LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi brenda familjes/Policia jep detaje: Si e vrau vjehrri nusen e djalit

3 Maj 2017, 07:44, Aktualitet CNA

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zhejë. Një krim i rëndë brenda familjes u raprotua mëngjesin e sotëm, ku vjehrri kishte vrarë me thikë nusen e djalit.

Policia sqaron se menjëherë pas krimit është ndaluar 75-vjeçari Noc Tota. Nga informacionet paraprake dyshohet që krimi të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhë viktimës.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta ( levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga