LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës

14 Dhjetor 2019, 11:26, Politikë CNA
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e kanë cilësuar si një fitore të madhe kundër Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ndërsa ironizon opozitën, shkruan se Adi Krasta dhe trajneri i Tiranës, së shpejti do të jenë dy liderët e rinj të opozitës.

?Edhe pak dhe trajneri i Tirones Egbo dhe Adi Krasta do jene lideret e opozites!!! Egbo i dha ?fitoren e pare? popullit opozitar pas 6 vitesh ndaj kundershtarit, dhe Krasta nje fjalim te mire kunder qeverise pas shume kohesh!

Puna eshte se fitoret e Tirones jane futboll, ndersa fjalimet e Krastes ?shoë?! Jane iluzion politik por jo beteja politike te fituara! Betejat politike fitohen ne kutite e votimit,ndersa debatet ne parlament dhe keshilla bashkiake apo debate mes liderave te partive dhe ekipeve te tyre ne televizione.?-shkruan Kulluri.

Më tej, ai thekson se qe nga 2013 opozita nuk fiton dot zgjedhjet perballe PS dhe debatet politike nuk i fitojme qe prej 2011! Aq shume deshperim ka grumbulluar ?populli opozitar? saqe fitoret e verteta po i perjeton permes ?virtualitetit? te futbollit dhe shoë-t mediatik te nje gazetari!

Nderkohë, që 2021 po vjen , sipas Kullurit edhe zerat se ?Rama do bjere vete? sa vijne e shuhen.

Më tej, ai ndërsa heq një paralele me shumicën e vendeve të Europës ku e djathta është në pushtet, Kulluri i jep një ?shuplakë? të fortë Bashës, për të cilin tha se nuk e ndjek njeri nga pas dhe në vend të shesheve mbush kafenetë.

?Ne shumicen derrmuese te evropes e djathta eshte ne pushtet dhe ne disa te tjera eshte perpara ne sondazhe si ne Itali, ndersa ne shkojme ne stadiume dhe presim ndonje video te Krastes per ta hedhur ne facebook!

Salvini mbush sheshet e Italise, kurse Basha kafet e lagjeve! Johnson fiton zgjedhjet e parakohshme, ne nuk hyjme ne ato lokale!

Krasta merr rrogen qe i takon, ne kenaqemi ne facebook! Tirona merr pike ne kampionat, ne mbushim stadiumin, a pas 3 ditesh kthehemi ne rutinen e perditshme ?asgje e re nga fronti opozitar?! ?-shkruan Kulluri.

Po ashtu ai komenton edhe reagimet në çdo fillim dhjetori, që kujton dhjetorin ?90, por sërish duke i dhënë një tjetër ?shuplakë? opozitës.

?Por Lavdi Zotit ne cdo fillim dhjetori dokumentaret dhe foto arkivat na kujtojne qe kemi rrezuar komunizmin ne 1990 dhe sot nuk mundim dot kalamajte surrogato te tyre dhe kemi qeverisur 13 vjet Shqiperine e na duket sikur ka ndodhur nje shekull me pare!

Ne PD njerezit shtyjne njeri-tjetrin kush do dale ne krah te kryetarit ne fotografi dhe sa postime te tij do ndajne ne facebook! I kepusin dhe nga nje postim facebooku ?momente nga mbledhja e seksionit? dhe vazhdojne e enderrojne se ?nje dite do te vijme ne pushtet?!?-shkruan Kulluri.

Por, sipas tij per kete situate nuk e kane fajin demokratet, por ata qe drejtojne opoziten.

Kulluri shkruan se ?Demokratët besojne dhe protestojne sepse jane militante te apasionuar pa te cilet PD nuk jeton dot! Ata perkushtohen cdo dite, mundohen, rropaten per fitoren qe ua ka kthyer ne iluzion lidershipi qe nuk i drejton por i perdor per te vegjetuar ne krye te partise! I takon perdite ne kafe, rruge, market dhe te pyesin ?he, si do veje kjo pune? dhe nuk di c?tu thuash! Te gjithe ngrene shpatullat ne pafuqi dhe ulin koken drejt ?iluzionit te rradhes?!

Ata duan te motivohen, frymezohen por askush nuk e ben! Te gjithe presin! Basha pret te bjere Rama, demokratet te hipe PD! As njera e as tjetra nuk ndodh vete ashtu rastesisht! Shume parti tradicionale ne evrope po zvogelohen dhe rrudhen e shuhen sepse nuk po gjejne rrugen e ringritjes ideologjike dhe lider te afte per te mundur kundershtaret ne pushtet! SPD gjermane, Forza Italia, Laburistet po humbin beteje pas beteje sepse ?kane humbur rrugen? si PD-ja jone! As liberale, as konservatore, as social-demokrate e as komuniste! Thjeshte relike te se shkuares qe marrin vota inercie. Humbja ne 2021 do ishte katastrofe per vendin dhe PD! Pushteti merret duke konkuruar dhe jo vetem kundershtuar! Pushtetin e fiton ?me i miri? dhe jo me ?pak i keqi?!?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga