300 milionë lekë të pajustifikuara?/ Si dhe sa është shtuar pasuria e Ramës, në mandatin e parë – CNA
Connect with us

Aktualitet

300 milionë lekë të pajustifikuara?/ Si dhe sa është shtuar pasuria e Ramës, në mandatin e parë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, është një nga politikanët më të përfolur në lidhje me pasurinë.

Ai shpesh është akuzuar nga Opozita se ka fshehur pasurinë. PD pretendon se Rama ka 300 milionë lekë të pajustifikuara, ndaj i ka bërë thirrje ILDKPKI që t’i hetojë pasurinë.

“Në vitin 2013, para marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion lekë për ndërtimin e vilës, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet prej 80 milionë lekë që kishte deklaruar gjendje çifti Rama më 2011-ën. Është e pashpjegueshme sesi në 2013-ën, pasi ndërtoi vilën, pasuria e deklaruar e çiftit kryeministror rezulton të jetë shtuar, duke deklaruar gjendje 92 milionë lekë. Është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeminstrit të Shqipërisë”,”, thuhet në deklaratën e PD, të datës 12.01.2019.

Kujtojmë se Rama ka një karrierë të gjatë në politikë. Ai ka mbajtur postin e Ministrit të Kulturës, ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe që nga viti 2013 është në postin e kreut të Ekzekutivit.

CNA.al do të sjell pasurinë e kryeministrit Rama, sa është shtuar gjatë mandatit të parë qeverisës.

Referuar të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se në kohën që Rama u bë kryeministër, pra në vitin 2013 kishte në pronësi një apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 m2  me vlerë 5.422.100 lekë.

Gjithashtu ai deklaronte dhe një studio artisti Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë.

Si pasuri të përbashkët me bashkëshorten ai thotë se ka një shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, në fshatin Surrel, Komuna Dajt.

Po në vitin 2013 Rama ka deklaruar llogari bankare, 2.007 789.3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”, si dhe  para kesh 988.700 lekë.

Në vitin 2014, në vitin e dytë si kryeministër, Rama ka deklaruar se s ka përfituar 2.173.405 lekë nga paga, ndërkaq ka vijuar të marrë fitime 2 milion lekë të vjetra  nga libri “Kurbani”. Ndërsa bashkëshortja Linda Rama ka përfituar 8.5 milionë lekë të reja si eksperte.

Deri në vitin 2014 ishte bashkëshortja që kryesonte nga të ardhurat, ndërsa në vitin 2015 kanë ndryshuar pozicionet. Në  të njëjtin vit janë  deklaruar të ardhurat nga shitja e veprave artistike të djalit të  madh të kryeministrit,Greg Rama, në shumën 3 400 Euro.

Sërish në 2016 e ka marrë bashkëshortja Linda Rama, kryesimin sa i përket të ardhurave. Paga e saj është më e lartë se e kryeministrit me 3 142 579 lekë që ajo paguhet  si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare.

Ndërkaq, djali, Gregor Rama rezulton me të ardhura rreth 25 mijë euro, nga shitja e punëve artistike.

Në vitin 2017, kryeministri ka deklaruar pagën 2 015 199 lekë, të ardhura nga honoraret, 51 000 lekë, të ardhura nga krijimtaria artisktike/shitje e punëve artistike, 3 894 352 lekë. Ndërsa bashkëshortja ka deklaruar katër burime të ardhurash, nga paga dhe puna si eksperte, 1 849 983 lekë, të ardhura neto nga interesat bankare, 2 394 lekë, të ardhura nga qiradhënia, 2 712 180 lekë, të ardhura nga honorare, 1 241 276 lekë.

Gjithashtu bashkëshortja, ka shtuar pasurinë nga blerja e tokës ullishte me arë me sipërfaqe 2 240 m2 në Surrel dhe vlerë 6 930 000 lekë, blerë për arsye funksionale të terriorit ku është ndërtuar banimi. Gjithashtu ajo deklaron edhe një kredi.

Ndërsa Rama ka deklaruar si ka shitur apartamentin parafabrikat me sipërfaqe 59 m2 i përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore në vitin 1993 dhe rivlerësuar në vitin 2012 nga ZVRPP sipas çmimit fiskal. Vlera e raportuar e shitjes është 5 000 000 Lek.

Kurse djali rezulton se ka të ardhura neto nga shitja e veprave te artit, 28 003 Euro

Viti 2013

pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.

pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.

bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.

bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.

gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.

kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.

LEXO EDHE:  Paditë për shpifje/ Manjani: Rama nuk e duron dot fjalën e lirë

bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.

posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.

Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.

Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.

Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.

Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.

Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.

Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.

Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.

Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.

Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.

Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.

Llogari Bankare pa ndryshime.

Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.

Paguar bashkarisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.

Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2 069 019 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.

Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.

Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Viti 2017

Të ardhura neto nga paga, 2 015 199 Lek.

Të ardhura neto nga honorare, 51 000 Lek.

Të ardhura neto nga krijimtaria artisktike/shtije e punëve artistike, 3 894 352 Lek.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga dhe puna si eksperte, 1 849 983 Lek.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesat bankare, 2 394 Lek.

Bashkeshortja, te ardhura neto nga qiradhënia, 2 712 180 Lek.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 1 241 276 Lek.

I biri, të ardhura neto nga shitja e veprave te artit, 28 003 Euro

Pakësim me 319 183 Lek i të ardhurave personale të subjektit në llogarinë bankare.

Bashkëshortja, shtesë me 5 092 665 Lek në llogarinë bankare të të ardhurave personale.

Bashkëshortja, pakësim me 50 000 Lek i gjendjes cash.

Bashkëshortja, shtesë e pasurisë nga blerja e tokës ullishte me arë me sipërfaqe 2 240 m2 në Surrel dhe vlerë 6 930 000 Lek, blerë për arsye funksionale të terriorit ku është ndërtuar banimi.

Subjekti, shitje e apartamentit parafabrikat me sipërfaqe 59 m2 i përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore në vitin 1993 dhe rivlerësuar në vitin 2012 nga ZVRPP sipas çmimit fiskal, vlera e raportuar e shitjes është 5 000 000 Lek.

I biri, pakësim me 9 100 Lek në llogarinë bankare pranë Tirana Bank.

I biri, shtesë me 3 131,31 Euro në llogarinë bankare në Tirana Bank .

I biri, shlyerje e detyrimit me vlerë 432 000 Lek, për kontratën e qirasë me afat dyvjeçar.

I biri, shlyerje e shumës prej 400 000 Lek për detyrimine huasë.

Shlyerje e shumës prej 4 852 Euro për kredinë me vlerë 80 000 Euro, afat 10 vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë Raiffeisen Bank. Kredia është pjesë e rregjistrit martesor dhe detyrimii mbetur në datën 31 Dhjetor 2017 është 26 460 Euro.

Bashkëshortja, shlyerje e shumës prej 4 853 Euro për kredinë e përbashkët me vlerë 80 000 Euro, me afat 10 vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë Raiffeisen Bank./CNA.al

Aktualitet

Murrizi zbulon batërdinë në administratë/ Propozon ndryshime ligjore

Publikuar

-

By

Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se janë marramendëse shifrat që paguajnë taksapaguesit shqiptarë, si dëmshpërblime për punonjës të administratës, të larguar padrejtësisht nga puna.

Sipas Murrizit, raporti i KLSH-së, ka treguar se 20 milion dollarë nga taksat e qytetarëve janë paguar për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna me urdhër të politikës.

“Shifrat e auditit tregojnë se janë marramendëse shuma e taksave të taksapaguesve shqiptarë  për  çështje gjyqësore që fitojnë punonjës të administratës të larguar nga puna me motive poltike të kapos së radhës së institucionit.

Raporti i KLSH-së flet qartë se 20 milion dollarë nga taksat e qytetarëve janë paguar për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna me urdhër të politikës vetëm në 2018.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike drejt zgjedhjeve/ Olli iu përgjigjet “dhëmb për dhëmb” kritikëve

100 mln dollarë është dëmi i batërdisë në administrats, që kanë qejf të bëjnë qoka”-tha ndër të tjera Murrizi.

Më tej, ai tha se duhet ndryshuar ligji, në mënyrë që dëmin ta paguajë ai që e ka shkaktuar.

“Duhet bërë ndryshimi i ligjit dhe nuk duhet që “pronari” i institucionit ta përdorë atë si aksioner i vetëm me 100% kuota, sepse është mandatuar aty nga ai pushtet që mbahet me taksat e shqiptarëve. Dëmin duhet ta paguajë ai që ka shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë punonjësit”-u shpreh Murrizi.

Gjithashtu ai bëri thirrje të ndalohet përdorimi i administratës nga politika, dhe të frenohet ajo që ai e cilësoi si babëzia e drejtuesve të institucioneve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tifozët e Milanit le të nisin festën/ Ylli 60 milionë eurosh i Bayernit niset drejt “Djallit”

Publikuar

-

James Rodriguez do të mbyllë aventurën me Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, për t’u rikthyer pas huazimit te Real Madridi, por edhe te madrilenët nuk do të qëndrojë. Për fantazistin kolumbian mësohet se ka hyrë në garë Milani, me Leonardon që ka patur bisedime me menaxherin e famshëm portugez, Jorge Mendes.

LEXO EDHE:  Rama ka nevojë gjithmonë për një "Koço"

27-vjeçari ka një vlerë të rëndësishme në merkato dhe Florentino Perez nuk pranon oferta me një vlerë më pak se 60 milionë euro, ndërsa për Milanin vendimtar për një operacion të tillë do të jetë kualifikimi në Champions League. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari

Publikuar

-

By

Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje me armë, është ekstraduar nga Athina drejt Shqipërisë.

Mësohet se Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen  dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

LEXO EDHE:  Paditë për shpifje/ Manjani: Rama nuk e duron dot fjalën e lirë

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Trending

Read previous post:
Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para takimit të Berlinit. Shkas për grindje...

Close