LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara në Bulqizë/ PS merr 9 mandate në Këshillin Bashkiak

16 Maj 2023, 21:37, Politikë CNA

Gara në Bulqizë/ PS merr 9 mandate në Këshillin Bashkiak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve edhe për Këshillin Bashkiak në Bulqizë.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, PS ka marrë 9 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3 mandate.

Nga ana tjetër, nga një mandat kanë marrë Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Komuniste, Ardhmërija Shqiptare, Partia Konservatore, Aleanca Progresiste L.ZH.K, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Aleanca Demokratike.

Sa i përket drejtimit të bashkisë, zgjedhjet u fituan nga Festime Mjeshtri e PS-së./ CNA.al

Gara në Bulqizë/ PS merr 9 mandate në Këshillin Bashkiak

Lajmet e fundit nga