LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuçi informon për procesin e vlerësimit të dëmeve nga tërmeti

14 Dhjetor 2019, 11:55, Politikë CNA
Çuçi informon për procesin e vlerësimit të

Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministri Bledi Çuçi ka informuar sot në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në ndërtesat dhe banesat brenda perimetrit të zonës së prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

Çuçi tha se, ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, procesi i vlerësimit të dëmeve është organizuar në dy faza, në përputhje me praktikat standarte ndërkombëtare:

Sipas ministrit, faza e parë është vlerësimi fillestar, ndërsa faza e dytë është vlerësimi i raportit përfundimtar.

Çuçi theksoi se, në fazën e parë, menjëherë pas goditjes fatkeqe të 26 nëntorit, në periudhën 27 nëntor ? 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa, ndërsa faza e dytë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Deklarata e plotë:

Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, më lejoni t?ju informoj për ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në ndërtesat dhe banesat brenda perimetrit të zonës së prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

Sikurse e kemi bërë më dije edhe më herët, procesin e vlerësimit të dëmeve e kemi organizuar në dy faza, në përputhje me praktikat standarte ndërkombëtare:

FAZA I. ? VLERËSIMI FILLESTAR

Në fazën e parë, menjëherë pas goditjes fatkeqe të 26 nëntorit, në periudhën 27 nëntor ? 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa.

Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e ndërtesave dhe banesave që paraqesin rrezikshmëri, dhe të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht, me synim parësor, garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

FAZA II. ? VLERËSIMI I RAPORTIT PËRFUNDIMTAR

Ndërkohë, në 8 dhjetor, filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet.

Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Për këtë qëllim, të dhënat për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, në këtë fazë, janë duke u administruar nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike.

Ky formular i unifikuar shërben si instrumenti bazë për mbledhjen e të dhënave të vlerësimit në Aktin e Konstatimit nga Grupi përkatës i Verifikimit.

Sikurse e kemi njoftuar edhe më herët mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarket Durrës, Tiranë e Lezhë.

Dhe në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar rreth 300 inxhinierë, përfshirë edhe ekspertë e konstruktorë të huaj.

Ndërkohë, këtu përkrah meje kemi një Grup Verifikimi të FSHZH-së (Fondit Shqiptar të Zhvillimit), i cili ka 9 grupe në terren dhe ka marrë si detyrë të verifikojë dëmet e tërmetit në Njësinë 5 në Durrës, në të cilën janë 7580 objekte, prej të cilave deri tani, janë verifikuar rreth 2000 ndërtesa.

Çdo grup verifikimi, ashtu sikurse edhe grupi ynë, përbëhet nga minimumi 2 inxhinierë.

Më herët gjatë ditës së sotshme, ky grup ka kryer verifikimin dhe vlerësimin e dëmtimeve të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku të dhënat dhe informacioni janë administruar nëpërmjët këtij formulari të standartizuar (Akt Konstatimi: Mbi verifikimin ne? terren te? subjekteve te? de?mtuara nga te?rmeti i date?s 26/11/2019).

Të dhënat e mbledhura në formatin e printuar të formularit janë gati të hidhen në sistemin online të administrimit informacionit për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Atëherë, ju ftoj të ndjekim në kohë reale hedhjen e të dhënave nëpërmjet pajisjeve tablet në sistemin online.

Atëherë, ky ishte një demonstrim në kohë reale se si funksionon në mënyrë të integruar, të centralizuar dhe sistematike procesi i elektronik i mbledhjes së të dhënave të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të tërmetit nga grupet e verifikimit në terren dhe qendrës së përpunimit të të dhënave online.

Ngritja e një sistemi të tillë në kohë rekord, vetëm brenda katër ditëve, është një ndihmesë e madhe për ecurinë e procesit të vlerësimit të saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Këto të dhëna do janë edhe baza e informacionit për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet, si një dokument themelor për organizimin e konferencës së donatorëve dhe sigurimin e mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë në procesin e rindërtimit.

 Duke ju faënderuar për vëmendjen, jam i hapur për pyetjet tuaja lidhur më procesin e vlerësimit të dëmeve!

Lajmet e fundit nga