LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërheqjet e njëpasnjëshme të kandidatëve të “vulës”/ Deputeti demokrat “shigjeton” Alibeajn

28 Mars 2023, 17:28, Politikë CNA

Tërheqjet e njëpasnjëshme të kandidatëve të

Agron Shehaj ka folur për tërheqjet e njëpasnjëshme të kandidatëve të Enkelejd Alibeajt nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas Shehajt qëllimi i Enkelejd Alibeajt ka qenë përherë që t’i prish punë PD-së me në krye Sali Berishën.

"Ndodhin sepse është një, nuk e di arsyen. Besoj është që të na prish punë ne. Nuk kuptoj dot arsyen, qëllimi i qartë është që të na prishin punë. Sado pak janë kandidatët e Alibeajt ata janë shumë të rëndësishëm", tha ai.

Deri më tani janë tërhequr katër kandidatë nga PD-ja e Alibeajt, ndërkohë që kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet në KQZ. /CNA.al


 
 
 
 

Lajmet e fundit nga