LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Koço Kokëdhima/Pazaret që nuk duhen bërë sot!

3 Maj 2017, 08:15, Aktualitet CNA

Zhvillimet e orëve të fundit, mesazhet për dialog dhe propozimet konkrete për të mundësuar një proces të ndershëm zgjedhor, të aftë të ngjallë besim dhe siguri për popullin shqiptar, duhen përshëndetur. Këto orë janë vendimtare për betejën që ka nisur Zgjidhja dhe Opozita për instalimin përfundimtar të institucionit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Asgjë nuk duhet të na shmangë nga ky objektiv që përbën mëmën e të gjitha reformave në Shqipëri. Thirrjet e Edi Ramës se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi nuk e fshehin dot makthin që ai ka nga reforma zgjedhore. Çjerrjet e Ramës s?janë veçse një ekran tymi për të fshehur prapaskenat ku po luhet një tragjedi e vërtetë shekspiriane me metodat nga më të shëmtuara për ta detyruar popullin shqiptar të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore.

Kryeministri, si hajduti, thërret: “kapeni hajdutin”. ?Zgjidhja? i kërkon publikisht edhe një herë lidershipit të opozitës, të rikthehet pa humbur më kohë në Parlament dhe të votojë ato ligje që kanë mbetur nga Reforma në Drejtësi. Vetëm kështu i hiqet çengeli i fundit dhe alibia ku janë kapur Edi Rama dhe klika e tij, të cilët, pasi kanë uzurpuar Partinë Socialiste dhe të majtën shqiptare, po synojnë që të kapin edhe të ardhmen e Shqipërisë. ?Zgjidhja? i kërkon me forcë qeverisë, lidershipit të Partisë Socialiste dhe asaj pjese të faktorit ndërkombëtar, pre e manipulimit të Edi Ramës, që të ndalojnë urgjentisht presionet dhe ofertat e pista, si mjet dhune psikologjike mbi forcat politike dhe qytetarët, që janë rreshtuar për kauzën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Gjatë orëve te fundit, faktorë të brendshëm dhe segmente ndërkombëtare të painformuar mirë apo të keqpërdorura, arritën kulmin duke përdorur ?kulaçin? dhe ?kërbaçin? ndaj opozitës. Synimi i tyre i vetëm është ta çojnë vendin sa për ?sy e faqe? në zgjedhje. Këto lloj zgjedhjesh nuk na çojnë asgjëkund, përveç se në konfrontim, destabilizim, konflikt dhe në shpërthime sociale të rrezikshme për paqen, sigurime, ekonominë dhe jetën e popullit shqiptar.

Klasa politike shqiptare po shantazhohet nga diplomatët e huaj, të cilët po tejkalojnë kufizimet e mandatit që përcakton Konventa e Vjenës, vetëm e vetëm për të arritur gjunjëzimin e atyre politikanëve shqiptarë që nuk duan të bëhen pjesë e procesit të dyshimtë dhe jodemokratik elektoral. Partia ?Zgjidhja? përshëndet dhe inkurajon vendosmërinë e partive që nuk ranë pre e tundimeve, dhe joshjeve me para të fëlliqura dhe me pazare për pushtetin e nesërm të ngritur mbi kolona rëre. Këto parti që, si ?Zgjidhja?, nuk pranuan që të bëhen pjesë e një procesi zgjedhor që përçan popullin dhe prodhon një opozitë të emëruar, nesër do të jenë ballëlarta përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre. Ato do të jenë pa asnjë dyshim fitueset e vërteta morale të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Këto javë kanë qenë të vështira për ato forca politike dhe për ata politikanë që ende besojnë tek ideali i sundimit të shtetit të së drejtës, të ligjit, të votës së lirë dhe të ndershme. Për fat të keq, disa prej politikanëve, edhe pse të veshur me petkun e reformatorëve përparimtarë, ranë në grackën e pushtetit.

Ata u përpoqën të bëheshin hienat e votave të partive që janë të vendosura për bojkotin e këtij procesi zgjedhor të kompromentuar që në gjenezë. Në këtë situatë, kur ende ka shumë shanse që palët të ulen në bisedime, ?Zgjidhja? bën thirrje që të mos lëshohet asnjë milimetër pe dhe të ruhen të paprekshme kërkesat në të gjitha drejtimet ku është luftuar deri tani: për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Penal, për zgjedhjet, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve deri në vjeshtë, si e vetmja mënyrë për realizimin e plotë dhe jo gjysmak të këtij revolucioni demokratik të vonuar shqiptar. Asnjë marrëveshje që nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme si në Gjermani, Angli, Francë dhe SHBA nuk duhet pranuar, por duhet refuzuar me vendosmëri. Shqiptarët meritojnë zgjedhje me standarde të njëjta si në gjithë botën demokratike. OSBE/ODIHR-i ka dështuar në çështjen e zgjedhjeve. Prezenca e tyre nuk e ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, siç zhvillohen në vendet e tyre. Më 1991 shqiptarët hodhën poshtë regjimin e vjetër, por një çerek shekulli më vonë pushtetet e njëpasnjëshme nuk ia kanë arritur të ngrenë një demokraci të tipit Perëndimor.

Për këtë përgjegjësinë e mban gjithmonë pushteti dhe jo opozita. Kjo ishte e vlefshme, si dje kur socialistët ishin në opozitë, edhe sot kur ata janë në pushtet. Prandaj Edi Ramës dhe këshilltarëve të tij, të cilët e drejtojnë këtë vend jua ripërsërisim: mos e çoni vendin drejt një greminë, që do t?u thithë juve të parëve. Është koha për t?i hequr ?Rilindjes? suaj erën e drogës dhe të eurove të grabitura nga taksat e popullit shqiptar. Kush bën pazar kundër zgjedhjeve të lira do të përgjigjet, jo vetëm përpara historisë, por edhe para këtij populli të drobitur nga kjo./CityNews

Lajmet e fundit nga