LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja që flet e Sali Berishës

3 Maj 2017, 07:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi një ditë më parë grupin parlamentar, pas një kohe të gjatë mungese. Mbledhja e grupit erdhi pas kritikave të ashpra nga zërat ndryshe në PD se eksponentët e partisë nuk po dëgjoheshin dhe as po dëgjonin kryetarin prej kohësh. Mbledhja në selinë blu ishte e gjatë, mbi tre orë, dhe e tensionuar, me debate dhe përplasje.

Por, ajo që tërhoqi jo pak vëmendje ishte heshtja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky ishte një rast i rrallë, pasi nuk kishte ndodhur më parë që Berisha të dëgjonte në heshtje për 3 orë me radhë.

Heshtja ndonjëherë flet më shumë se fjala, ndaj dhe Berisha zgjodhi të flasë përmes heshtjes. Ai dha një sinjal se sjellja e deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli nuk ishte e gabuar. Berisha zgjodhi që për herë të parë në selinë blu të bëjë rolin e vëzhguesit, për të kuptuar realitetin që ndodh në Grupin Parlamentar. Sjellja e tij erdhi pas një takimi 2 orësh me kreun e PD, Lulzim Basha, dhe në një kohë kur situata në grupin parlamentar ishte tepër e tensionuar, pasi një pjesë e tyre kishin hedhur kritika të ashpra ndaj Bashës.

Berisha heshti për të dëgjuar, por edhe për të vlerësuar zërat kritikë që mund t?i jepnin zgjidhje PD, për të mos lejuar që partia e dytë më e madhe në vend të shkojë në një rrugë pa kthim.

Fjala e tij do ishte vendimtare, por zgjodhi te heshtte. Ai e nisi dhe mbylli mbledhjen me vetëm një batutë ndaj deputetes Topalli, duke e quajtur atë të deklasuar. Kjo mbase ishte një sinjal për qëndrimin e Berishës kundër bojkotit, si dhe hyrjes në zgjedhje, qëndrim të cilin vendosi ta thotë në heshtje./CityNews

Lajmet e fundit nga