LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj e konfirmon/ Ky është mandati im i fundit për bashkinë e Tiranës

16 Maj 2023, 22:51, Politikë CNA
Veliaj e konfirmon/ Ky është mandati im i fundit për
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Erion Veliaj fitoi në këto zgjedhje vendore mandatin e tretë për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

Veliaj tha në një dalje televizive se ky është mandati i tij i fundit në bashkinë Tiranë.

“Ky është mandati im i fundit në bashkinë Tiranë”, u shpreh ai.

Kështu Veliaj konfirmoi se në zgjedhjet e 2027-ës nuk do të garojë më për kryetar bashkie.

I pyetur se çfarë gjurmësh do të lërë këtë mandat, kryebashkiaku socialist deklaroi:

“Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Vendim i gjykatës për Kopshtin Botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga