LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

50 milionë euro për Shqipërinë/ Soreca reagon për ndihmën e BE-së

24 Mars 2020, 18:09, Politikë CNA
50 milionë euro për Shqipërinë/ Soreca reagon për

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për fondin prej 50 milionë eurosh që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për Shqipërinë, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca tregon se 4 milionë euro janë për pajisje mjekësore, 11 milionë për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë për rikuperim ekonomik.

?Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar COVID-19. 4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore; 11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!?, shkruan ambasadori i BE-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga