Kufiri detar/ Fabian Topallaj: Rama po bën pazar me territorin
“Kufiri detar është çështje teknike, politikanët nuk kanë fa...
Vrasja e Devi Kasmit në Tiranë, ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm historitë e vjetra të përplasjeve të grupeve kriminale, por edhe se si drejtësia ka amnistuar dhe liruar kriminelë nga më të rrezikshimit në Europë.
Një rast i tillë është ai Domart Konjarit, që është shpallur në kërkim nga ana e policisë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Kasmit.
I dënuar me dhjetë vite burg në Francë për trafik ndërkombëtar droge, Konjari u lirua nga gjykata në Shqipëri dy vite më parë, për shkaqe procedurale.
Një metodë kjo që ndiqet shpesh nga gjykatat shqiptare, për të liruar kriminelët.
Konjari u dënua në mungesë në Francë.
Autoritetet thanë se ai drejtonte një bandë mafioze të frikshme.
Pak kohë më parë u raportua se grupit të tij i ishte kapur një ton kokainë në Holandë.
Historia e bandës së tij është si në filma.
Sipas një hetuesi holandez, ata bënin një jetë luksoze në Majemi.
Pas kontrolleve, atyre iu zbulua aq shumë armatim, sa mund të bënin një luftë.
Lirimi i tij dy vite më parë, solli dhe reagimin e ashpër të Ambasadës franceze në Tiranë.
Kjo e fundit në vitin 2016, iu dërgoi një letër autoriteteve më të larta shtetërore, për lirimin nga gjykata të Domart Konjarit.
Në letër thuhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit, ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale.
Në letër ngrihej shqetësimi kryesor për vendimin e Gjykatës së Apelit më 14 mars për heqjen e masës së arrestit me burg për Konjarin.
Ambasadori Bernard Fitosussi e kundërshtoi lirimin e tij, pasi Konjari është i dënuar në Francë për vepra të rënda penale.
?Domart Konjari është dënuar në mungesë më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e shkallës së parë e Rennes të Francës me 10 vjet burg, nga të cilat nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2,6 milionë eurosh,? thuhej në letrën e ambasadorit Fitoussi.
Për të provuar këtë, Ambasada franceze theksoi se, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, në Shqipëri ka mbërritur një dokument prej 34 faqesh që janë produkt i një hetimi të imtësishëm të autoriteteve franceze që prej vitit 2011.
Ndër akuzat që rëndojnë mbi Konjarin dhe që përmenden në letrën e ambasadorit janë: import, mbajtje, transport, tregtim i drogës, krijim i një grupi kriminal, dhe pastrim parash nga trafiku i drogës.
?Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzetë e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe francezë,? thuhej më tej në letër.(TemA)
“Kufiri detar është çështje teknike, politikanët nuk kanë fa...
Gjatë bisedës së tij, në emisionin “Studio e Hapur” në News2...
Janë të shumtë personazhet e showbiz-it, të cilët zgjedhin t...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, është shprehur se muaji ...
Kalimi i nismës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për G...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i ...
“Kemi identifikuar 41 grupr kriminale në vend dhe në pak jav...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhahaj, i ftuar në emisionin “S...
Teksa gjithçka shkoi për mrekulli në tapetin e kuq në ceremo...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është i ftuar në studion...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë një interviste në ...
A keni pyetur ndonjëherë se cila është shenja më e bukur në ...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, referuar deklaratës ...
Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, k...
Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar pas deklaratës së minis...
Gazetari Enkeleid Llanaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “St...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “St...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, në një...
Financieri i grupit të Habilajve i ekstraduar vetëm disa dit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...