LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Elisa e Doganave në krah të “Skëndërbeut”  

28 Dhjetor 2018, 14:08, Aktualitet CNA
Video-Elisa e Doganave në krah të “Skëndërbeut”

Kryeministri Rama ka emëruar sot në detyrën e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin ish-drejtoreshën e shumë akuzuar të Doganave, Elisa Spiropalin.

Njeriu i akuzuar për abuzime me miliona dollarë, dhe që në korridoret e selisë rozë tregojnë histori për miliona dollarët e Elisa Spiropalit, sot është pjesë e kabinetit të Ramës.

Në një lajm të CAN, kuptohet edhe ndryshimi i saj dje dhe sot, që hyri në PS nga MJAFT-i me bluzë të grisur dhe tashmë është milionere, gjë e cila shikohet që nga veshja dhe deri tek makina e saj luksoze.

Por, sot Elisa Spiropali e doganave ka bërë realitet ëndrrën dhe më në fund është në krah të ?Skëndërbeut? të saj, sikurse e cilësonte ajo kryeministrin Rama, gjatë një mitingu të fushatës zgjedhore të 2017-ës.

Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali në një miting të PS-së me të rinjtë që votojnë për herë të pare, e krahasonte Edi Ramën me Skëndërbeun.

Ajo ka thënë se ëndrrën e rilindësve, Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës, si edhe Skënderbeut, vetëm një njeri mund ta bëjë realitet, dhe ai është Edi Rama. Për më tepër ndiqni videon.

Lajmet e fundit nga