LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalja e LSI nga skena politike

3 Maj 2017, 08:45, Aktualitet CNA

Pa u bërë ende një javë nga zgjedhja e Ilir Metës si president i vendit, LSI ka filluar të ?zhduket? nga skena politike publike. Forca e tretë politike, më e madhe në vend, nuk diskutohet më masivisht, duke u përjashtuar pak nga pak. LSI nuk është më pjesë e tryezave të diskutimeve të rendësishme, mbi zgjidhjen e ngërçit politik.

Edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës, LSI nuk duket më në tryezat e diskutimit dhe takimet e rëndësishme.

Kryeministri Edi Rama, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë ulur në këto momente në tryezën presidenciale të diskutimit, e cila është pritur prej kohësh, por, pikërisht në këtë moment tepër delikat për politikën, LSI ka humbur.

Ish-kryetari i saj, Ilir Meta, nuk dihet ku është zhdukur. Deri më tani pretendonte se donte konsensus mes palëve, por kur palët janë pranë tij ai ?ia mbath?. Nga ana tjetër, kryetari i komanduar i LSI, Petrit Vasili, del në ekranin e News 24, në një bisedë me këndin e ekselencës te ?Vila 24?, teksa Basha dhe Rama diskutojnë për zgjidhjen e ngërçit.

Në ditët pas Metës president, LSI duket të jetë kthyer në rolin e pensionistit që luan domino. Edhe në çadrën e PD, protestuesit luajnë domino, por ka një ndryshim të madh. Në çadër, qytetarët janë mbledhur për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa partizanët e LSI luajnë domino nga liqeni, pa asnjë mision./CityNews

Lajmet e fundit nga