LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për negociatat/ “Më në fund u hapën se u bënë bajat”

24 Mars 2020, 15:57, Politikë CNA
Rama për negociatat/ “Më në fund u hapën se u

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish një komunikim live ku ka folur mbi vendimin e BE-së për hapjen e negociatave.

Rama deklaroi se dera e BE u hap por se rruga vazhdon dhe puna për t?u bërë është ende e madhe.

?Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë.

Do të bëjmë reforma modernizuese. ?Po?-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.

Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe.

Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ?PO? të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t?ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut? tha Rama.

 

Lajmet e fundit nga