LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës së re

12 Maj 2020, 09:56, Satire Politike CNA
Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës

Lulzim Basha i Republikës së re deklaroi më në fund se pas tetë vitesh kishte ardhur koha që rrotacioni të ndodhte, Edi Rama nuk mund ta shmangte më dhe ai do të vinte në pushtet.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka plasur euforia në bazën e Republikës së re, ku shumica tashmë kanë filluar të flasin edhe për kabinetin e ardhshëm.

Burime jo zyrtare nga kabineti i Bashës, i thanë CNA.al se kreu i Republikës së re gjithmonë e ka pasur një qeveri hije. Ai tani po bëhet gati që të shpërndajë edhe portofolet, do ta shpallë qeverinë përpara zgjedhjeve. Do ta bëjë atë publike, për të treguar se kabinetin e tij të ardhshëm dhe forcën për të mundur Edi Ramën.

Nuk ka rëndësi fiton apo nuk fiton Luli, rëndësi ka që rrotacioni do të bëhet. Portofolet do të ndahen dhe qeveria do të vijë në pushtet. Sesi, se qysh, se tek, kjo nuk ka rëndësi, ngelet për ta parë.

Të nxitur nga kurioziteti, ne mundëm të siguronim edhe portofolet e reja të qeverisë, të cilat Lulzim Basha i ka ndryshuar disa herë. I ndryshoi në 2017 kur bëri pazar me Edi Ramën, pastaj edhe në 2019 bëri gati qeverinë, por atë e ndryshoi kur tha se Edi Rama kishte rënë në 26 shkurt. Kishte rënë nja 10 herë Edi Rama nga pushteti, por ai vazhdon të jetë kryeministër.

E ndryshoi qeverinë atëherë kur nuk hyri në zgjedhjet lokale, e ndryshoi qeverinë edhe në 2015 kur i ?fitoi? zgjedhjet lokale, edhe sa herë ka shpallur nga këto ?fitoret? e tij të mëdha, Luli ka pasur kabinetin që e ndryshonte.

Por, ky i fundit duket të jetë kabineti më i fuqishëm dhe e ardhmja e pushtetit të nesërm të Republikës së re.

Më poshtë emrat e kabinetit të Republikës së re:

Lulzim Basha, kryeministër

Zv.kryeministre Monika Kryemadhi

Ministër i Brendshëm, Grida Duma

Ministër i Mbrojtjes, Klevis Balliu

Ministër i Mjedisit, Ervin Salianji

Ministër i Financave, Dhurata Cupi

Mministre e Kulturës, Nadire Mecorapja

Ministre për Marëdhëniet me Parlamentin, Albana Vokshi

Ministër Bujqësie, Agron Shehaj

Ministre e Shëndetësisë, Desada Metaj

Ministër i Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Gazment Bardhi

Ministër i Arsimit, Nard Ndoka

Oriola Pampuri do drejtojë ministrinë e Drejtësisë

Fatbardh Kadilli do drejtojë ministrinë e Infrastrukturës

Edmond Spaho, ministër i Pushtetit Vendor

Endri Hasa, Ministër i Jashtëm

Ivi Kaso, zv. kryeministër dhe ministër shteti për biznesin

Kreshnik Çollaku, ministër për Diasporen

Flamur Noka ministër për Rindërtimin

Dashamir Shehi nënkryetar Kuvendi

Çlirim Gjata, Kryetar Kuvendi./ CNA.al

Ekskluzive/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga