
Salianji nuk dorëzohet/ Prova të reja për “Xhafaj-Babale”
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duket se...
Në Shqipëri 9 persona u ndaluan ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit pas viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për ndërtuesë, ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale, apo dhe mbikqyrës e kolaudues të punimeve të cilët dyshohet të kenë vepruar në shkelje të ligjeve. Akuzat ndaj tyre shkojnë nga shpërdorimi i detyrës deri te ajo e vrasjes
Policia e Durrësit njoftoi sot se “pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë”. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu shpjegoi se “nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”.
Të gjithë personat e përfshirë në këtë listë kanë lidhje me banesa, pallate apo hotele, në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 23 persona. Ata janë ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtues si dhe kolaudues e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve.
Sipas drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, objekti i hetimit në këtë rast ka të bëjë ?së pari në drejtim të zbatimit nga ndërtuesit formal dhe informal, sa i përket zyrtarëve dhe ish zyrtarëve në kryerjen e detyrave të tyre, legalizimeve dhe miratimit të lejeve. Pra janë gjetur paligjshmëri sa i përket objekteve ku kemi patur viktima?.
Akuzat e ngritura janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumentave” si dhe “Vrasje me dashje” apo “Vrasje në rrethana cilësuese” si në rastin e dy ndërtuesve informal që kanë punuar në hotel “Mira Mare” dhe “Tropikal”, në plazhin e Durrësit.
Po të njejtat akuza rëndojnë dhe ndaj 8 personave në kërkim, të cilët duket se rezultojnë të jenë jashtë vendit, gjë e cila sipas Drejtorit të krimit Ekonomik Lutfi Minxhozi “nuk lidhet me ikjen për shkak të hetimit, sepse policia ka marrë masa dhe ka kërkuar bllokimin në pikat e kufirit të të gjithë personave të dyshuar si të përfshirë në këtë proces?.
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Jella, tha se hetimet janë ende në vijim: ?Po kryhen hetime intensive ne lidhje me objektet që janë prishur, por dhe për ato me dëmtime më të lehta?.
Paralelisht me Durrësin, hetime ka nisur dhe prokuroria e Tiranës si dhe ajo e Krujës, kjo e fundit për shembjen e dy pallateve në Thumanë. Hetimi për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dhe domosdoshmëria për rezultate konkrete ishte çështja kryesore që prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela, përmendi që ditën e parë të marrjes së detyrës./CNA.al
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duket se...
Ish-deputetja Grida Duma tregoi se si e përjetuan gjyshërit ...
Këshilltari për ekonominë në PD Dorian Teliti, ka vizituar d...
Demokratja Grida Duma deklaroi se situatën pas tërmetit, Shq...
Presidenti Ilir Meta është zhvendosur këtë të shtunë në Durr...
Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj ish-kryebashkiakut ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur so...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ndalimeve të ...
Kohët e fundit ne qëndër të debateve politike janë edhe prop...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaron se Bash...
Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga t...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme është ndalur në qyte...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, teks...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas një shkëputje disa mujore, moderatori dhe gazetari i njo...
Mungesa e seriozitetit për vlerësimin e sigurisë së banesave...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa ka...
Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta sot në drejtim t...
Nga Anna Nemtsova “The Atlantic”*Soçi, Rusi – Djaloshi ia ki...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëlli...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...