LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD ta lexojë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit”/ Berisha tregon pse s’ishte krah Bashës në manifestim

5 Mars 2020, 19:39, Politikë CNA
“PD ta lexojë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit”/

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me marrëdheniet e tij me presidentin Ilir Meta dhe protestën e 2 marsit thirrur nga presidenti në mbrojtje të Kushtetutës.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me Metën, Berisha u shpreh se, sot ?ai është President i vendit dhe kjo është e gjitha që e lidh të ?, dhe nga ana tjetër shtoi se ?është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri?.
Për protestën e 2 marsit, ish-kryeministri tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dhënë mesazh kryetarit të saj, Lulzim Basha për të mbajtur në një frymë veprimet e ardhshme opozitare.

?Opozita dhe PD uroj që ta lexojnë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit. Tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t?i përvishen uroj që opozita ta lexojë mirë këtë mesazh dhe t?i përgjigjet me një frymë me veprimet e ardhshme?, theksoi Berisha në një intervistë për Euronews.

I pyetur se cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, Berisha ia njohu të gjithë meritën Metës.
Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, Berisha tha se, preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma.

Lajmet e fundit nga