LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi prekës i Rozana Radit/ Jeta më sfidoi me ikjen e babait dhe nënës, por ja dola

17 Shtator 2017, 11:17, Lifestyle CNA

Një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun në vendin tonë, Rozana Radi, ka përcjellë një mesazh prekës ku përshkruan jetën e saj me dhimbje.

E njohur për talentin e saj në këngë dhe shkrimin e teksteve të bukura, Radi shkruan se nuk ka patur një jetë aspak të lehtë, por me vuajtje veçanërisht pas humbjes së nënës dhe babait në moshën e saj më delicate.

?Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr, dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t?i shijoj disa ?gazetarë?. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt.?,- shkruan Rozana në postimin e saj.

Kujtojmë që pak kohë më parë ajo humbi dhe xhaxhain e saj, këngëtarin e kantautorin e njohur Françesk Radi pas një hemoragjie cerebrale. /Citynews

Lajmet e fundit nga