LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ i jep sërish urdhër KZAZ-ve/ Mos ndërprisni numërimin

16 Maj 2023, 19:14, Politikë CNA
KQZ i jep sërish urdhër KZAZ-ve/ Mos ndërprisni numërimin
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë ultimatum KZAZ-ve të vijojnë numërimin pa ndërprerë.

KQZ kërkon që të mos ndalohet në asnjë moment numërimi për këshillat bashkiakë.

Në njoftimin e sjellë për mediat thuhet se çdo mosveprim që ngadalëson procesin e numërimit konsiderohet shkelje dhe përbën shpërdorim detyre.

Si rrjedhojë, thekson KQZ, për anëtarin apo sekretarin e KZAZ-së që vonon procesin dërgohet menjëherë material kallëzues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor përkatës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga