LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

14 Dhjetor 2019, 07:55, Politikë CNA
Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

Nga Anna Nemtsova ?The Atlantic?

*Soçi, Rusi – Djaloshi ia kishte ngulur sytë monumentit të Josif Stalinit, ndërsa e ëma i pëshpëriste në vesh historinë e diktatorit Sovjetik. ?Ai e ndërtoi këtë qytet?- i tha nëna fëmijës ë saj. ?Ai ishte si një Car!?- shtoi ajo. Dhe në një farë mase, kjo është e vërtetë.

Edhe pse intelektualët dhe shkrimtarët rusë, kishin kohë që shkonin për pushime në këtë qytet-port të Detit të Zi, ishte Stalini ai që urdhëroi zhvillimin e tij, duke e shndërruar në një qytet të njohur turistik. Vizioni i tij ishte të krijonte një Rivierë Sovjetike, të mbushur me kopshte të mëdha botanike, dhe hotele luksoze.

Megjithatë gjithnjë sipas fjalëve të asaj nëne drejtuar të birit, nëse Stalini e ndërtoi Soçin, është Vladimir Putin ai tani po e modifikon atë, duke e shndërruar atë që dikur ishte një resort ekonomikisht i përballueshëm nga të gjithë, në një vendpushim jo thjesht turistik, por dhe në një strehë të spiunëve dhe ushtarakëve të lartë.

Vetë banorët e pranojnë, se qyteti i tyre po përmirësohet. Në këtë mënyrë, përpjekjet e Putinit pasqyrojnë ato që janë ndërmarrë në të gjithë Rusinë, dhe janë pjesë e një sërë lëvizjesh në rritje, për të nxjerrë më në pah epokën Sovjetike, si në retorikë ashtu edhe në praktikë.

Dhe sigurisht, shumë njerëz të zakonshëm këtu janë nostalgjikë për elementët e epokës sovjetike. Por ndoshta jo njëlloj si udhëheqësi i tyre. Shumë kohë para sundimit të Stalinit, elita ruse pushonte këtu, duke vlerësuar distancën nga Moska si gjeografikisht (është rreth 1600 km larg) ashtu edhe në aspektin kulturor (gjendet pranë Gjeorgjisë dhe Turqisë).

E veja e shkrimtarit Fjodor Dostojevski, Ana, u transferua në Soçi për t?i shpëtuar dhunës që shpërtheu në Shën Petersburg gjatë Revolucionit Bolshevik. Pasi u ngjit në pushtet, Stalini urdhëroi në vitin 1926 ndërtimin e disa kopshteve botanike.

Duke shpresuar të vlerësoheshin nga udhëheqësi, Klement Voroshillov, Genrik Jagoda dhe Sergo Orxhonikixe, ndërtuan hotele në emrin e tyre. Në më pak se një dekadë, në Soçi u shfaqën shumë pallate luksoze, përgjatë kodrave të Soçit. Pas vdekjes së Stalinit, qyteti nisi të bëhet i njohur si një destinacion pushimesh për punëtorët nga i gjithë Bashkimit Sovjetik, falë paketave të siguruara nga shteti, që përfshinin qëndrimin në resort, apo edhe programet e ndryshme shëndetësore.

Minatorët, inxhinierët ose punëtorët e fabrikve në veriun e Siberisë, e dinin që pas një viti punë të vështirë, do të ishin në gjendje të pushonin këtu për 1 muaj. Miliona sovjetikë të tjerë që jetonin në qytetete e zymta industriale, i ëndërronin netët e ngrohta të Soçit, ku ajri tropikal e shtonte ndjenjën e eksitimit.

Këtu, banorët e qyteteve sekrete, mund të shihnin turistët e huaj kryesisht nga Evropa Lindore, apo vendet afrikane, aleate me Moskën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stalini i ktheu të gjitha sanatoriumet e qytetit në spitale. Po ashtu edhe dhjetëra hotele, ku u kuruan më shumë se 350.000 ushtarë të plagosur.

Një nga resortet më të famshme në Soçi ishte Iskra, e ndërtuar në vitet 1930, dhe e emërtuar sipas gazetes së bashkëthemeluar nga Vladimir Lenini. Ajo ishte e rezervuar për oficerët e NKVD, paraardhësja e KGB-së. Pas luftës, Iskra ishte e hapur edhe për të tjerët. Por sot është sërish e rezervuar kryesisht për punonjësit e Ministrisë së Brendshme.

?Kudo që shkojmë, shohim gardhe të larta dhe porta të mbyllura, që na mbajnë larg vendeve tona të preferuara?- thotë Marija Nipovinih, mjeke në pension që jetonte dikur në një kompleks apartamentesh të epokës sovjetike pranë Iskras. Por sot Soçi, nuk është më një parajsë e përballueshme financiarisht nga të gjithë.

Pasi priti Olimpiadën Dimërore të vitit 2014, Soçi është sot shtëpia e samiteve të mëdha ndërkombëtare. Atje ku dikur lulëzonin kopshtet e mëdha, ndodhen sot vilat e shtrenjta apo pallatet e larta luksoze për moskovitët e pasur. Kjo ndodh kryesisht sepse Putini e ka bërë Soçin vendbanimin e tij të preferuar gjatë sezonit të verës.

Ardhja e liderit rus në qytet, shoqërohet me bllokime të trafikut. Por po ndryshon edhe diçka më e thellë. Nostalgjia e Putinit për epokën sovjetike, duket se nuk shtrihet thjesht tek njerëzit e përfshirë, por edhe tek praktikat e tyre. Merrni për shembull, muzeun e qytetit. Një ekzpozitë e shfaqur së fundmi, prezatonte portrete të spiunëve sovjetikë, me rastin e 95 vjetorit të themelimit të shërbimit inteligjent sovjetik.

Midis tyre kishte edhe foto të ?ilegalëve?, spiunëve të fshehtë rusë që punonin jashtë vendit. Në përgjithësi, në Rusi po vërehet një ringjallje e epokës sovjetike. Këtë vit, autoritetet në qytetin siberian Tjumen, në zemër të rajonit të Gulagëve, penguin një lutje masive për viktimat e diktaturës.

Monumentet e Stalinit, vazhdojnë të shfaqen edhe në zemër të Moskës. Tavani i stacionit hekurudhor ?Kursk?, zbukurohet me frazën ?Stalini na frymëzoi të jemi besnikë ndaj njerëzve, dhe të punojmë për veprat e mëdh heroike?. Një simbol i vjetër, i rikthyer gjatë dekades së parë  të sundimit të Putinit.

Edhe pse mijëra njerëz zhvilluan kohët e fundit një protestë homazh, para ish-burgut të KGB-së në Sheshin Lubjanka, duke lexuar me zë të lartë emrat e viktimave të regjimit sovjetik, shumica e rusëve kanë një mendim pozitiv për Stalinin. Vetë Putini, duket se synon ndonjëherë të imitojë diktatorin sovjetik.

Megjithëse i duhen edhe disa vjet për të thyer rekordin e Stalinit prej 29 vjetësh në pushtet, udhëheqësi aktual rus shfaq disa karakteristika të ngjashme me të parin. Stalini vishej zakonisht me një uniformë ushtarake, tregonte pak mbi jetën e tij private, kishte kultin e tij të personalitetit, nuk lejonte kritika ndaj tij, dhe druhej se tradhtarët do të depërtonin deri në rrethin e tij të brendshëm.

Putini vishet me kamuflazh në ditëlindjen e tij, dhe ulet në një tavolinë për piknik me mikun e tij Sergej Shoigu, ministrin rus të Mbrojtjes. Gjithsesi, jeta e tij private mbahet relativisht e fshehtë. Kremlini njoftoi se Putin e festoi ditëlindjen e tij të fundit buzë lumit Jenisei, pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm.

Ka shumë zëra mbi romancat e supozuara të Putinit, pasurinë dhe dy vajzat e tij, jetën dhe karrierën e të cilave ai i mban të fshehta. Këtu në Soçi, duket se kujtimet e Putinit mbi epokën sovjetike, ndryshojnë dukshëm nga ato të banorëve të zakonshëm të qytetit.

Ai ka kujtime pozitive për kohën e tij si oficer i KGB-së, kur fuqia e shtetit ishte frymëzuese, dhe kur njerëz si ai cilësoheshin ndër më të pushtetshmit në mbarë botën. Sidoqoftë, banorët e Soçit kujtojnë me nostalgji kokën kur kopshtet dhe hapësirat e tyre publike, ishin në dispozocion të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga