Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës së re
Lulzim Basha i Republikës së re deklaroi më në fund se pas t...
Lulzim Basha ka shpallur së fundi qeverinë e tij hije. Pra, në daljet e tij publike ka thënë se rrotacioni është i garantuar dhe se ai do jetë nesër kryeministër, ç?ka i duhet që ai të ketë edhe kabinetin e tij.
Duke parë kryesinë, njerëzit e tij publikë, po ashtu edhe aleatët, u konfigurua edhe qeveria hije, që mund të kishte Basha, por kjo duket se ka sjellë përplasje të forta në Republikën e re.
Dje ne raportuam se qeveria ishte kontestuar, shumë zëra kishin dalë kundër dhe disa e kishin marrë me të qeshur e disa e kishin marrë edhe seriozisht.
Por, pas verifikimeve që bëmë, ne mësuam se Lulzim Basha po bën sërish ndryshime në qeverinë e tij. Ai listat i ndryshon ditë pas dite, për të parë se kush do jenë mënyrat më të mira për ta sjellë atë në pushtet, me elitën që ai ka nga pas.
Emrat e mbajtur rezervë nga ai janë Arben Kashahu, i cili është Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, por me shumë gjasa ai do të jetë personaliteti i ardhshëm i Lulzim Bashës që do të marrë Ministrinë e Jashtme.
Endri Hasa bie nga kjo detyrë dhe ai shpreson të jetë zv.kryeministër dhe ministër për Teknologjinë.
Nga ana tjetër, pas përplasjeve të shumta mësohet se një post të rëndësishëm mund të marrë edhe Alfred Rushaj, i cili nga drejtues i Bordit Financiar, pritet të bëhet ministër i Shtetit për Diasporën.
Elisa Spiropalin në marrëdhëniet me parlamentin, mund ta zëvëndësojë një figurë tjetër e rëndësishme e kryesisë së PD-së, siç është Izmira Ulqinaku.
Grida Duma vazhdon të ruajë pozicionin e saj si ministre e Brendshme.
Ndërkohë, emri i Klevis Balliut ka kaluar nga Mbrojtja tek Kultura. Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes pritet të shkojë një emër tjetër i rëndësishëm siç është Dhurata Cupi.
Ivi Kaso, i cili ishte zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Biznesin, pritet që të maarrë një tjetër detyrë. Ai mund të jetë ministër për Rindërtimin, duke zëvëndësuar kështu Flamur Nokën, i cili ka refuzuar detyrën e dhënë për të zëvëndësuar Arben Ahmetajn dhe ndërkohë që do të zëvëndësojë Sandër Lleshajn ose Olta Xhaçkën.
Por, gjithësesi Mul Noka mund të jetë një emër i rëndësishëm që mund të zëvëndësojë ministren e Arsimit, Zonjën Besa Shahini.
Nga ana tjetër Ervin Salianji nuk do të jetë pjesë e qeverisë, pasi Luli nuk ka pranuar parimin e dy vetave nga e njëjta familje. Kështu në vendin e tij tek Mjedisi, pritet të shkojë një emër tjetër i rëndësishëm, siç është ai i Enno Bozdos.
Qeveria duket se do të ketë probleme dhe përplasjet kanë filluar.
Pas përmendjes së emrave të shumtë të cilët mund të jenë në qeveri, duket se kanë filluar të hapen orekset edhe të personazheve të tjera të Republikës së re.
Oriola Pampuri e shikon veten jo shumë të vlerësuar në qeverinë e Lulzim Bashës në atë çka ajo po jep dhe kërkon me çdo kusht të jetë zv.kryeministre dhe ministre e Shëndetësisë, duke lënë jashtë qeverisë Desada Metajn.
Nga ana tjetër një kandidate që mund të jetë pjesë e kabinetit, është edhe Odeta. Kjo e njohur si personazhi ?Odeta e kunatit?, kërkon me çdo kusht të ketë minimum një post, ndoshta nënkryetare Kuvendi, pasi në zgjedhjet e ardhshme emrin në listën për deputete, duket se e ka të sigurtë.
Më tej përplasjet po vazhdojnë edhe me aleatët, ku ashtu siç raportuam dje, disa personazhe kërkojnë poste të rëndësishme.
Dashamir Shehi kërkon të jetë zv.kryeministër me çdo kusht, por edhe Agron Duka nuk ngelet pa gjë.
Fatmir Mediu kërkon të marrë Ministrinë e Pushtetit Vendor, ku Lulzim Basha ka menduar Edmond Spahon, por nënkryetari i PD-së, së bashku me Edi Palokën, janë dhe pretendentë për kryetar Kuvendi, post të cilin kërkon ta mbajë vetë Vangjel Dule.
Nard Ndoka i cili ishte tek Arsimi, me shumë gjasa mund të jetë një ministër i Jashtëm dhe të zëvëndësohet me Flamur Nokën, i cili ishte tek Ministria për Rindërtimin.
Gjithësesi ata do të jenë pjesë e rëndësishme e kabinetit të Lulzim Bashës.
Nga ana tjetër mësohet se do të ketë edhe lëvizje të tjera që do të vijnë si pasojë e listës së kaandidatëve për deputetë.
Duke përcaktuar ministritë, Lulzim Basha është duke shtuar numrin e tyre. Nga reth 15 apo 16 aktuale, Lulzim Basha pritet t?i çojë ato në rreth 20 apo 22 ministri dhe pritet të ketë rreth 50 zv.ministra. Kështu mund të kënaqë edhe orekset e LSI-së.
Tani me këtë konfigurim të ri, qeveria hije e Lulzim Bashës pritet që të bëhet gati për të marrë pushtetin.
Ka edhe të tjerë personalitete brenda PD-së, që pretendojnë të jenë pjesë e kabinetit të Lulit. Por, duke parë këtë elitë dhe këta personazhe të rëndësishëm të botës intelektuale akademike, ekonomike dhe politike, pjesa tjetër stepet dhe nuk po kërkojnë asgjë hë për hë. Dhe janë gati duke pritur listat e kandidatëve për deputetë që Lulzim Basha do të përgatisë.
Por, CNA.al këtë do ta raportojë në ditët në vijim. Ne jemi duke u përpjekur për të zbuluar listën e mundshme të kandidatëve për deputetë të Republikës së re./ CNA.al
Plas në Republikën e re/ ?Luftë? pas shpalljes së qeverisë hije
Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës së re
Lulzim Basha i Republikës së re deklaroi më në fund se pas t...
Klasa jonë politike, vijon të bëhet objekt humori dhe ironie...
-5 maj 2020-1. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, n...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon t’i qëndrojë...
Nuk mund të ishte ndryshe, duhej edhe një symbol i tillë. Nd...
Po huazojmë një shprehje të përdorur nga këngëtari Luiz Ejll...
Një e papritur ka ndodhur menjëherë sapo Presideni Iir Meta ...
Një tërmet ka goditur Korçën mëngjesin e sotëm, me epiqendër...
Një pandemi e padëgjuar më parë ka kapur gjithë botën. Në Sh...
Nga Armir Shkurti* Më ra telefoni tani në mëngjes. – Armir s...
Situata nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të mbyllen në ...
Nga Mitro Çela* Kronikë nga koronaArgjërim ( Ramazan -Kreshë...
Filipi, ne djemëve mbi -70 vjeçarë, mua dhe Koço Devolen,-na...
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e...
Klintoni ka dalë nëpër Tiranë, madje ka improvizuar një konf...
Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot një manifestim, sipas ti...
Në orët e para të mëngjeist të sotëm është vënë në pranga pr...
Pasi humbën shpresat tek gjykata për të bllokuar shkarkimin ...
Nga Armir ShkurtiTakohen në Wuhan të Kinës dy coronavirusë –...
Prej disa vitesh telenovelat turke janë shumë të preferuara ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...