LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në Republikën e re/ “Luftë” pas shpalljes së qeverisë hije

13 Maj 2020, 10:30, Politikë CNA

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha shpesh herë ka treguar me fakte se ai gjërat i parapërgatit. Ashtu ishte lista e 2017. Kështu kanë qënë të gjitha aksionet politike që ai ka marrë, edhe pse ka dështuar. Dhe tregonte se vendimet i mori shumë kohë më përpara. Më pas shkonte në aksionin e tij, qoftë ky dhe i dështuar, me apo pa plan.

Kështu ka vepruar edhe për qeverinë hije, të cilën e mendon shpesh, e shënon, në tavolina thotë emra për të krijuar diversion, për të thënë që nesër do të jenë në kabinet të tij, në krah të tij.

Dje, CNA.al publikoi një listë të një qeverie të mundshme të Lulzim Bashës, e cila ishte e përbërë nga besnikët e tij. (Lexo këtu)

Ndoshta në atë listë ministrash mungojnë disa emra, por ka vende plot. Mungojnë edhe aleatët.

E ndërsa njerëzve iu ka rënë në sy mungesa e disa emrave, brenda Republikës së re ka plasur sherri. Dikush e ka marrë më shumë seriozisht se ç?duhet. Dikush tjetër ka filluar të qeshë, dikush tjetër ka kuptuar se ku ka katandisur opozita, cilët janë personazhet e saj, dhe cilat mund të jenë nesër kapacitetet e qeverisë. Pa u talluar aspak, në qeveri mungonin Fatmir Mediu, Dash Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule. Ndoshta dikujt mund t?i gjenim vend, por besojmë se Dash Shehi nuk do të pranonte të ishte në një kabinet me Ervin Salianjin, megjithëse çfarë nuk bën vaki.

Fatmir Mediu do ta pranonte pa asnjë diskutim, apo Agron Duka, mund të merrte ministrinë e Bujqësisë.

A do ta pranonte po të kishte çunin e Fahriut ministër Mbrojtje si koleg? Kjo ende nuk dihet.

Vangjel Dule ndoshta do kryetar Kuvendi dhe do të ishte greku i parë që bëhej kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, dhe Shqipëria do t?i tregonte Europës që nuk kishte komplekse, kishte vendosur një grek në krye të parlamentit.

E më tej janë shumë emra. Flamur Noka mund të ketë mërzinë e tij. Njerëz të tjerë që rrinë në oborrin e Lulzim Bashës duan karrige. Edi Paloka, pse jo. Apo Edmond Spaho, Izmira Ulqinaku. Një pjesë e kryesisë së madhe të PD-së është përfshirë në qeveri.

Dikush nga ata dje tha se ka dy vetë nga një familje dhe kjo nuk lejohet. Ndoshta aludonin për lidhjen Grida-Salianji, e cila në fakt nuk është bërë publike, nuk është pranuar prej palëve dhe ata nuk janë një familje, ç?ka do të thotë se mund të jenë të dy në qeveri.

Emra të tjerë po luftojnë për të qënë pjesë e saj. E ngado që ta vërtitesh, sido që ta analizosh, kryesia e PD-së është ajo. Është përfshirë në qeverinë e djeshme një pjesë, një pjesë nuk është vënë.

Është edhe sekretariati ku përfshihet Ervin Minarolli, Sait Dollapi dhe ndonjë emër tjetër.

Ndoshta ne kemi lënë disa emra të tjerë jashtë, sepse i kemi parë si ekspertë dhe kemi thënë se janë dy0tre figura që ndoshta do të rrinë për të drejtuar parlamentin apo drejtuar komisionet parlamentare.

Ama thelbi i qeverisë, me të qeshur apo pa të qeshur, do të jetë ajo që ne kemi thënë dje. Me Grida Dumën, me Nard Ndokën, me çunin e Fahri Balliut, me Oriola Pampurin, me Desada Metajn, dhe shqiptarët nuk kanë pse t?i lexojnë vetëm si ministra. Mund  t?i shohin edhe si njerëz që do të vendosin ministra, si njerëz që do të jenë qeveria e nesërmë.

Pra, përtej humorit lufta brenda Republikës së re ka plasur që dje. Shumica një satirë politike dhe një realitet i parë në një këndvështrim ndryshe i opozitës, e kanë marrë seriozisht dhe shohin se ato janë kapacitetet që ka opozita, ata janë njerëzit. Pa folur për të tjerë, që Luli mund t?i nxjerrë nga ?thesi? i tij i Republikës së re, t?i marrë nga jashtë politikës dhe t?i vërë në kabinet.

Apo mund të bëjë një qeveri me 20 ministra, për të kënaqur orekset e një kabineti të gjërë që fillon me çamët e përfundon me grekët.

LSI-ja me kapacitetet e saj ?intelektuale? të ofruara nga Monika Kryemadhi do të kërkojë një ?thelë? të madhe të pushtetit. Pa tre apo katër ministry nuk do të ngelet.

Të gjitha partitë aleate do të kërkojnë nga një ministry. Që do të thotë se 10 apo 11 ministri do të jenë të kapura nga aleatët. Bashës do t?i duhet të bëjë qeverinë me mbi 20 ministri që të kënaqë orekset e saj.

Duke parë edhe figurat që ka asgjë nuk është për t?u çuditur.

Askush nuk mund të kontestojë deputetin e vezëve, Endri Hasa, që nesër mund të jetë një ministër. Askush nuk mund të kundërshtojë Ervin Salianjin, askush nuk mund të kundërshtojë Grida Dumën, Dhurata Çupin, Enkelejd Alibeajn.

Askush nuk mund të kundërshtojë shumë personazhe të tjera që ne dje i kemi përmendur dhe i kemi vendosur në listën e qeverisë hije të Lulzim Bashës.

Këta janë njerëzit që drejtojnë opozitën. Këta janë opozita e sotshme. Pa folur këtu për ?intelektualë? të nivelit si Luan Baçi në Fier, apo ?brilanti? i Diellit dhe rërës që do të ndryshonte cilësinë e tyre, Ferdinand Xhaferraj në Durrës. Apo një kryetar si ai Korçës që ka Republika e re, i cili në fakt më shumë se pjesë e opozitës është pjesë e qeverisë së Edi Ramën dhe Niko Peleshit.

Pa shkuar më lart apo më poshtë në shumë qarqe apo degë të Shqipërisë ku kryetarët janë qesharakë. Pra, përtej asaj që mund të ndodhë në qendër, ajo që mund të ndodhë në bazë apo në rrethe do të jetë e frikshme.

Opozita ka këto kapacitete. Këta janë emrat që do shkojnë në fushatë, dhe këta janë e ardhmja e shtetit dhe qeverisë nesër. Dhe shumica e këtyre që zihen janë kaq të zotët sa nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër në këtë jetë, përveçse ministra dhe deputetë.

Faik Konica do të llahtarisej po ti shikonte. Ata ?krimbat? e pushteteve nuk ndahen. Nuk ka asgjë për t?u çuditur, Republika e re, mund të ofrojë vetëm këtë. Jo njësoj si qeveria, ndoshta të dyja janë kush e kush më keq se njëra tjetra./ CNA.al

Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës së re

Lajmet e fundit nga