Connect with Us

Premtoi se do të vjedhë me lezet/ Zbardhet pasuria e Ministrit që mbolli flokët

Aktualitet

Premtoi se do të vjedhë me lezet/ Zbardhet pasuria e Ministrit që mbolli flokët

Publikuar

-

qeveria shqiptare me ministrat e rinj dhe te shkarkuar

Kryeministri Edi Rama në fund të vitit të kaluar bëri pjesë të kabinetit qeveritar ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsin.

Kështu që prej 28 Dhjetorit 2018, Eduard Shalsi drejton Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen.

Emri i Shalsit më shumë se sa për punë në institucionet që ka drejtuar apo drejton është lakuar për gafa.

Gafa quhen në gjuhën e përditshme se në fakt “gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi”, thotë, populli.

Në kohën që ishte në Opozitë, Shalsi në një emision televiziv bëri një premtim që la gojëhapur gjithë opinionin publik.

Se pushtetarët vjedhin dhe drejtësia nuk i prek, kjo dihet tashmë, por të pranohet vjedhja më zë dhe figurë, kjo s’kishte ndodhur më herët.

“Dhe mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani, se nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante …!”, kështu tha Shalsi.

Eduard Shalsi

Një tjetër rast kur është lakuar emri i Shalsit në publik ka të bëjë me mbjelljen e flokëve. Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët  në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtote 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e ministrit Shalsit, referuar të dhënave të publikuara nga Open Spending Albania.

Sipas asaj që ka deklaruar, Ministri Shalsi, se ka burime të ardhurash, pagën e tij, qiranë nga apartamentet, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar veçmas depozita bankare dhe një sërë pagash që përfitohen nga mësimdhënia.

Deklarata e pasurisë nga viti 2012 -2017

Viti 2012

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 591 834 lekë.

Të ardhura 3 500 euro nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Gjin Bue Shpata”.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge dhe kancelare e Fakultetit të Arkitekturës në “Albanian University” 1 698 719 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin Autocad, 360 000 lekë.

Marrje kredie bankare me vlerë 42 000 euro për blerje apartamenti, me normë interesi 6%, afat shlyerje 20 vjet.

Bashkëshortja, llogari bankare me vlerë 1 032 100 lekë.

Bashkëshortja, gjendje cash 300 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja cash 3 200 euro.

Blerje apartamenti me sip. 56.2 m2, me vlerë 8 400 000 lekë, në Rr. “Mihal Popi”. Burimi: të ardhurat personale dhe kredi bankare.

Pagesë detyrimi me vlerë 5 556 dollarë për një kredi bankare.

Pagesë detyrimi 2 000 euro ndaj kompanisë “Autoland” sh.p.k.

Viti 2013

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 393 596 lekë.

Të ardhura 7 623 euro nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Gjin Bue Shpata”.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge dhe kancelare e Fakultetit të Arkitekturës në “Albanian University” 1 030 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin Autocad, 360 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit 558 125 lekë.

Pagesë detyrimi me vlerë 2 778 dollarë për një kredi bankare.

Pagesë detyrimi 2 980 euro ndaj kompanisë “Autoland” sh.p.k.

Pagesë detyrimi 3 948 euro për një kredi bankare marrë në vitin 2012 për blerje apartamenti.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 712 240 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7 623 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin AUTOCADIT, 380 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Arkitekturës në “Albanian University”, 1 252 591 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 540 001 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 35 989 euro, principali 42 000 euro, norma e interesit 6 %, afati 20 vjet.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 38 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 002 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 290 215 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 870 086 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit 7 519 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si arkitekte, 1 085 936 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Arkitekturës në “Albanian University”, 670 711 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shërbime me kontrata të pjesshme, 561 000 lekë.

LEXO EDHE:  Shpërthen ish-ministri i Ramës/ Çfarë legenllëku e qeveris këtë vend!

Të ardhura nga vendimi gjyqësor, 1 385 319 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 66 611 lekë.

Para Cash, 1 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 24 792 euro për një kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 6%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 100 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 87 867 lekë.

Bashkëshortja, para cash, 2 200 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 230 170 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -11 197 euro për një kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 6%.

Viti 2016

Të ardhura nga paga neto si deputet, 2 822 376 lekë.

Përfituar nga trashëgimia e babait e 1/3 pjesë takuese e ap. banimi me sip. 66.7 m2, 833 970 lekë.

Bashkëshortja, Eranda Shalsi, përfituar nga trashëgimia e babait e 1/3 pjesë takuese e ap. banimi me sip. 119 m2.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si arkitekte pranë “Adriapolit”, 1 610 808 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge e Arkitekturës në “Albanian University”, 1 048 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Person Fizik, 440 556 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga fitimi si Person Fizik, 694 534 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 1 957 325 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 657 718 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 5 737 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 837 dollar.

Bashkëshortja, Eranda Shalsi, gjendje depozitës bankare, shtuar me 895 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje depozitës bankare, 9 997 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse, pakësuar me 29 819 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse person fizik, 1 715 911 lekë.

Bashkëshortja, gjendje parave kesh, pakësuar me 2 300 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse, 1 649 833 lekë.

Shlyer për vitin 2016 -1 045 euro për kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 4.5%, për të cilën në 31 dhjetor mbeten pashlyer 23 747 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si deputet, 1 531 505 lekë.

Të ardhura si ministër Shteti për Çështjet Vendore, 731 890 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 9 453 euro.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura si arkitekte në Institutin e ‘Adriapolit’, 1 612 175 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga paga si pedagoge e arkitekturës në ‘Albanian University’, 1 042 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga paga si person fizik, 881 112 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga fitimi si person fizik, 873 905 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga interesat e depozitës, 80 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Societe General, pakësim, 523 425 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Societe General, shtesë, 1 658 euro, pjesa takuese 50 %.

Pronar me 50 % i sipërfaqe përfituar nga trashëgimia e babait e cila është bashkuar me apartamentin ekzistues, sip. 71.3 m2.

Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, shtesë, 342 858 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, shtesë, 9 453 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Tirana Bank, pakësim, 837 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, shtesë, 422 727 lekë.

Kredi bankare në Societe General në shumën 42 000 euro, me afat 20 vjet dhe normë interesi 4.5 %. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 1 118 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 22 629 euro.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë bankare në Alpha Bank, pas bashkimit të llogarive ekzistuese, shtesë, 547 737 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e depozitës bankare në Alpha Bank, pas bashkimit të depozitave ekzistuese, shtesë interesi 80 euro.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Societe General, shtesë 1 658 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT, shtesë 1 908 326 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT si person fizik, shtesë, 628 772 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT si person fizik, shtesë, 8 330 euro.

Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Societe General, shtesë, 122 794 lekë./CNA.al

Video-Rama e bëri ministër për Sipërmarrjen/ Ja si do të vjedhë Eduard Shalsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Altin Goxhaj/PD-së i kanë mbetur vetëm krimbat dhe vemjet!

LEXO EDHE:  Qeveria e Prishtines kerkon lirimin e menjehershem te Haradinajt

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Altin Goxhaj/PD-së i kanë mbetur vetëm krimbat dhe vemjet!

LEXO EDHE:  Opozita paralajmëron të tjera skandale për qeverinë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: