LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy makina në aksin Librazhd-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

15 Gusht 2017, 10:47, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan ku janë përplasur dy makina me njëra tjetrën. Fatmirësisht nuk ka të vdekur por vetëm dy të lënduar të cilët janë transportuar në spital.

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Murrashit, ndërsa direkt pas aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve duke krijuar një trafik të madh makinash.

Ndërkohë që policia ka arritur në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme mbi aksidentin, si dhe për të normalizuar trafikun./CityNews

Lajmet e fundit nga