Connect with Us

Të panjohurit e Kuvendit/ Pasuria e deputetit që “fle” në seanca

Aktualitet

Të panjohurit e Kuvendit/ Pasuria e deputetit që “fle” në seanca

Publikuar

-

Kuvendi i Shqiperise, seancat plenare

Deputetët, ata që quhen përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të qytetarëve, zotërojnë pasuri marramendëse, si apartamente, biznese, toka, llogari bankare dhe automjete.

Gjithashtu ata përfitojnë disa paga dhe honorare. Ndërkaq kemi deputetë që vetëm familja i njeh dhe askush tjetër, pasi në Kuvend nuk i kemi parë dhe dëgjuar të flasin.

Thjesht i shohim në rresht me grupin, që hyjnë e dalin në Kuvend sa për të marrë pagat.

Kështu përveç rrogës mujore, mbi 1 milion lekë, ata gëzojnë dhe të drejtën e marrjes së dietave gjatë aktivitetit të mandatit të tyre. Saktësisht paga neto e një deputeti në Shqipëri është 119 460 lekë.

Në bazë të ligjit 8550, neni 14,  deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

Me pak fjalë, përfitimet e deputetëve janë të shumta, por qytetarët çfarë përfitojnë prej tyre?

Një nga deputetët që nuk e kemi parë dhe dëgjuar të flasë në Kuvend është edhe deputeti socialist Arben Kamami, i cili është i zgjedhur nga Qarku i Elbasanit.

Deputeti i PS, Arben Kamami
Deputeti i PS, Arben Kamami

Nëse nuk do të identifikohej me foto në faqen zyrtare të Parlamentit, dyshohet se as qytetarët e Qarkut që përfaqëson nuk do ta njihnin.

CNA.al ka bërë një vëshgim mbi pasurinë e deklaruar prej tij, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

 Fillimisht në vitin 2003 deputeti Arben Kamami deklaron vetëm një shtëpi banimi në emër të prindërve që kushton vlera 3 000 000 lekë, si dhe një autoveturë.

Ndërsa në pasurinë e deklaruar para se të hynte në Kuvend, në vitin 2013, ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 95.5 m2 blerë nga bashkëshortja në vitin 2011 me kursime familjare, vlera 4 775 000 lekë, një autoveture tip “VW Tiguan”, blerë me të ardhura ndër vite, vlera 26 700 euro si dhe një  autoveture “Ford Fiesta”, e bashkëshortes që ka kushtuar 13 200 euro.

Ndërsa përgjatë viteve 2014-2017 ai ka deklaruar një sërë llogari bankare në emër të tij dhe bashkëshortes.

Të ardhurat e deputetit Kamami kanë qenë nga puna si mjek, bashkë me bashkëhorten, nga qënia anëtar i Këshillit Bashkiak Elbasan, si Prefekt i Elbasanit, si pedagog dhe në fund si deputet.

18 llogari bankare ka deklaruar Kamami së bashku me bashkëshorten në vitet 2014, 2015 dhe 2016,  ku shifra më e madhe e lëvizur shkon në 40 mijë euro.

Ajo çfarë bie në sy është një lojë e bëra me llogaritë, diku hiq para e diku shto.

Në vitin 2017, Arben Kamami ka deklaruar shpenzime për shlyerjen e kredisë, shuma 310 648 lekë.

Viti 2003 (deklarimi fillestar)

Shtëpi banimi me sip. 100 m2 në Elbasan, vlera 3 000 000 lekë, shtëpia e prindërve.

Pronar i një autoveture tip ‘Fiat’ blerë me të ardhurat personale, vlera 1 180 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarimi fillestar)

Shtëpi banimi me sip. 140 m2 në Elbasan, hipotekuar në emër të prindërve.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, pronare e një ap. banimi me sip. 95.5 m2 blerë në vitin 2011 me kursime familjare, vlera 4 775 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat ndër vite, 36 227 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat ndër vite, 561 798 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat ndër vite, 200 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat ndër vite, 50 000 lekë.

Kredi bankare, kredi konsumatore në një bankë të nivelit të dytë marrë më 09.10.2013, detyrimi financiar i mbetur pashlyer, 874 996 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat familjare ndër vite, 2 329 697 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat familjare ndër vite, 2 110 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga të ardhurat familjare ndër vite, 20 162 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 366 900 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, garantuese e një kredie marrë nga një person i tretë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, marrë hua në vlerën 20 000 dollarë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘VË Tiguan’, blerë me të ardhura ndër vite, vlera 26 700 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, pronare me 100 % e një autoveture ‘Ford Fiesta’, 13 200 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, bono thesari në Bankën e Shqipërisë (kursime familjare ndër vite 3 000 000 lekë; trashëgimi nga prindërit dhe 20 000 dollarë dërguar nga motra në SHBA), 12 210 000 lekë.

Viti 2013

 Të ardhura nga paga janar – 8 tetor 2013.

Të ardhura neto janar – 8 tetor 2013 nga mësimdhënia në Fakultetin e Infermierisë.

Të ardhura janar – 8 tetor 2013 si anëtar i Këshillit Bashkiak, Elbasan.

Të ardhura nga paga për vitin 2013 si prefekt i qarkut Elbasan, 229 809 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare në vitin 2013, 87 753 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura neto janar – 8 tetor 2013, Bashkia Elbasan.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura si pedagoge nga Fakulteti i Infermierisë, janar – 8 tetor 2013.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura neto nga paga e vitit 2013 si drejtoreshë në Qendrën Sociale Balashe, 159 600 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë (shtuar me 83 700 lekë nga interesat bankare dhe 2 350 000 transferuar në 23.12.

2013), 2 483 700 lekë.

2) Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të parë, 405 850 lekë. (Gjendja më 30.09.2013 ishte 561 797 lekë por më 13.11.2013 janë tërhequr 161 000 lekë ndërkohë që interesat e fituara nga llogaria e kursimit deri më 23.12.2013 janë 4 053 lekë).

Kredi bankare në shumën 1 000 000 me afat 36 muaj, fillon më 22.05.2013 – 17.05.2016, me këst mujor 31 336.37 lekë. Detyrimi i shlyer 202 024.5 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer 797 975.5 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë. (Më 19.12.2013 janë shtuar 131 045 lekë nga interesat të depozitës së deklaruar më parë, janë tërhequr 110 742.6 lekë më 23.12.2013 dhe janë transferuar te Arben Kamami më 23.12.2013, 2 350 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura neto nga paga si prefekt i qarkut Elbasan, 1 021 094 lekë.

Të ardhura nga paga si mjek me kohë të pjesshme pranë Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli”, Elbasan, 162 792 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura nga paga si drejtoreshë e Qendrës Sociale Balashe, 641 059 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura nga paga si presidente e Urdhrit të Infermierit të Qarkut Elbasan, 292 500 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 72 120 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 457 100 lekë. (Më 18.08.2014 janë tërhequr 83 700 lekë dhe janë shtuar 57 100 lekë nga interesi vjetor).

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 312 118 lekë. (Më 19.05.2014 janë tërhequr 100 000 lekë dhe më 13.05.2014 janë tërhequr 2 300 lekë ndërsa janë shtuar interesat vjetore në vlerën 8 568 lekë.

Gjendja e depozitës së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro, pas tërheqjes më 18.08.2014 të 200 eurove.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 lekë, pas tërheqjes më 06.05.2014 në vlerën 80 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.91 euro. (Më 15.08.2014 janë transferuar 40 000 euro. më 18.08.2014 ka marrë pjesë në ankandin e bonove 2-vjeçare në euro në vlerën 40 000 euro).

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 940 euro. (Më datë 27.06.2014 janë tërhequr 10 000 euro. Më 30.06.2014 janë tërhequr 10 000 euro dhe janë transferuar 8 200.81 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 1 000 000 lekë me afat 36 muaj (22.05.2013-17.05.2016.) dhe këst mujor 31 033 lekë. Detyrimi i shlyer 376 036.44 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer 502 060.84 lekë.

Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 591 lekë. (Më 01.08.2014 janë transferuar nga BSH në llogari 5 106 251 lekë. Më 12.08.2014 janë transferuar 102 000 lekë. Më 13.08.2014 pjesëmarrje në obligacione 5 000 000 lekë. Më 18.08.2014 interes nga obligacionet 50 829 lekë. Më 19.08.2014 tërheqje në vlerën 50 000 lekë. Komisione gjithsej 5 150 lekë).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro. (Më 27.06.2014 tërheqje 10 000 euro. Më 30.06.2014 tërheqje 9 352 euro, penalitet 810 euro).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë – 2 euro. (Më 30.06.2014 shtesë 8 281 euro transferuar nga Arben Kamani + interesa 184 euro. Më 02.07.2014 tërheqje 8 465 euro).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 72 238 lekë. (Më 20.06.2014 pagë 81 000 lekë. Më 30.07.2014 tërheqje 81 000 lekë. Më 11.2.2014 shtesë me kalimin e pagës 72 120 lekë).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 000 euro. (Më 11.07.2014 derdhje në llogari 48 000 euro të tërhequra nga një tjetër bankë. Më 15.08.2014 transferuar te Arben Kamami 40 000 euro).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në Bankën e Shqipërisë, 0 lekë. (Gjatë vitit ka pasur shtim në llogari nga interesat bankare dhe tërheqje ndërkohë që më 31.07.2014 janë transferuar në llogari nga një bankë e nivelit të dytë, 5 106 251 lekë. Janë riinvestuar në bono thesari 2 200 000 lekë më 13.02.2014 dhe 5 010 000 lekë më 31.07.2014.).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare me afat 6 muaj në një bankë të nivelit të dytë, 710 322 lekë. (Gjatë vitit ka shtesa nga interesat bankare dhe pakësim nga tatimet).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare me afat 6 muaj në një bankë të nivelit të dytë, 150 000 lekë. (Gjatë vitit ka shtesa nga interesat bankare dhe pakësim nga tatimet).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare me afat 6 muaj në një bankë të nivelit të dytë, 506 543 lekë. (Gjatë vitit ka shtesa nga interesat bankare dhe pakësim nga tatimet).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 294 lekë. (Gjatë vitit ka pasur xhirime apo tërheqje në llogari).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 500 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 31 euro.

Viti 2015

Të ardhura neto nga paga si prefekt i qarkut Elbasan, 1 027 488 lekë.

Të ardhura nga paga si mjek me kohë të pjesshme pranë Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli”, Elbasan, 153 756 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura nga paga si drejtoreshë e Qendrës Sociale Balashe, 641 940 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura nga paga si presidente e Urdhrit të Infermierit të Qarkut Elbasan, 255 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 49 380 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë. (Më 26.01.2015 kanë kaluar në llogari rrjedhëse 2 397 914 lekë dhe janë zbritur interesat e paguar në advancë në vlerë 59 185 lekë).

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, 136 368 lekë. (Gjatë vitit ka pasur lëvizje në llogari nga e cila paguhet edhe një kredi në vlerën 50 000 lekë.

Gjendja e depozitës në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro. (Më 22.07.2015 janë tërhequr 3 600 euro dhe janë transferuar në llogari kursimi 4 424 euro ndërsa 35 euro ishin interesat vjetore).

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë 4 444 euro. (Më 22.07.2015 shtesë nga një transfertë në vlerën 4 424 euro + 20 euro interesat vjetore).

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.66 euro. (Gjatë vitit ka pasur 2 shtesa në vlerën e 700 eurove secila nga kuponi i obligacioneve dhe tërheqje nga llogaria).

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 140 548 lekë. (Llogaria është shtuar me 1 027 488 lekë nga paga; pakësuar me 262 600 lekë për pagesën e kësteve të kredisë; pakësuar më 26.01.2015 me 2 499 914 lekë që janë transferuar në llogari të tjera dhe 2 503 680 lekë që janë përdorur për pagesën e këstit të parë sipas kontratës për blerje ap.. Më 28.01.2015 janë shtuar 3 500 000 lekë nga një kredi ndërsa janë pakësuar 72 340 lekë si shpenzime të kredisë dhe 475 802 lekë për mbylljen e kredisë ekzistuese. Më 30.01.2015 është shtuar llogaria me 50 000 lekë transfertë nga një llogari tjetër dhe pakësuar me 3 000 000 lekë që kanë kaluar në ‘Konald’ sh.p.k për pagesën e këstit të dytë sipas kontratës për blerje ap.).

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 1 000 000 lekë me afat 36 muaj (22.05.2013-17.05.

2016) dhe këst mujor 31 333 lekë. Detyrimi i shlyer 31 336 më 17.01.2015 lekë (kësti i muajit janar) dhe më 29.01.2015 shlyerja para kohe e vlerës 474 071 lekë duke shlyer plotësisht detyrimin.

Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, 800 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë 3 500 000 lekë me afat 240 muaj (28.01.2015 – 25.01.

2035) dhe këst mujor 21 024 lekë. Detyrimi i shlyer, 231 278 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 392 104 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare, 399 lekë. (Gjatë vitit llogaria ka pasur shtesa nga interesat e bonove, kuponi i obligacioneve dhe pakësim nga detyrimet tatimore dhe transferimet në llogarinë e Arben Kamamit).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 49 420 lekë. (Gjatë vitit janë tërhequr nga llogaria 72 200 lekë dhe janë shtuar 49 380 lekë, paga nga universiteti “Aleksandër Xhuvani”.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në Bankën e Shqipërisë, 0 lekë. (Më 12.02.2015 janë riinvestuar në bono thesari 2 200 000 lekë, janë përfituar 80 346 lekë interesa që janë transferuar në një bankë të nivelit të dytë dhe janë pakësuar 12 242 lekë nga tatimet. Më 30.07.2015 janë riinvestuar në bono thesari 5 010 000 lekë, janë përfituar 155 747 lekë interesa që janë transferuar në një bankë të nivelit të dytë dhe janë pakësuar 23 362 lekë nga tatimet).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 721 522 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 150 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 514 537 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës së lirë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 670 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 500 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 31 euro.

Shpenzime për blerje ap. Sipas kontratës së sipërmarrjes me sip. 109 m2, i pahipotekuar, vlera 5 503 680 lekë. (Për pagesën e ap. janë tërhequr 3 000 000 lekë nga një bankë e nivelit të dytë dhe 2 503 680 janë transferuar).

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Prefekt i Qarkut, Elbasan, 1 021 887 lekë.

Të ardhura neto nga paga si mjek me kohë të pjesshme pranë Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli”, Elbasan, 150 960 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura nga paga si drejtoreshë e Qendrës Sociale Balashe, 883 710 lekë.

Të ardhura bruto si shpërblim vjetor si presidente e Urdhrit të Infermierit të Qarkut, Elbasan, 325 000 lekë.

Të ardhura neto nga paga si lektore e jashtme në Universitetin e “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 76 500 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, (shtuar me interesa dhe pakësuar me tatime 1 772 lekë), 138 140 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, (shtuar me interesa dhe pakësuar me tatime 18 euro), 4 458 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 251 lekë.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 0.56 euro. (Më 18.05.2016 është maturuar obligacioni me vlerë 40 000 euro, janë shtuar interesat 1 400 euro dhe pakësuar tatimet 210 euro ndërsa më 02.12.2016 është rinvestuar në obligacione vlera 40 000 euro).

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 9 217 lekë. (Gjatë vitit është shtuar në llogari paga 1 021 887 lekë, është pakësuar llogaria me 305 786.60 lekë nga pagesa e kësteve të kredisë dhe me 847 432 lekë pas një tërheqje.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 124 660 lekë. (Gjatë vitit është shtuar vlera 150 960 lekë, pagë nga Qendra Spitalore ‘Xhafer Kongoli”, Elbasan).

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë 3 500 000 lekë, marrë më 28.01.2015 me afat 20 vjet. Detyrimi i shlyer, 305 786.60 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 296 874 lekë.

Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 109 lekë. (Më 11.02.2016 llogaria është shtuar me 2 188 658lekë nga maturimi i bonove të thesarit nga BSH, më 15.02.2016 dhe 15.08.2016 me nga 165 500 lekë nga kuponët e obligacionit, më 18.02.02106 me 2 110 200lekë transferuar nga një depozitë ndërsa më 18.02.2016 është pakësuar me 4 435 000 lekë pas transferimit në një llogari tjetër dhe me 140 000 lekë pas një tërheqje).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë, pas transferimit të vlerës 2 110 200 lekë në llogarinë bankare po në të njëjtën bankë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 76 521 lekë. (Llogaria është pakësuar fillimisht me 49 400 lekë nga një tërheqje dhe shtuar me 76 500 lekë nga paga nga Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani”).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 994.56 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 630 995 lekë. (Gjatë vitit llogaria është pakësuar fillimisht 4 435 000 lekë transferuar në një llogari tjetër dhe me 4 400 000 lekë investuar në obligacione. Ndërsa janë shtuar 596 200 lekë si kthim fondesh Pro Rate, pakësuar 43 743 për pagesë kuponi dhe 37 000 lekë pas një tërheqje. Vlera totale e obligacionit të RBAL është 3 803 800 lekë.)

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë në Bankën e Shqipërisë, 0 lekë. (Vlera 5 010 000 lekë e përfituar nga maturimi i bonove të thesarit është riinvestuar ndërsa interesi i përfituar prej 39 848 lekësh ka kaluar në një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 731 821 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 150 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 6 muaj, 521 336 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës së lirë në një bankë të nivelit të dytë, 7 329 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 91 516 lekë. (Llogaria është shtuar me 883 710 lekë nga paga nga Qendra Sociale Balashe, me 39 848 lekë nga interesat e bonove të thesarit ndërsa është pakësuar me 856 483 të tërhequra për shpenzime gjatë vitit).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 64 500 lekë. (Llogaria është shtuar me 276 250 lekë nga paga e UISH dhe pakësuar me 275 500 lekë pas një tërheqje).

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, 500 euro. Detyrimi i pashlyer, 31 euro.

Viti 2017

Të ardhura neto nga paga si Prefekt i qarkut Elbasan për vitin 2017 dhe shpërblim për largim nga funksioni, 552 568 lekë.

Të ardhura neto nga paga, honorare dhe dieta si deputet, 699 806 lekë.

Të ardhura neto nga paga si mjek me kohë të pjesshme pranë Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli”, Elbasan, 89 467 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura neto nga paga si drejtoreshë e Qendrës Sociale Balashe, 939 771 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura bruto si shpërblim vjetor si presidente e Urdhrit të Infermierit të Qarkut Elbasan, 331 500 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, të ardhura neto nga paga si lektore e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 76 968 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit në First Investment Bank, shtesë nga interesat dhe pakësim nga tatimet në vlerën 382 lekë, gjendja totale në fund të vitit, 139 024 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit në First Investment Bank, shtesë nga interesat dhe pakësim nga tatimet në vlerën 10 euro, gjendja totale në fund të vitit, 4 473 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Raiffeisen Bank, shtesë me vlerë 201 110 lekë më 13.07.2017 dhe pakësim nga komisionet bankare dhe nga tërheqja e shumës 200 000 lekë më 27.07.2017. Gjendja totale në fund të vitit, 210 lekë.

Gjendja e llogarisë në Raiffeisen Bank, shtesë nga kuponi i obligacioneve dhe pakësim nga komisionet, gjendja 241 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Fibank, shtesë nga paga 939 033 lekë dhe pakësim 789 033 lekë pas tërheqjes për pagesën e kredisë. Gjendja totale në fund të vitit, 141 000 lekë.

Gjendja e llogarisë në BKT shtesë 114 370 lekë pas pagesës nga Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” dhe pakësim me 39 030 lekë. Gjendja totale në fund të vitit, 0 lekë.

Kredi bankare në Fibank marrë më 28.01.2015 në shumën 3 500 000 lekë e cila maturohet më 25.01.2035. Detyrimi i shlyer për vitin 2017 është 310 648 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 197 926 lekë.

Kartë krediti në bankën First Investment Bank në vlerën 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë në Fibank shtesë nga kuponi i obligacionit 331 000 lekë, pakësim 332 850 lekë për të paguar këstin e kredisë. Gjendja totale në fund të vitit, 259 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë në Raiffeisen Bank, shtesë 76 970 lekë nga honoraret, pakësim pas tërheqjes në shumën 124 523 lekë. Gjendja në fund të vitit, 28 969 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë në Raiffeisen Bank, pakësim për komisionet 24 euro, gjendja në fund të vitit 7 971 euro.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë në Raiffeisen Bank, shtesë 81 554 lekë dhe pakësim 14 933 lekë. Gjendja totale në fund të vitit 703 616 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës në Veneto Bank me afat 6 muaj, shtesë nga interesat vjetore dhe pakësim nga komisionet, gjendja 736 806 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës në Veneto Bank me afat 6 muaj, shtesë nga interesat vjetore dhe pakësim nga komisionet, gjendja 524 887 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e depozitës në Veneto Bank, shtesë nga interesat vjetore dhe pakësim nga komisionet, gjendja 8 352 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë bë BKT, shtesë nga paga vjetore nga Qendra Sociale Balashe dhe nga interesat e bonove të thesarit në vlerën 1 031 306 lekë dhe pakësim pas tërheqjes në vlerën 1 118 900 lekë. Gjendja totale në fund të vitit, 3 923 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, gjendja e llogarisë Credins, shtesë nga paga në UISH në vlerën 306 000 lekë dhe pakësim pas tërheqjes, në vlerën 290 000 lekë. Gjendja totale në fund të vitit, 80 500 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Duka, kartë krediti në First Investment Bank në vlerën 500 euro.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë për vitin 2017, shuma 310 648 lekë./ CNA.al

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE