web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasurohen, vjedhin me lezet dhe i japin të dashurat njëri-tjetrit/ Qeveria Rama apo kabineti i miliarderëve?

3 Maj 2019, 11:14, Aktualitet CNA

Shqipëria  është 106 vjet shtet. Përgjatë këtyre viteve shqiptarët kanë njohur vetëm sundime.

Nga lufta në luftë. Dikur sundonin pushtuesit e huaj, më pas komunizmi e tashmë në sundimtarë janë kthyer miliarderët e politikës.

Qeveria Rama, e cila po kontestohet nga Opozita me akuza të rënda për korrupsion dhe vjedhje votash, ndryshe mund të quhet Qeveria e miliarderëve.

Pasuri e patundshme, troje, apartamente, vila, automjete, biznese dhe jo vetëm janë pjesë e pasurisë së ministrave të kabinetit Rama.

Po flasim vetëm për pasurinë e deklaruar, jo atë që e kanë fshehur dhe e kanë shpërndarë e vendosur me emra të tjerë.

Duke llogaritur këtu dhe përfitimet që u jep posti, pa frikë mund të quhen edhe miliarderë të të pasuruar në sajë të pozitave politike që kanë.

Ashtu në kabinetin “Rama 1”, edhe në kabinetin “Rama 2” është shtuar numri i miliarderëve politikë.

Këta të fundit bëjnë sikur qajnë e vajtojnë hallet e të qytetarëve, ndërsa në Shqipëri sa vjen dhe shtohet numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për t’u larguar nga vendi për të gjetur shpëtim nga skamja.

Ndërkohë miliarderët e Qeverisë Rama i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat më të shtrenjta jashtë vendit dhe jo në emigracion për bukën e përditshme.

Miliarderët e Qeverisë shfaqen çdo ditë me propaganda në media për të siguruar edhe ca vite të tjera pushtet si dhe për të shtuar gjithnjë e më shumë pasurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasuritë e Qeveritarëve dhe të paktën këto që kanë deklaruar disave u përllogariten në miliarda.

Si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe të përzgjedhurit e tij ministra, jetojnë në luks të shfrenuar, në Shqipërinë e varfër dhe të papunë.

Pasuria e Kryeministrit Edi Rama

Po e fillojmë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin Opozita thotë se ka 300 milionë lekë të pajustifikura.  Në kohën që u bë Kryeministër, pra në vitin 2013 kishte në pronësi një apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 m2  me vlerë 5.422.100 lekë si dhe një studio artisti Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë.

Si pasuri të përbashkët me bashkëshorten ai thotë se ka një shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, në fshatin Surrel, Komuna Dajt.

Në vitin 2014, në vitin e dytë si kryeministër, Rama ka deklaruar se  ka përfituar 2.173.405 lekë nga paga, ndërkaq ka vijuar të marrë fitime 2 milion lekë të vjetra  nga libri ?Kurbani?. Ndërsa bashkëshortja Linda Rama ka përfituar 8.5 milionë lekë të reja si eksperte.

Deri në vitin 2014 ishte bashkëshortja që kryesonte nga të ardhurat, ndërsa në vitin 2015 kanë ndryshuar pozicionet. Në vitin 2016 e ka marrë bashkëshortja Linda Rama ka deklaruar pagën 3 142 579 lekë që si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.

Në vitin 2017, kryeministri ka deklaruar pagën 2 015 199 lekë, të ardhura nga honoraret, 51 000 lekë, të ardhura nga krijimtaria artisktike/shitje e punëve artistike, 3 894 352 lekë. Ndërsa bashkëshortja ka deklaruar katër burime të ardhurash, nga paga dhe puna si eksperte, 1 849 983 lekë, të ardhura neto nga interesat bankare, 2 394 lekë, të ardhura nga qiradhënia, 2 712 180 lekë, të ardhura nga honorare, 1 241 276 lekë.

Gjithashtu bashkëshortja, ka shtuar pasurinë nga blerja e tokës ullishte me arë me sipërfaqe 2 240 m2 në Surrel dhe vlerë 6 930 000 lekë, blerë për arsye funksionale të terriorit ku është ndërtuar banimi. Gjithashtu ajo deklaron edhe një kredi.

Zëvendës/kryeministri Erion Braçe

Që prej Dhjetorit 2018, Erion Braçe mban postin e Zëvendës/kryeministrit. Braçe, vetëm makina ka blerë më shumë 43 500 euro, nëse llogarisim dhe të bashkëshortes. Një ?ËË Golf 6?  që ka blerë në 2010 i ka kushtuar 17 mijë euro dhe një Mercedes Benz,që ka blerë në vitin 2015 i ka kushtuar 26 500 euro. Këtë fundit e ka shitur në 2017, por siç duket, ia ka lehtësuar punën makina zyrtare.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri Sandër Lleshaj, në deklaratat e pasurisë shihet që edhe pse ka llogari të konsiderueshme bankare, vajza e tij ka përfituar një bursë 7 500 euro në Gjermani. Në vitin 2013, Lleshaj ka deklarur bursën e vajzës më shumën 2 250 euro, ndërsa në 2014, bursa e vajzës shkon në vlerën 7500 euro.

Gjithashtu Lleshaj dyshohet se nuk ka deklaruar një vilë në Gjirin e Lalzit. Deri më tani, ministri ka heshtur për këtë pasuri, edhe pse ofruar fakte nga CNA.al.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi

Blendi Çuçi, i cili është i martuar me ish të dashurën e kryeministrit Rama, është i “mbytur” në pasuri.

Në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka 2 apartamente, ku është bashkëpronar. Gjithashtu ai ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro. Ai është bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë në vitin 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekë, pronar me 100% i një veture tip ?Land Rover Discovery?, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.

Ndërsa në  vitin 2017 Çuçi ka deklaruar llogari bankare, 1.543.874 lekë  depozitë bankare, 543.911 lekë; llogari bankare, 13.755 euro, pagën si ish-ministër, 338.682 lekë, pagën si deputet, 658.185 lekë.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka llogari në SHBA, 149.151 USD dhe 5.183 USD. Po ashtu bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankën ?Intesa San Paolo?, 932 USD dhe pagën si drejtoreshë programesh në SHBA, 129.657 USD. Çuçi ka deklaruar dhe llogarinë e djalit, 20.120 USD.

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali

Edhe Elisa Spiropali, adhuruesja e Skënderbeut nban rekord për pasurinë. Spiropali është përfolur se ka një makinë 100 mijë euro dhe një shpi në Lungomare, por në deklaratat e pasurisë së saj, nuk ekzistojnë të tilla prona.

Sipas deklaratës së pasurisë, kur u vendos në krye të Doganave ajo rezulton të kishte burime të ardhurash pagën prej 2 200 lekësh, 15 mijë euro të kursyera si dhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë.

Në vitin 2014, ajo ka deklaruar të ardhura nga paga 1 332 mijë lekë. Në kohën që është larguar nga drejtimi i doganave, Spiropali ka deklaruar se ka kursyer në total  2.5 milionë lekë. Në vitin 2017 ajo ka deklaruar 10 000 euro të kursyera.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në  shtator të vitit 2017.

Në vitin 2014 Gjonaj  ka deklaruar se ka punuar si eksperte për Fondacionin ?Soros? edhe është paguar 2 025 dollarë, gjithashtu ajo ka deklaruar dhe 7 burime të tjera të ardhurash.

Edhe në vitin 2015, Gjonaj duket se nuk di të ndahet nga llogaritë e shumta bankare që ka. Në Soros rezulton që ka punuar katër vite radhazi. Në vitin 2016 ka deklaruar tetë burime të ardhurash, pa përfshirë ktu të bashkëshortit, i cili edhe ai rezulton i ?mbytur? në llogari bankare.

Ndërsa në vitin 2017 përveç pagës si Ministre e Drejtësisë ajo ka deklaruar dhe të ardhura nga punë të tjera. Kështu ajo ka deklaruar të ardhura nga puna nësi Komisioner Avokati i Popullit, 609 649 Lek

Të ardhura me vlerë 235 824 Lek, Avokati i Popullit si pagesa kalimtare Urdhër Nr.124 datë 26.07.2017.

Të ardhura me vlerë 795 Euro si pagesa espertizë nga OSCE gjatë muajit Mars.

Të ardhura me vlerë 147 560 Lek, nga pagesa espertize për Reformën në Drejtësi si Eksperte pranë Sekretarit Teknik të Komisionit të përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin Soros në Prill 2017.

Të ardhura me vlerë 7 000 Lek nga dieta brenda vendit në pozicionin Ministër i Drejtësisë.

Të ardhura me vlerë 10 000 Lek nga pagesë shërbim telefonik nga pozicioni Avokat i Popullit

Të ardhura me vlerë 51 000 Lek nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Të ardhura me vlerë 42 500 Lek si anëtar e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Eduart Shalsi

Eduart Shalsi, ministri që premtoi se do vidhnin me lezet ka deklaruar se  ka burime të ardhurash, pagën e tij, qiranë nga apartamentet, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar veçmas depozita bankare dhe një sërë pagash që përfitohen nga mësimdhënia.

Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët  në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtonte 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministrja Olta Xhaçka përfshihet mes zyrtareve me të ardhura vetëm nga paga, pa llogaritur këtu përfitimet që i jep posti.

Edhe jo rezulton e “mbytur” në pasuri edhe pse i deklaron në emër të bashkëshortit.

Në deklaratën e vitit 2017, thuhet se bashkëshorti i saj ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas). Po në të njëjtin vit, bashkëshorti z. Artan Gaci, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro.

Ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko

Pandeli Majkon, nëse e krahasojmë me kolegët,  rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama, nëse e krahasojmë me të tjerët.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.

Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.

Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë  që kushton 500 000 lekë./CNA.al

Të panjohurit e Kuvendit/ Pasuria e deputetit që “fle” në seanca

Emrat-Milionerët e Qeverisë/ Qytetarët të zhvatur dhe në varfëri

Nga zonja 5 milionëshe tek ministrja e marrëdhënieve/ “Bluzë-grisura” e Qeverisë nën hetime

Foto-Plas në rrjet/ Degjenerohet Elisa Spiropali

Elisa Spiropali dikur me bluzë “të grisur” sulmonte nga MJAFT/Sot në “ar” kandidon për socialistët

Qeveria e tatëpjetës/ Drejtorë hajdutë bëhen ministra

Foto-Nga bluza e grisur, tek makina luksoze/ Si ka ndyshuar në vite Elisa Spiropali

Video-Elisa e Doganave në krah të ?Skëndërbeut?  

 

Ish-mjaftistja e konvertuar në socialiste/ Zbardhet pasuria e Elisa Spiropalit

Ndryshimet e bujshme në Ministri/ ?Hiqja Lenës, vëja Prenës?





Lajmet e fundit nga