LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga zonja 5 milionëshe tek ministrja e marrëdhënieve/ "Bluzë-grisura" e Qeverisë nën hetime

26 Mars 2019, 13:41, Aktualitet CNA

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka kaluar nëpër një sërë zyrash, me bekimin e kryeministrit Edi Rama. Por, më shumë se për punën e saj ajo mbahet mend për budallallëqet që nxjerr sa herë hap gojën.

Duke tentuar të imitojë Ramën, ajo shpeshherë është kthyer në objekt talljeje nga opinioni publik. Për Spiropalin, Rama është Skënderbeu i kohërave moderne.

Po të kishte mundësi, Spiropali do të transformohej dhe në mashkull, vetëm e vetëm t’i ngjante sa më shumë Ramës, por mjekësia nuk ka arritur deri aty, të paktën jo deri aty se të ndërrojë dhe organin gjenital.

Edhe për gafat Spiropali mban ekskluzivitetin.

” Në mes qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë?, ka thënë Spiropali, vitin e shkuar, gjatë një seancë parlamentare, duke lënë të kuptohet se nuk e ka shumë parasysh flamurin kombëtar.

Ditë më parë, një tjetër gafë e Spiropalit u bë virale, në media dhe në rrjete sociale. Gjatë një emisioni televiziv, Spiropali u shpreh se Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare.

Mbi Spiropalin rëndojnë një sërë akuzash të ngritura nga Partia Demokratike. PD ndryshe e thërret Spiropalin, “zonja 5 milion euro”.

Sipas selisë, blu postin në dogana, Spiropali e ka shfrytëzuar për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme.

Sipas PD, Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se me çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro si dhe nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë.

Denoncimi më i fundit që është bërë nga PD në adresë të adhurueses së Ramës, ka lidhje me një kompani private që është krijuar nga vëllai i saj, në kohën kur ajo mori drejtimin e doganave.

Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i ministres, që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave, krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra.

Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Sipas PD, për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014.

Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit.

Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh.

“Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë. Këto janë afera penale që kërkojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot është angazhimi i Inspektoratit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror?, ka deklaruar më herët ish deputetja e PD, Jorida Tabaku.

CNA.al ka bërë një vëzhgim në deklaratat e pasurisë së Spiropalit, sipas të dhënave të Open Spending Albania, mirëpo nuk rezulton as makina 100 mijë euroshe dhe as shtëpia në Lungomare.

Sipas deklaratës së pasurisë, kur u vendos në krye të Doganave ajo rezulton të kishte burime të ardhurash pagën prej 2 200 lekësh, 15 mijë euro të kursyera si dhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë.

Në vitin 2014, kur kishte kaluar një viti në krye të Doganave ajo ka deklaruar të ardhura nga paga 1 332 mijë lekë. Në kohën që është larguar nga drejtimi i doganave, Spiropali ka deklaruar se ka kursyer në total  2.5 milionë lekë.

Në vitin 2017 ajo është zgjedhur deputete nën siglën e PS dhe në deklaratën fillestare në të njëjtin vit ajo ka deklaruar ka 10 000 euro të kursyera.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar një shumë rreth 80 000 lekë gjendje nga pagat si dhe 3 000 euro të kursyera, ndërkohë që ka shitur edhe një makinë me vlerë 30 000 euro.
Në media është raportuar se Inspektori i Përgjithshëm,   ka urdhëruar menjëherë fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private të Elisa Spiropalit.

Hetime ndaj Spiropalit raportohet se kanë nisur edhe nga Prokuroria.

CNA.al po sjell më poshtë deklarimin e pasurisë ndër vite të Ministres së marrëdhënive me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deklaratat e pasurisë ndër vite

Viti 2013

Gjendja cash, kursime ndër vite, 15 000 euro.

Të ardhura të përfituara ndër vite nga angazhimet: Lanser & Kubitsche (Firmë ligjore Neës York 2005 – 2006.); Lëvizja ‘Mjaft’, 2006-2009; Instituti “”Agenda””; Universiteti ‘Ufo’. Totali i të ardhurave 35 000 euro

Pronare me 100 % e një makine tip ‘Opel’ e vitit 2004, blerë me kursime ndër vite, vlera 200 000 lekë.

Makinë tip ‘Mini Cooper’ në përdorim ( e regjistruar në emrin e një personi tjetër).

Viti 2014

Të ardhura nga paga neto vjetore në Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 1 332 580 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet neto vjetore në Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 655 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 2 582 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, llogari e lidhur me pagën, 268 057 lekë.

Gjendja cash, 15 000 euro.

Shpenzime për blerjen e një makine tip ‘Mercedes Benz’, blerë në 06.10.2014 sipas kontratës së shitblerjes me të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 600 000 lekë.

Viti 2015

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page (01.01.2015 – 11.03.

2015), 2 292 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, (01.01.2015 – 11.03.

2015), 232 738 lekë.

Gjendje e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, nga pakësimi i gjendjes cash, 10 000 euro.

Gjendja cash, 5 000 euro

Deklarata fillestare para vitit 2017

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 87 509.95 lekë.

Gjendja cash, 10 000 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, ( e përbashkët me bashkëshortin), marrë më 14.04.2016, 1 120 000 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 783 867.51 lekë.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 09.10.2017, 34 069 lekë.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 12.102017, 47 698.80 lekë.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.09.2017, shtesë nga shitja e automjetit, 951 200 lekë.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, të ardhura nga kontrata e shitjes së automjetit më 28.06.2017, (likuiduar 950 000 lekë banka), 30 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, gjendja cash shtuar me 3 000 euro.

Të ardhura nga paga si anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, 346 800 lekë.

Bashkëshorti, Z. Salarjon Totaj, të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës ‘Alb Gaz” sh.a, 197 537 lekë.

Deklarata e vitit 2017

Të ardhurat si deputete, 436 557 lek

Llogari bankare, 34.014,91 lekë.

Gjendje cash shtuar me 2 000 euro.

Karte krediti, pa shlyer 1 498 euro.

Shëprblim si pjesëmarrës në Këshillin  mbikqyrës ALBgaz, 239 089,00 lekë.

Llogari bankare, 24,062,36 lekë.

Llogari Bankare, 47,248,80 lekë.

Llogari bankare, 565,96 lekë.

Shtuar gjendja cash, 500, 000.00 lekë

Kredi bankare, në shumën  112 0000.00 lekë  për 84 muaj.

Kartë krediti ku ka pashlyer  1488 euro.

Foto-Nga bluza e grisur, tek makina luksoze/ Si ka ndyshuar në vite Elisa Spiropali

Ish-mjaftistja e konvertuar në socialiste/ Zbardhet pasuria e Elisa Spiropalit

Lajmet e fundit nga