LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitoi bashkinë, por koalicioni “Bashkë Fitojmë” humb Këshillin Bashkiak në Memaliaj

16 Maj 2023, 20:16, Politikë CNA
Fitoi bashkinë, por koalicioni “Bashkë Fitojmë” humb
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve edhe për Këshillin Bashkiak në Memaliaj.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, PS ka marrë 7 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3 mandate dhe PD-ja e Alibeajt 2 mandate.

Ndërkohë, nga një mandat kanë marrë Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale.

Sa i përket kryetarit të bashkisë, zgjedhjet u fituan nga Albert Malaj i “Bashkë Fitojmë”./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga