LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Puthja fatale” e Besit me Getoarin

15 Shtator 2017, 09:26, Lifestyle CNA

Të dy ishin personazhet e këtij fillim muaji në mediat rozë dhe jo vetëm për efekt të dasmave të tyre me partneret përkatëse.

Bes Kallaku dhe Getoar Selimi u martuan në këtë fillim shtatori dhe ceremonitë e dasmave të tyre pushtuan mediat dhe rrjetet sociale.

I njohur për humorin e tij Kallaku ka bërë një fotomontazh ku duket duke puthur Getoarin.

Ai ka vendosur veten në vend të Marinës.

?E unë i thashë të hiqte pak mjekrën por nuk më dëgjoi. Hahahah?, shkruan Bes Kallaku për këtë fotomontazh.

Më tej ai i bën ftesë edhe Turjan Hyskës.

?Presim të na bashkohet edhe Turjan Hyska. Hahaah?, përfundon Besi postimin e tij.  /Citynews

Lajmet e fundit nga