Connect with Us

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorëve/ Rama shënon “autogol”, deklarata që “fundos” kryeministrin dhe kryebashkiakun

Politikë

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorëve/ Rama shënon “autogol”, deklarata që “fundos” kryeministrin dhe kryebashkiakun

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij publike në “Çim Peka Live”, në fakt me regjistrim sepse emisioni ishte i regjistruar, foli për shumë gjëra. Mes të cilave edhe për koncesionet.

Edi Rama sërish gënjeu shqiptarët. Sërish tha të pavërteta dhe si gjithmonë ai përpiqet t’i shpallë si fitore publike në interes të qytetarëve koncesionet e tij korruptive.

Në rastin e inceneratorëve shembujt flagrantë janë edhe më të mëdhenj. Edi Rama tha një fjali “Këto janë investime që bëhen për pak kohë nga investitorët shqiptarë me fondet e tyre, me paratë e tyre. Shkojnë mbi 1 miliard dollarë dhe pastaj taksat e shqiptarëve i shlyejnë për 15 vit. Në pamundësi të buxhetit të shtetit, këto bëhen nga private dhe shteti i shlyen dalëngadalë.”

Kjo deklaratë e Edi Ramës do të mjaftonte për ta çuar atë përpara SPAK dhe për ta hetuar për korrupsion, sepse ajo që ka ndodhur është fakti se qeveria shqiptare, me koncesionin e inceneratorëve, sot që flasim ka paguar rreth 60 milion dollarë, nga të cilat rreth 50 milion dollarë vetëm për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.(Lexo këtu)

Këto inceneratorë thuajse janë ndërtuar me paratë e qeverisë. Aq është edhe vlera totale e kontratave që ata kanë afërsisht.

Pra, qeveria ua ka dhënë paratë shpejt e shpejt dhe nuk ka pasur shuma për investime as Mirel Mërtiri, as Stela Gugallja, dhe as Klodian Zoto për të ndërtuar inceneratorët e Fierit, Elbasanit, por edhe Tiranës.

Historia fillon me inceneratorë, të cilët paguhen nga xhepat e shqiptarëve, ndërtohen me taksat e qytetarëve.

Pasi shteti iu jep një letër, subjekte që nuk kanë asnjë qindarkë shkojnë e marrin kredi, e vënë kontratën si garanci dhe fillojnë punën. Pas pak muajsh, qeveria fillon e paguan miliona dollarë për kompaninë.

Pra, ajo që tha Edi Rama se shqiptarët i paguajnë për shumë vite dhe se i paguajnë paratë investitorët, nuk është e vërtetë.

      Klodian Zoto

Investitorët janë me zero lek dhe paratë janë marrë kryesisht ose nëpër banka, ose janë gjetur skema të tjera. Rasti i Fierit ka fillimin e investimeve, pasi kanë filluar të jepen paratë. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, kryeministri me deklaratën që bëri duhej të ishte përballë drejtësisë, sepse në asnjë nga proceset e ndodhura për dhënien me koncesion të inceneratorëve nuk ka pasur një garë të vërtetë. Janë disa firma fantazëm të të njëjtëve persona.

Pra, nuk kemi një garë të hapur ndërkombëtare, nuk kemi një ofertë të pakërkuar. Pra, që qeveria të shpallte se do të ndërtoheshin tre inceneratorë dhe pastaj kompani të ndryshme nga bota të vinin dhe të ofertonin vlerat e tyre.

Por, ç’ka ka kërkuar Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pra “Klodët e inceneratorëve”, u janë dhënë me kontrata koncesionare dhe sot vazhdojnë të marrin miliona e miliona euro.

Në skemë është përfshirë edhe një shtetas italian, Ernesto Granelli, i cili ndërton inceneratorët. Ky i fundit prej disa kohësh nuk shfaqet në Tiranë.

E pas dy skandaleve të inceneratorëve në Fier dhe në Elbasan, më korruptivi është ai i  kryeqytetit, ku shfaqet në Tiranë një kompani gjoja hollandeze, porn ë fakt doli se ishte një guackë. Ne kemi treguar me dokumenta se sërish ishte Klodian Zoto. (Lexo këtu)

Për gati 200 milion euro të tjera koncesion ishte pas i njëjti person që ishte edhe te inceneratori i Fierit.

Pra, deklarata e Ramës se këto ndërtohen me lekët e biznesit dhe më pas i paguan qeveria është gënjeshtër. Deri më sot për inceneratorët në Fier dhe në Elbasan ka paguar qeveria mbi 50 milion dollarë. Ndërkohë inceneratorët, nuk kushtojnë të dy më shumë sesa aq.

Pra, lekët që pretedohej se do të paguheshin nga qeveria për 15 vite, thuajse tashmë janë paguar.

Nga ana tjetër, ka një fakt që nuk ka pse çudit askënd. Të tre inceneratorët janë të lidhur me njëri-tjetrin. Janë tek e njëjta dorë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

LEXO EDHE:  Braçe drejton mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë/ Urdhër të prerë ministrave

Prandaj Edi Rama ka gënjyer dhe ka bërë një deklaratë që mund ta vërë me “shpatulla pas murit”, përpara drejtësisë. Por mesa duket Reforma në Drejtësi ka ngecur në vend, nuk bën asgjë, por thjeshtë dhe vetëm merret me gjoba policësh.

      Edi Rama, Erion Veliaj

Sepse në rast se do të kishim një drejtësi të vërtetë, do të mjaftonte kjo deklaratë e kryeministrit, faturat e paguara nga qeveria, mungesa e garës së zhvilluar, fakti se ishin dhënë në të njëjtën dorë, por edhe milionat e derdhura në xhepat e këtyre oligarkëve pranë qeverisë, për ta çuar kryeministrin tonë, ministrin që e ka firmosur por edhe kryebashkiakun e Tiranës pas hekurave, për një aferë korruptive për të paktën 200 milion euro, e cila sot justifikohet me ndërtimin e inceneratorëve dhe zhdukjen e plehrave nga Elbasani, dhe në të ardhmen nga Fieri apo me ndryshimin që ka ndodhur në Tiranë.

Lefter Koka, ish-ministri qe ka firmosur kontratat

Por, justifikimi i bërë nga kryeministri është thjeshtë dhe vetëm fasada. Si gjithmonë është mjeshtër i saj, sepse për të ndërtuar inceneratorin në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë në rast se do të kishte një garë të hapur ndërkombëtare e në rast se do të kishte një garë të vërtetë, atëherë kostot e paguara nga taksat e shqiptarëve ndoshta do të ishin gjysma e tyre.

Ç’ka do të thotë se kryeministri me vetëdije ka bërë një shpërdorim të taksave publike, ashtu sikundër e ka bërë këtë të fundit edhe me disa koncesione të tjera. Por, ky i inceneratorëve është më flagranti nga të gjithë. Sepse shumë prej koncesioneve filluan të bënin shërbime dhe pastaj të merrnin pagesat, ndërsa rasti i inceneratorëve është fakti kur fillon e merr para nga shteti, pastaj fillon e bën punën.

E ndërsa të tjerët ishin shërbime ndaj qytetarëve, përfshirë këtu Check up, dializën apo sterilizimin, në rastin e koncesionit të inceneratorëve është një nga aferat më korruptive dhe më skandaloze e bërë nga qeveria shqiptare. Kurt ë tjera koncesione apo PPP duket se janë një pikë ujë në oqean, në krahasim më atë që ka ndodhur vërtetë me inceneratorët, që do të paguhen për të paktën 200 milion euro nga taksat e shqiptarëve. Pa folur pastaj për milionat e eurove që do të mbledhë nga biznesi dhe ato ç’ka përfiton nga loja dhe skema me prokurime të drejtpërdrejta siç ishte rasti i 15 milion eurove në Porto Romano./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Kulluri “kryqëzon” Bashën dhe Ramën/ Ja çfarë do të thotë të jesh Perëndimor

LEXO EDHE:  Braçe drejton mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë/ Urdhër të prerë ministrave

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Braçe drejton mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë/ Urdhër të prerë ministrave

LEXO EDHE:  “Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta”/ Rama publikon shifrat dhe fakte nga puna në fshat

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE