Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dje, televizioni ?Abc News? solli në vëmendje një koment të deputetit demokrat, Edmond Spaho, njeri i Lulzim Bashës, sipas të cilit pjesë e reformës kushtetuese është edhe sanksionimi i votimit si detyrim. Në lajmin e publikuar në faqen e televizionit në thelb thuhet se detyrimi për të votuar sipas Spahos rregullon marzhin e shitblerjes së votës dhe rëndësisë që fiton vota e blerë nëse një pjesë e madhe nuk shkon në votime. Pra nëse pjesëmarrja rritet, pavarësisht sesi votohet, blerja e votës humbet kuptimin pasi pesha specifike në totalin e votave bie apo neutralizohet.
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/88166
Të njëjtin propozim bëri edhe krushku i Sali Berishës, Luan Malltezi, që përmes një opinioni pak javë më parë, dilte në cilësinë e ekspertit zgjedhor dhe të njeriut të brendshëm, duke dhënë garanci se kjo do të ndodhë.
Kjo lëvizje, sugjeron dy aspekte: së pari se PD-ja nuk është e angazhuar edhe aq për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në thelb 200 mijë votat që i fluturuan Lulzim Bashës e të cilat shpresonte t?i merrte, nëse detyrohen të kthehen para kutisë së votimit, nuk prodhojnë shumicë për PD-në, por fakt është se rrisin peshën e saj. PD-ja po kërkon të menaxhojë më mirë ?huqet? e këtij sistemi që sërish penalizon partitë e tjera. Në këtë pikë, PD-së i duhet ky konçesion nga PS-ja vetëm për të ndrequr punët e veta që i bëri lëmsh më 25 qershor.
Së dyti, kjo provon se sa e aftë është partia e Lulzim Bashës për të qenë serioze. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha, por edhe Berisha, e pas tyre edhe berihai i deputetëve të PD-së, nisën të flasin për bojkot të 2.7 milionë shqiptarëve ndaj Edi Ramës. Berisha madje foli për 2.7 milionë shuplaka, duke harruar se bojkoti i prek të dy njësoj. Edhe atë që do rilindte Shqipërinë, edhe ata që dolën me këpucë të kuqe më 25 qershor. Mund të pyetet nëse shqiptarët i dhanë 2.7 milionë shuplaka Edi Ramës, pse duhet që PD-ja të kërkojë detyrimin me ligj për të votuar?
Kalimi drejt votimit si detyrim është një masë që kjo pakicë shqiptarësh po bën për të legjitimuar veten. Frika e bojkotit nuk është imagjinare. Nëse bojkoti përsëritet në shifra të tjera sërish, legjitimiteti i insitucioneve vihet seriozisht në pikëpyetje. Nga ana tjetër në kushtet kur reformimi i sistemit politik me parti politike si reparte ushtarake është gjëja e fundit që përmendet, të kërkosh votën me detyrim, është antidemokratike. Dhe cinike. Pa folur për paaftësinë për ta realizuar një gjë të tillë. Nuk është çudi që në këtë përpjekje të qëndrojë edhe PS-ja, e cila sot përdor të ashtuquajturën opozitë. Përpjekja disa mujore për të përputhur vendbanimin me gjendjen civile, me thirrje për gjoba e të tjera hata nga ky farë shteti, përveç se detyrim ligjor, vjen edhe në kontesktin e kësaj nisme për të cilën duket se ka dakordësi. Në vend se të kërkojë falje dhe të shohë problemin te vetja për atë që ndodhi, ?opozita? shqiptare, shtojcë e administratës së qeverisë, sugjeron sanksione për ata të cilët kanë pështirosje dhe bojkotojnë fytyrat e hajdutëve ? siç e quajnë edhe vetë njëri ? tjetrin – që popullojnë PD-në dhe PS-në.
Dhe ndodh kjo vetëm në kuadër të një shqetësimi të partive, ndërkohë që për referendume për çështje të caktuara, bllokimi i të drejtës është automatik nga të dyja partitë. Argumentet se këtë e kamë shumë vende nuk vlejnë pasi çdo vend ka specifikat e veta. P.sh ky deputeti Spaho mund ta dijë p.sh, sepse ja ka marrë dorën deklaratave për shtyp, se nuk ka vend tjetër në Europë ku çdo votë ka rrezik të shkojë për një rrënjë hashash, se deputeti apo kandidatët të jenë gjithfarë sorollopësh me precedentë penalë. Ku listat i bën Luli dhe Edi pa pyetur kënd. Se nuk ka vend tjetër me kaq ikorrupsion shtetëror dhe që përbuzet kaq shumë ngado. Pra rregullohet oferta njëherë e cila mund të sjellë vetë njerëzit në votime, diçka që mesa duket është e pamundur për bujarët e rinj të integrimit./respublika
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën se...
Një person është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi bashkë...
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qendër t...
Nuk e kuptoj pse janë kaq të zhgënjyer nga unë, çfare presin...
Një 83-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në q...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Për më shumë se 30 vjet, përgjigja e botës ndaj programit bë...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të u...
Një aksident i tmerrshëm ndodhi një ditë më parë, me pasojë ...
Dollari ka shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit ndaj m...
100 ditë pas fitores në zgjedhje të Emmanuel Macronit, me të...
Autoritetet franceze thanë se një makinë u fut në një piceri...
Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vull...
Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk treg...
Dhomat e hoteleve shpesh rezervojnë “surpriza” për klientët...
Seriali televiziv “Game of Thrones” ka korrur një sukses sh...
Ne jemi mësuar t’i shohim gjithnjë njëlloj imazhet e të fams...
Në ditët e sotme ka shumë informacion online për secilin nga...
Ka një kohë të caktuar në jetën e secilit kur rritet, është ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...