Connect with Us

Emrat-Milionerët e Qeverisë/ Qytetarët të zhvatur dhe në varfëri

Aktualitet

Emrat-Milionerët e Qeverisë/ Qytetarët të zhvatur dhe në varfëri

Publikuar

-

qeveria e re Rama3 ne elbasan

Politikanët janë dhe mbeten zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit.

Shahen, fyhen, nuk kursejnë gratë dhe motrat, ndërkohë që kanë dhe një emërues tjetër të përbashkët strategjinë se si mund të zhvasin më shumë, në emër të popullit.

CNA.al  ka zbardhur pasuritë një pjese të qevritarëve, dhe është ironike dhe njëherësh tejet  e rëndë, kur konstaton që njerëz që jetojnë në luks, kërcasin dhëmbët se poi u dhimbsen qytetarët.

Ndërkohë strategjia e qytetarëve ka qenë dhe mbetet se si të largohen nga vendi, për shkak të këtyre politikanëve.

Ministrat e kabinetit “Rama 2” rezultojnë njëri më i pasur se tjetri, me fëmijët që iu shkollohen jashtë vendit, me veshje të shtrenjta, madje dhe me flokë të blera. Një pjesë prej tyre vetëm intelektin dhe kulturën se kanë blerë dot, sado që maskohen nën veshje të shtrenjta.

Më poshtë po radhisim emrat e disa prej ministrave të “varfër” që na qeverisin.

Zëvendës/kryeministri Erion Braçe

Që prej Dhjetorit 2018, Erion Braçe mban postin e zëvendës/kryeministrit. Braçes, i cili njihet edhe për rebelizmin e tij, vetëm makina ka blerë më shumë 43 500 euro,nëse llogarisim dhe të bashkëshortes. Një ‘WW Golf 6’  që ka blerë në 2010 i ka kushtuar 17 mijë euro dhe një Mercedes Benz,që ka blerë në vitin 2015 i ka kushtuar 26 500 euro. Këtë fundit e ka shitur në 2017, por siç duket, ia ka lehtësuar punën makina zyrtare.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministrin Sandër Lleshaj, në daljet publike tenton të hiqet autoritar. Por kur vjen puna tek pasuria, duket se s’do t’ia dijë për autoritet.

CNA.al ka raportuar më herët, se Lleshaj, dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI.

CNA.al ka publikuar fotot dhe videon e vilës së Lleshajt që me çmimet e tregut në atë zonë kap vlerën prej të paktën 150 mijë euro, por deri më tani Lleshaj ka heshtur.

Në deklaratat e pasurisë vërehet edhe pse ka llogari të konsiderueshme bankare, vajza e tij ka përfituar një bursë 7 500 euro në Gjermani. Në vitin 2013, Lleshaj ka deklarur bursën e vajzës më shumën 2 250 euro, ndërsa në 2014, bursa e vajzës shkon në vlerën 7500 euro.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi

Blendi Çuçi është një nga ministrat që rezulton i “mbytur” në pasuri.  Ai deklaron një sërë llogarish bankare në emër të tij dhe të gruas.

Çuçi, i cili është i martuar me ish të dashurën e kryeministrit Rama, është aq i “varfër”, sa nuk se në cilin apartament të jetojë.

Në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka 2 apartamente, ku është bashkëpronar. Gjithashtu ai ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro. Ai është bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë në vitin 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekë, pronar me 100% i një veture tip “Land Rover Discovery”, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.

Ndërsa në  vitin 2017 Çuçi ka deklaruar llogari bankare, 1.543.874 lekë  depozitë bankare, 543.911 lekë; llogari bankare, 13.755 euro, pagën si ish-ministër, 338.682 lekë, pagën si deputet, 658.185 lekë.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka llogari në SHBA, 149.151 USD dhe 5.183 USD. Po ashtu bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankën “Intesa San Paolo”, 932 USD dhe pagën si drejtoreshë programesh në SHBA, 129.657 USD. Çuçi ka deklaruar dhe llogarinë e djalit, 20.120 USD.

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali

Elisa Spiropali, që u vendos në një ministri, që s’’dihet se si u shpik dhe se përse shërben, mban record për gafat.

Adhuruesja e Skënderbeut nban record edhe për pasurinë. Nga bluza me vija të kuqe e dikurshme dhe flokët e pakrehura, sot shohim një Elisë marke, që na sjell botën e e cudirave, sa herë që flet.

Spiropali shtë përfolur se ka një makinë 100 mijë euro dhe një shpi në Lungomare, por në deklaratat e pasurisë së saj, nuk ekzistojnë të tilla prona.

Sipas deklaratës së pasurisë, kur u vendos në krye të Doganave ajo rezulton të kishte burime të ardhurash pagën prej 2 200 lekësh, 15 mijë euro të kursyera si dhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë.

LEXO EDHE:  Valë ankesash për tenderët e qeverisë më 2017/ Katër janë koncesione

Në vitin 2014, kur kishte kaluar një viti në krye të Doganave ajo ka deklaruar të ardhura nga paga 1 332 mijë lekë. Në kohën që është larguar nga drejtimi i doganave, Spiropali ka deklaruar se ka kursyer në total  2.5 milionë lekë.

Në vitin 2017 ajo është zgjedhur deputete nën siglën e PS dhe në deklaratën fillestare në të njëjtin vit ajo ka deklaruar ka 10 000 euro të kursyera.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar një shumë rreth 80 000 lekë gjendje nga pagat si dhe 3 000 euro të kursyera, ndërkohë që ka shitur edhe një makinë me vlerë 30 000 euro.
Në media është raportuar se Inspektori i Përgjithshëm,   ka urdhëruar menjëherë fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private të Elisa Spiropalit.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Eduart Shalsi

Eduart Shalsi është një tjetër ministër që drejton një institucion të shpikur nga hici. Zhvatja e qytetarëve duhettë bëhet në mënyra të ndryshme, ndaj s’ka pasur si të mungonnte dhe një ministri e tillë.

Kujtojmë se në kohën që ishte në Opozitë, Shalsi në një emision televiziv bëri një premtim që la gojëhapur gjithë opinionin publik.

Se pushtetarët vjedhin dhe drejtësia nuk i prek, kjo dihet tashmë, por të pranohet vjedhja më zë dhe figurë, kjo s’kishte ndodhur më herët.

Ai pranoi se do vidhnin por me lezet.

Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët  në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtonte 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministrja Olta Xhaçka nga një aktiviste e “Mjaft’,  për të vijuar më pas  në G-99 e Erion Veliajt, depërtoi me sukses në Partinë Socialiste, madje duke mbajtur pozicione kyçe.

Ajo përfshihet mes zyrtareve me të ardhura vetëm nga paga, pa llogaritur këtu përfitimet që i jep posti.

Në rastin e saj, duket se ka vlejtur shprehja që e dëgjojmë çdo ditë rëndo, “paç një fat të mirë”.

Fjala është për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, i cili rezulton i “mbytur” në pasuri. Me pak fjalë edhe ministrja Xhaçka, po vuan nga “varfëria”.

Në deklaratën e vitit 2017, thuhet se bashkëshorti i saj ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas). Po në të njëjtin vit, bashkëshorti z. Artan Gaci, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Pandeli Majko rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama, nëse e krahasojmë me të tjerët.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.

Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.

Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë  që kushton 500 000 lekë./ CNA.al

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Beteja e klasës politike jo për Shqipërinë por për partinë!

LEXO EDHE:  Nga Flamur Gjymishka/Bashkimi i doganave dhe tatimeve, veprim i nxituar i Qeverisë me pasoja të rënda për financat e vendit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Deputeti socialist: Do të isha i pari që do të votoja heqjen e imunitetit

LEXO EDHE:  Beteja e klasës politike jo për Shqipërinë por për partinë!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: