web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela nuk kursehet/“Rama të japë dorëheqjen, Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial"

5 Mars 2020, 16:19, Politikë CNA

Avokati, Spartak Ngjela, ka bërë sërish deklarata kundër presidentit, Ilir Meta, teksa foli për protestën e organizuar nga Kreu i Shtetit dhe veprimet e këtij të fundit.

Ngjela deklaroi, me bindje, se Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial.  Sipas avokatit, Presidenti ende nuk ka bërë vepër penale, por ka shkelje të rëndë kushtetuese.

Ngjela nuk ka kursyer as kryeministrin, Edi Rama, për të cilin tha në emisionin ?45 minuta? se duhet të japë dorëheqjen.

?Rama duhet të japë dorëheqjen. Është shefi i mazhorancës dhe mazhoranca ka ligje. Duhet të ketë një qeveri të pranueshme, e cila nuk ka pikëpyetje korruptive?, nënvizoi Ngjela./ CNA.al





Lajmet e fundit nga