LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“800 punëtorë të papaguar”/ Alibeaj: Naftëtarët e Ballshit janë goditur nga dy të këqija

7 Maj 2020, 15:19, Politikë CNA
“800 punëtorë të papaguar”/ Alibeaj:

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është ndalur tek problemi naftëtarëve të Ballshit të cilët shprehen se janë braktisur nga qeveria
Sipas Alibeajt, naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija:

1. Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe

2.Nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet.

?Janë 800 punëtorë të papaguar qe kanë dalë në protestë për të mbrojtur djersë e tyre nga vjedhja dhe për të mos lënë qeverinë t?i marrë zvarrë me mashtrime të reja.

Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh.

E vërteta është se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve. Fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën?, tha Alibeaj.

Ai theksoi se e vërteta është se kriza ekonomike po i nxjerr njerëzit në mes të katër rrugëve, ndërsa qeveria nuk i ndihmon ata që humbin punën.
?Edi Rama dhe ministrat e tij mendojnë se mund t?ia hedhin me propagandë dhe se do të mbulojnë papunësinë me llafe boshe.

E vërteta është se qeveria genjeu kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë. Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t?ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës. Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona? tha mes të tjerash ish deputeti i PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga