LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyri në Qeveri dhe i bleu djalit makinë/ Pandeli Majko më i varfëri i Ekzekutivit

3 Prill 2019, 15:24, Aktualitet CNA
Hyri në Qeveri dhe i bleu djalit makinë/ Pandeli Majko më i

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko,pothuajse i vetmi zyrtar i Qeverisë që  shquhet për mendimin e tij origjinal dhe të pavaruar.

Në mjaft debate, jo pak të nxehta ai ka dalë hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve të tij.

Kujtojmë se ai ka dalë kundër Ramën për  shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Majko nuk ka marrë pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar.  Përpara se të niste votimi, Majko është larguar nga parlamenti pasi u tha se ka pasur një debat me kryeministrin Rama.

Gjithashtu ai ka dalë edhe kundër idesë për të ngritur kampe refugjatësh në vendin tonë.

Muajin e shkuar Ministri për Diasporën, Majko tha, në studion e Zërit të Amerikës, se kishte rezervat e tij për mënyrën se si kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtij televizioni në lidhje me investigimin për blerjen e zgjedhjeve.

Janë të gjitha këto raste, që vërtetojnë se Majko është një zë ndryshe në PS.

CNA.al do të sjellë pasurinë e tij, sipas të dhënave të Open Spending Albania, por pa anashkaluar edhe karrierën e tij.

Karriera e tij politike ka kulmuar në vitet 1998-1999 kur  mori postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002.  Gjithashtu Majko, ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 ? 1998. Sot është Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Sa i përket pasurisë, Pandeli Majko rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.

Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.

Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë  që kushton 500 000 lekë.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 793 434 lekë

Qira banese në vlerën 15 600 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 418 956 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro për blerjen e një shtëpie.

Detyrime të paguara në vlerën -284 524 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000 lekë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 877 009 lekë.

Qira banese në vlerën 15 600 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 218 853 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro për blerjen e një shtëpie.

Blerë veturë në vlerën -6 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -284 524 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 154 250 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës së deklaruara për vitet 2010-2014, 58 320 euro.

Të ardhura nga shitja e autoveturës, 2 000 euro.

Kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer 3 044 387 lekë, principali 5 milionë lekë, marrë në 2003.

Detyrim për blerjen e banesës, detyrimi financiar i pashlyer 42 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2 164 532 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 848 517 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 881 571 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -16 630 euro për blerje banese.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 2 154 567 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.

Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro, kësti i tretë i blerjes së banesës.

Shlyer në vitin 2016 -2 848 517 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 2 629 594 lekë.

Viti 2017

Të ardhura me vlerë 456 693 Lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, gjatë periudhës Shtator-Dhjetor.

Të ardhura neto me vlerë 1 360 Euro nga qiraja e banesës së deklaruar sipas kontratës me datë 17.01.2018, në bashkëpronësi me bashkëshorten

Të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës sipas kontratës me datë 22.12.2017.

Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse me vlerë 400 Euro në Bankën Credins, për depozitimin e të ardhurave që vijnë nga qiradhënia e apartamentit në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse me vlerë 700 000 Lek në Bankën Kombëtare Tregtare, për derdhjen e shumës të përftuar nga shitja e autoveturës të bashkëshortit.

I biri, pagesë me vlerë 500 000 Lek për blerjen e një autoveture me kursimet e prindërve, sipas kontratës me datë 28.07.2017.

Shlyer shuma prej 2 331,667 Lek për kredinë me vlerë 5 000 000 Lek të disbursuar në datë 16.01.2003./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga