LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kujdes! Është e rrezikshme dhe abuzive”/ Çfarë paralajmëron ish-ministri i Ramës

24 Mars 2020, 09:26, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kërkesën e kreut të Avokatisë, për të liruar nga burgu të dënuarit e sëmurë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se duhen liruar ata që vujanë nga sëmundje të rënda, por jo të sëmurët kronikë.

Manjani paralajmëron se kjo mund të jetë e rrezikshme dhe eventualisht edhe abusive.

?Kujdes!

Jam mbështetës i idesë së dërgimit në shtëpi të personave të dënuar që vuajnë sëmundje të rënda. Më shumë sesa dënimi penal, ata vuajnë dënimin e sëmundjes së pashërueshme.

Ndaj duhet tu jepet mundësia që ditët e fundit të jetës ti kalojnë në shtëpitë e tyre.

E kam mbështetur gjithmonë këtë ide. Shërbimi penitenciar nuk ka mundësi as logjistike e as njerëzore ti trajtojë këto raste.

Por kujdes!!!!

Flas vetëm për ata që vuajnë sëmundje të rënda që cojnë në vdekje.

Jo për çdo person që vuan nga sëmundje kronike. Me sëmundje kronike ka shumë persona, që sigurisht kërkojnë të përhershëm trajtim shëndetësor dhe jeta vijon.

Naj kjo ideja e lirimit nga burgu i të sëmurëve kronikë, me arsyen se i zë coronavirusi është e rrezikshme dhe eventualisht abuzive.?-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri jep edhe një shembull, ndërsa thekson se ?Fjala vjen Astma është një sëmundje kronike dhe me virusin nuk do bashkjetonte dot kollaj. Por kjo nuk është arsye për mbajtësin e saj të dalë nga burgu.?

?Gjithashtu, akti normativ i qeverisë vërtetë është keqpërdorur vend e pa vend, por jo deri këtu!!!

Një i izoluar në burg e lë qelinë vetëm me vendim të gjykatës,amnisti të Parlamentit ose faljen e dënimit nga Presidenti i Republikës.

Këto janë rastet që njeh Kushtetuta. Asnjë tjetër!

Nuk mundet që qeveria të hapë burgjet, qoftë dhe me justifikimin VIRUS!!

Pastah ka dreqin hyn virusi në burg?!

Pra ka shumë pikpyetje ideja që qarkullon të hapen burgjet me akt normativ!

E përsëris: mund të bëhet një rast përjashtimor për realisht të pamundurit për shkak të patologjive malinje, ppr edhe ata me vendim të gjykatës pas konfirmimit nga ekspertiza mjeksore.

Vetëm kështu!

Dhe sigurisht me ligj, jo me vendim qeverie e cila, për më tepër as nuk të mblidhet këto kohë.?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Koronavirusi/ Kreu i Avokatisë: T’u falet dënimi të burgosurve që u kanë mbetur 2-3 vite!

Lajmet e fundit nga