LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët në fushatë/MANASTIRLIU: ENERGJIA JONË, TEK RINIA DHE MBËSHTETJA E TYRE NË 18 QERSHOR

3 Maj 2017, 09:31, Aktualitet CNA

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njëherësh kandidate për deputete në Njësinë 9 po vijon takimet elektorale në çdo Organizatë Socialiste.

Kandidatja Manastirliu ka zhvilluar takimet e radhës në OS-të  1952 , 1963, 1977   me shtabet elektorale.

Në radhët e Partisë Sociliste të Njësisë 9 janë bashkuar shumë të rinj e të reja që po mbështesin çdo ditë reformat.

?Energjia jonë është tek rinia ndaj edhe më shumë do të bëjmë për Shqipërinë që duam?, shprehet Manastirliu.

Shtabi elektoral i Njësisë 9 po del derë më derë për të pëcjellë reformat dhe sukseset, si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 18 Qershorit.

?Së bashku duke u përgatitur për zgjedhjet e #18 Qershorit dhe punët që kemi ende për të bërë, për ShqipërinëQëDuam, me Shtet Punë e Mirëqënie ?, tha Manastirliu./Citynews

 

Lajmet e fundit nga