati.
Në krah një ndërtesë një katëshe. Banon një balerin. Punon në Tv Klan. Ka hapur një bisnes: joga për gra . Aty bën joga edhe Ezmerka. Prapa një copë nga kapanonet e ish Gardës. Banon një familje nga Tropoja. Ngjitur një ndërtesë me tre kate. Ngjitur një tjetër me katër kate. Në vazhdim një tip kulle me 6 kate. Me tej një dy katëshe. Përballë një shtëpi katër katëshe. Banojnë ish oficerë madhorë të Gardës.
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e...
Klintoni ka dalë nëpër Tiranë, madje ka improvizuar një konf...
Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot një manifestim, sipas ti...
Në orët e para të mëngjeist të sotëm është vënë në pranga pr...
Pasi humbën shpresat tek gjykata për të bllokuar shkarkimin ...
Nga Armir ShkurtiTakohen në Wuhan të Kinës dy coronavirusë –...
Prej disa vitesh telenovelat turke janë shumë të preferuara ...
* Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” m...
Ka nja një vit që djali i Hajdarit i përsërit të atit: “Bash...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vërtetë që na ka s...
Kërcen prifti nga belaja thotë populli… Dje dëgjova një hist...
U ula për kafe te “Tajvani” me tre biznesmenë. U afrua një m...
Një ditë më parë, ashtu sikurse kishte paralajmëruar, gazeta...
Disa ditë më parë në redaksi erdhi një telegram. E dërgonte ...
Rrjetet sociale kanë shpërthyer ndaj kreut të PD –së Lulzim ...
Një grup gazetarësh e shpallën librin “Misioni i Unazës”, si...
Në prag të vitit të ri, CNA.al, me një grup gazetarësh, duke...
Një seri tërmetesh janë regjistruar gjatë ditës së djeshme d...
Mitro Çela njihet për ironinë e tij therëse. Së fundi në një...
Ndë Korçë figura më e ndritur për mua, pas Themistokli Gërme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...