LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet gënjeshtra e Metës/ Pse, Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin

5 Mars 2020, 09:47, Politikë CNA

Ilir Meta dhe të tijët, por edhe disa zëra opozitarë kanë filluar kohët e fundit të artikulojnë çështjen e shpërndarjes së parlamentit.

Një parlament që e quajnë jofunksional, të kapur të keqpërdorur nga kryeministri e të tjera si këto.

Po, më shumë sesa Ilir Meta këtë po e artikulon edhe opozita, e cila po i  jep një dorë presidentit për të rritur presionin e opinionit publik për të çuar në shpërndarjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e qershorit të 2017-ës. Në fakt zgjedhjet e vitit 2017, pavarësisht çdo problematike, ishin produkt i marrëveshjes Rama-Basha dhe nxorën 140 deputetë.

Pas gati 2 vitesh opozita vendosi të djegë mandatet e të dalë nga parlamenti pasi e quajti që ky parlament ishte tallës, provokues dhe forca e kartonave po bënte gjithçka.
Megjithëse asgjë nuk ishte e vërtetë, forca e kartonave nuk kishte bërë asgjë, pasi Luli dhe Mona dogjën mandatet duke i falur një mazhorancë kushtetuese Edi Ramës.

Por, më shumë sesa këto fakte, argumenti që përdoret është se parlamenti nuk ka 140 numra, pra 140 vende të plota, megjithëse në fakt kur është konstituar ka qenë i tillë dhe thuhet se parlamenti ka 122 numra dhe si i tillë ai duhet shpërndarë, pasi nuk ka shumicën e duhur kushtetuese.

Parlamenti në fakt, po të lexohet Kushtetuta,  dhe nga një qytetar i thjeshtë dhe jo nga konstuticionalistët përbëhet nga 140 vetë kur konstituohet dhe kështu është bërë, por ka dhe disa proçedura të tjera parlamentare apo ato që njeh Kushtetuta, siç janë zgjedhja e qeverisë me 50 plus 1, ndryshimet e caktuara ligjore me 2/3 dhe 3/5 siç janë ndryshimet kushtetuese apo ndryshimet e tjera ligjore të cilat, po themi për shembull, ato të Reformës në Drejtësi që i kërkoi vetë PD-ja përpara se të digjte mandatet.

Por le të marrim rastin se Ilir Meta do ta shpërndajë parlamentin, pra ai pretendon se ka shkelje Kushtetute dhe shpërndarja e parlamentit do të kryhej prej tij.

Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme sipas proçeduarve  të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe në Kod Zgjedhor. Partia Socialiste pas këtyre zgjedhjeve nuk qëndron në parlament. Pas tre apo 6 muajsh, djeg mandatet ashtu siç bëri Basha, parlamenti nuk plotësohet me 140 veta, Ilir Meta është president do ta shpërndajë prap parlamentin, do të shkojë në zgjedhje të vazhdueshme vendi.

Së dyti, është një deputet i pavarur që ka marrë mandatin, e djeg mandatin, ai nuk zëvendësohet nga askush. Parlamenti ka 139 numra, si do të proçedohet ? Pa folur siç mund të kemi rastin e një liste në një qark të vogël si Kukësi apo edhe në një qark të madh, ku i pari i listës që ka fituar mandatin e djeg dhe parlamenti nuk plotëson 140 vende, e shpërndan presidenti parlamentin?

Pra, çdo sfidë e shpallur nga presidenti dhe opozita, se parlamenti duhet të shpërndahet për shkak të numrit të paplotësuar, është thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër, një aventurë politike, e cila nëse do të zbatohej do të bënte që vendi të futej në një krizë ciklike, pasi atë që bënë demokratët me mandatet mund ta bëjnë socialistët e kështu me radhë.

Prandaj ajo nuk është çështje e zgjidhur, e gjitha fillon tek djegia e mandateve, në asnjë pikë tjetër.

Në fakt edhe Kushtetuta nuk thotë se pa plotësuar numrin 140, parlamenti shpërndahet sepse ajo nuk e ka të përcaktuar këtë çështje për shkak se qartësisht ajo e tregon se kur parlamenti mund të shpërndahet nga Presidenti apo kur ai është funksional, pra kur ai merr vendime me 3/5, 2/3 apo 50 plus 1% që është dhe zgjedhja e qeverisë.

Prandaj të gjitha pallavrat poltike që iu thuhen militantëve të PD dhe LSI apo qytetarëve të cilët janë të mërzitur dhe mendojnë se është mbushur kupa dhe Edi Rama duhet të largohet , janë thjeshtë dhe vetëm lojëra taktike poltitike. Ilir Meta e di mjaft mirë se parlamentin nuk e shpërndan dot.

Së pari, shpërndarja e tij nuk është çështje trimërie, është çështje për vendin, e nëse do bënte një akt të tillë do të ishte presidenti më i çmendur i historisë së Shqipërisë, pasi do të krijonte një preçedent  të paimagjinueshëm. Do të fuste vendin në një përplasje civile, do të sillte një pasojë të pakorrigjueshme, do tregonte se për pushtetin e tij Ilir Meta do të ishte gati të digjte dhe Shqipërinë.

Një president i cili ka qenë kundër djegies së mandateve dhe që na ka thënë se është gabim, si na del dhe na thotë sot se mund ta shpërndajë parlamentin dhe është i gatshëm ta bëjë këtë sepse ai nuk ka 140 vende të plotësuara.

Këto janë të gjitha lojëra dhe makinacione politike dhe asgjë më shumë sesa kaq. E vërteta dhe faktet janë një dhe vëtëm një! Kushtetuta nuk e lejon shpërndarjen e parlamentit për shkak të numrave. Ajo e ka të përcaktuar qartë kur shpërndahet parlamenti dhe këtë Ilir Meta e di mjaft mirë, kompetencat e tij i njeh mjaft mirë.

Më pas, të tjerat janë politikë dhe asgjë më shumë sesa kaq!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga