LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita inekzistente në detyrën e saj/ Rama sulmon Bashën: Mblidhen si burrat e vjershave të Çajupit

14 Dhjetor 2019, 17:52, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer  sërish  në akuza ndaj kreu të opozitës Lulzim Basha, pas refuzimit të këtij të fundit për të ulur në dialog, pas situatës së tërmetit.

Sipas Ramës, Basha tregoi mungesë totale përgjegjësie, ndërsa tha opozita ka qenë inekzistente me punën e saj.

?Mos dëgjoni ata që flasin dhe nuk dinë se çështë puna, veç llafeve. Mblidhen si burrat vjershave të Andon Zanko Çajupit dhe vetëm hedhin baltë. Opozita ka qene inekzistente në punën e saj. Megjithatë, më duhet të përshëndes dashamirësisht kreun e opozitës për vetëpërmbajtjen nga fjalori i tij, në momentet e vështira për njerëzi.

Por ndjej keqardhje që refuzoi të ulej me njerëzit për njerëzit. Nuk e di pse refuzon, por di që refuzimi në një situatë të tillë është mungesë përgjegjësie, për të mos thënë ndonjë fjalë më shumë.

Ka nisur të japë shenjet e para të një lufte. Ditë për ditë përdor gjuhën e baltës me sajesa. Por kjo është lufta e Lulzim Bashës  që mesiguri do ta marrë shpejt flamurin e asaj lufte.

Unë nuk merrem me ta, dhe do përpiqem që dhe njerësit të mos merren me të. Sepse ne duhet të merremi me sfidën që na ka dhënë Zoti apo natyra.

Duhet të ringrihemi sëbashku përtej vetvetes, duke dhënë maksimumin sa më njerëzisht dhe shpirtërisht për ata fatkeq që u dëmtuan.? përfundoi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga