LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili zbulon gabimin më të madh të Metës me aleatët/Pse u zgjodh President

3 Maj 2017, 09:37, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zbuluar në studion e Neës 24 gabimin më të madh të Ilir Metës me aleatët.

?Gabimi më i madh i Metës me aleatët është toleranca e madhe?, tha Vasili.

Ndërsa u shpreh se palët do arrijnë të gjejnë zgjidhje për krizën, Vasili iu përgjigj edhe pyetjes për zgjedhjen e Metës president dhe nëse kjo ishte një lëvizje që ky i fundit t?i shpëtonte vettingut.

?Përgjigjja është e thjeshtë. Zgjedhja e presidentit ishte një nga pikat e paketës që ta propozonte opozita. Ne mund ta kishim zgjidhur këtë çështje që në raundin e parë. Në momentin kur u vu në lojë stabiliteti i vendit, dhe vendit i duheshin ekuilibra u vendos kështu. Nuk gjej dot asnjë lidhje mes zgjedhjes së Presidentit dhe vettingut. Për vettingun ka shumë propagandë dhe flitet pak për përmbajtjen e tij. Shumica e njerëzve dinë vetëm emrin. Është proces verifikimi. Një gjyqtar ka deklaruar pasurinë dhe duhet ti nënshtrohet një verifikimi. Duhet ta dini që reforma në drejtësi nuk është sukses i njërit apo i tjetrit, ishte vullnet i 140 deputetëve në Kuvend?, tha ai./CityNews

Lajmet e fundit nga