Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Artur Ajazi
E ndërsa zgjedhjet e 25 qershorit, treguan verdiktin e qytetarëve, të cilët i dhanë Edi Ramës plot 74 mandate duke i dhënë mundësinë atij që të qeverisë i vetëm, diçka krejt ndryshe po ndodh me faktin, se cila do të opozitë në Shqipëri ? Cila do të jetë opozita e vërtetë në Kuvendin e ri, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi apo do të mbetet sërish Sali Berisha. Dihet se aktualisht për numur deputetësh, opozita e parë në vend është PD-ja, më pas vjen LSI, ndërsa zëri i Blushit do të mungojë pasi ai nuk fitoi mandatin. Ndërkohë pozicionimi PDIU, mbetet akoma i enigmatik, pasi Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Parlamentit. PDIU ka marrë 3 mandate gjithsej, por Idrizi nuk fitoi dot në Tiranë duke mbetur jashtë duke treguar pozitat e dobëta të tij në bazën e asaj partie. Opozitën e vërtetë deri tani, po e bën Berisha në rrjetin e tij social, duke vijuar me akuzat dhe denoncimet kundër Ramës dhe qeverisjes së tij ?teknike?, pavarsisht se pjesë janë edhe ministrat e Bashës.
Kryetari aktual i PD Lulzim Basha, duket se ka preferuar të qëndrojë i heshtur për momentin, duke mos bërë opozitë.Monika Kryemadhi ka deklaruar shpesh se ?LSI do të jetë opozita e vërtetë për shqiptarët?. Kurse Blushi, edhe pse pa mandat vijon merret me hallet e problemet e qytetarëve në rrjetin e tij social. Ndërkohë që PS-ja dhe qeveria Rama duken më e forcuar se 4 vite më parë, ndryshe po ndodh me opozitën. Ajo është e ndarë në disa pjesë, dhe që duken sikur nuk kanë ?bashkëpunim? me njëri-tjetrin. Madje vetë ?opozitarët? nuk kritikojnë vetëm Ramën, por edhe njëri-tjetrin, kjo për shkak se të gjithë para 3 muajsh ishin bashkë përmes koalicioneve të bëra.
Duke parë renditjen dhe mungesën e qëndrimeve aktuale politike të partive jashtë qeverisjes Rama-2, mbetesh në dilemë të pyetjes se , a do të dijë, dhe a do të jetë Basha një opozitë e besueshme në 4 vitet e ardhshme në Kuvendin e ri ? Pas takimit enigmatik të mesnatës së 17 Majit, dihet se pozitat e Bashës në Partinë Demokratike janë luhatur shumë, dhe kjo për shumë arsye, ku ndër të tjera mund të përmendim faktin e kapitullimit të tij pa kushte para Ramës, duke u ?kënaqur? me disa ministri dhe drejtori fiktive, dhe duke sfumuar gjithë zhurmën e madhe që ai bëri nga çadra e ?lirisë? për afro 90 ditë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe listat e reja dhe humbja katastrofike në zgjedhjet e 25 Qershorit, ishin një tjetër arsye e dështimit të Lulzim Bashës në pozicionin e kreut të PD. Fushata e kësaj partie në zgjedhjet e 25 Qershorit, ishte më e dobëta, më e kompromentuara dhe më qesharakja që ka zhvilluar ndonjëherë në 27 vitet e saj PD.
Të parët që reaguan ishin padyshim ?garda e vjetër? e PD, ishin ata që në 27 vjet i kishin dhënë shumë kësaj partie, dhe që u lanë dhunshëm nga Basha jashtë listave të reja për deputetë. Ata reaguan pas humbjes, dhe i kërkuan me të drejtë dorëheqjen e menjëhershme kryetarit Basha, si një akt politik, moral dhe qytetar, që do ta vendoste partinë mbi shinat e Statutit, garës së ndershme për kryetarin e ri, duke bërë njëherësh analizën e thellë të humbjes për të nxjerrë shkaktarët e saj. Pas mesnatës së 17 Majit, ?loja? me drogën qeveritare, korrupsionin e ministrave, dhe lloj-lloj akuzash të tjera që nuk rreshtën për 4 vjet, por edhe për afro 90 ditë nga çadra e Bashës, kishte marrë fund. E zhgënjyer mbeti edhe baza e PD në rrethe, drejtuesit dhe sekretarët e degëve, që nuk prisnin jo vetëm kapitullimin dhe humbjen, por edhe ?ngrirjen? e Bashës pas 25 qershorit.
Zgjedhjet në PD për kryetarin e ri, ishin një tjetër farsë, e cila e ka diskredituar më shumë pozicionin e Bashës, pasi në rrethe jo vetëm nuk u votua sipas Statutit dhe listave emërore të anëtarësisë, por u konstatuan edhe shkelje e manipulime të tjera shumë të rënda, duke vulosur fitoren e ?kryetarit të ri?. Por pavarsisht këtyre problemeve që do ti mbeten faturë e pashlyer kryesisë dhe kryetarit të ri, një problem tjetër mbetet fakti se, kush do të bëjë opozitën në Parlamentin e ri, a do të jetë e besueshme PD e Bashës, pasi dihet se baza dhe degët në rrethe kanë shumë kontestime.
Mjafton të kujtojmë rrjedhjet e shumta që ka patur PD në rrethe, nga të zhgënjyerit e zhvillimeve të fundit nga kjo parti. Në Kuvendin e ri që pritet të mblidhet në Shtator, padyshim zoti Berisha shihet akoma si një ?gur i fortë? dhe si një zë i vetëm, i cili mund të ketë kredibilitetin të ngrihet dhe të akuzojë e denoncojë qeverinë e re të Ramës, por jo Basha. Atëhere do të thonim se, zoti Berisha dhe vetëm ai do të jetë ?violina? e parë edhe në këto 4 vjet tek opozita e PD, kurse Basha ndoshta do të ishte ?teli i këputur? i një vegle muzikore e cila u prish mesnatën e 17 Majit, për të mos u ndrequr kurrë më. Si mund të bëjë opozitë Basha në Parlamentin e ri, kur asnjë në PD, nga deputetët, anëtari kryesisë dhe deri tek anëtari më i thjeshtë i saj, nuk e di çfarë ka folur dhe çfarë ka vendosur ai me Ramën. Mungesa sinqeritetit mbetet ndoshta arsyeja e vetme, për ta akuzuar Bashën për fallcitet dhe ilegjitimitet në përmbushjen e misionit të tij si opozitar, dhe kjo e ka dëmtuar dhe do ta dëmtojë shumë PD, rolin dhe fatin e saj edhe për zgjedhjet e vitit 2021./tema
Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dh...
Dje, televizioni “Abc News” solli në vëmendje një koment të ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën se...
Një person është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi bashkë...
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qendër t...
Nuk e kuptoj pse janë kaq të zhgënjyer nga unë, çfare presin...
Një 83-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në q...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Për më shumë se 30 vjet, përgjigja e botës ndaj programit bë...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të u...
Një aksident i tmerrshëm ndodhi një ditë më parë, me pasojë ...
Dollari ka shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit ndaj m...
100 ditë pas fitores në zgjedhje të Emmanuel Macronit, me të...
Autoritetet franceze thanë se një makinë u fut në një piceri...
Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vull...
Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk treg...
Dhomat e hoteleve shpesh rezervojnë “surpriza” për klientët...
Seriali televiziv “Game of Thrones” ka korrur një sukses sh...
Ne jemi mësuar t’i shohim gjithnjë njëlloj imazhet e të fams...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...