LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga "Mjaft"-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

23 Mars 2019, 09:21, Aktualitet CNA
Nga "Mjaft"-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres

Në shtator të vitit 2017, kryeministri Edi Rama, firmosi emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, duke e zhvendosur kështu nga drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Në anën politike, Xhaçka duket se ka pasur fat, duke pasur parasysh postet që ka mbajtur. Por, “fati” duket se e ka ndjekur dhe në  aspektin e pasurisë, sidomos pas martese.

CNA.al do të hedhë dritë mbi pasurinë e kabinetit qeveritar, por pa lënë mënjanë atë profesional.

Kujtojmë se Olta Xhaçka nga një aktiviste e “Mjaft’,  për të vijuar më pas  në G-99 e Erion Veliajt, depërtoi me sukses në Partinë Socialiste, madje duke mbajtur pozicione kyçe.

Kështu në vitin 2009 Xhaçka u bë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 u zgjodh përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej vitit 2010, Xhaçka është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste.

Sa i përket pasurisë, në rastin e Xhaçkës, duket se ka vlejtur shprehja që e dëgjojmë çdo ditë rëndo, “paç një fat të mirë”.

Fjala është për bashkëshortin e saj Artan Gaçe, i cili rezulton i “mbytur” në pasuri.

Në deklaratën e vitit 2017, thuhet se bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, Z. Artan Gaci, ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas).

Po në të njëjtin vit, bashkëshorti z. Artan Gaci, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro.

Deklarata e pasurisë në vite

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 660 234 lekë.

Blerë makinë tip Nissan në vlerën -16 400 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -19 000 euro si parapagim për blerjen e një ap. banimi në Tiranë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Deputet në vlerën 2 440 196 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputete, 2 564 825 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe dieta si deputet, 2 550 113 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si deputet, 2 533 084 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga të prapambetura, 1 387 039 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga qiraja e një objekti dhënë kompanisë ?Vodafon?, 61 614 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga shitja e veturës, 2 100 000 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë bankare, 27 500 euro, transferuar nga bashkëshorti.

Gjendja e llogarisë depozitë bankare, 45 220 euro, transferuar nga bashkëshorti nga të ardhurat nga qira objekti.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe dieta si deputet, 2 528 836 lekë.

Në proces marrje kredie për shlyerjen e detyrimeve sipas kontratës së blerjes së një ap. banimi 2+1 në Tiranë, për të cilën ka parapaguar 19 000 euro në vitin 2012.

Viti 2017

Të ardhura me vlerëë 259 300 Lekë nga paga si Ministre, për periudhën Mars-Prill 2017.

Të ardhura me vlerë 437 994 Lekë nga paga si Ministre e Mbrojtjes gjatëë periudhës Shtator-Dhjetor 2017.

Të ardhura me vlerë 575 436 Lekë si Deputete në Kuvendin e Shqipërisë gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2017.

Të ardhura me vlerë 20 910 Lekë nga honoraret nga mbledhjet e Komisioneve gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2017.

Të ardhura me vlerë 25 398 Lekë si kryetare e Këshillit Administrativ në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga Funksioni datë 9 shtator 2017, të ardhura me vlerë 1 395 334 Lekë nga paga si deputet gjatë periudhës Janar-Gusht 2017, sipas deklaratës të lënies së detyrës në 19.09.2017.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, të ardhura me vlerë 411 012 Lekë nga funksioni deputet për periudhën Shtator-Dhjetor si dhe nga paga në kompaninë AG TCC.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, të ardhura me vlerë 2 846 880 lekë nga qiradhënia e dyqanit kundrejt Vodafone Albania, periudha Janar-Shtator 2017.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017. të ardhura me vlerë 756 000 Lekë nga qiradhënia e dyqanit kundrejt shoqërisë Balkan Sport, periudha Janar-Shtator 2017

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017. të ardhura nga qiraja e dyqanit me vlerë 1 601 320 Lekë, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

Zonja Xhacka, Kontratë me kompaninë Agicons Sh.p.k për blerjen e një apartamenti banimi 2 plus 1 në Tiranë, deklaruar më parë. Subjekti deklaron se është në proces marrje kredie dhe nuk ka bërë asnjë pagesë gjatë vitit 2017.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, Z. Artan Gaci, ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas).

Bashkëshorti Z. Artan Gaci, Sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017 : shtesë me 2 025 000 Lekë ose 15 000 Euro në llogarinë e shoqërisë AG. TCC Sh.p.k gjatë periudhës Janar-Shtator 2017.

Bashkëshorti Z. Artan Gaci Sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017 ka shitur automjetin Toyota me vlerë 45 000 Euro ose 6 075 000 Lekë, sipas kontratës së shitjes me datë 05.05.2017.

Bashkëshorti Z. Artan Gaci sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro ose 11 911 764 Lekë, sipas kontratës së blerjes më datë 14.07.2017.

Automjeti është blerë me të ardhurat nga shitja e automjetit të mëparshëm tip Toyota (45 000 Euro) dhe kredi bankare marrë pranë Intesa San Paolo me vlerë 50 000 Euro ose 6 750 000 Lekë.

Bashkëshorti, Sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, shlyer shumë prej 7 231,07 Euro për kredinë e mbartur nga viti 2016 në Intesa San Paolo Bank, nga të cilat 5 407 Euro u shlyen gjatë periudhës Janar-Shtator 2017 dhe 1 824,07 Euro gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2017. Gjendja e detyrimit të mbartur nga viti 2016 ishte 25 473 Euro dhe gjendja e mbetur e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 18 242 Euro.

Bashkëshorti, sipas deklaratës së tij personale pas largimit nga funksioni datë 9 shtator 2017, shlyer shuma prej 3 081,56 Euro për kredinë e marrë për blerje automjeti tip Land Rover pranë Intesa San Paolo, nga të cilat 780 Euro janë shlyer deri në Shtator 2017 dhe 2 301,56 Euro gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2017. Gjendja e mbetur detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 46 918 Euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga