LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi zbulon synimet për Tiranën/ Plani për të zbutur koston e jetesës për qytetarët

28 Mars 2023, 14:47, Politikë CNA
Këlliçi zbulon synimet për Tiranën/ Plani për të
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës u shpreh në një intervistë për gazetaren Ola Bruko, se një prej problemeve më të mëdha për qytetarët sot është kostoja e lartë e jetesës. Pamundësia për të mbyllur muajin e për të përballuar shpenzimet.

Lidhur me këtë, Këlliçi tha se ai ka një plan për zbutjen e këtij fenomeni, për të ndihmuar qytetarët e Tiranës.

"Transporti publik falas do të bëjë që një familje normale, të kursejë 86 mijë lekë të vjetër në muaj", u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se po ashtu, se platforma e tij parashikon uljen e taksave e tarifave, që do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Kandidati i Opozitës theksoi se Bashkia i ka të gjitha mundësitë për t’ju gjendur qytetarëve afër me këto masa, nëse ka vullnet.

Të ardhurat do të shtohen, vijoi Këlliçi, me miradministrim dhe me luftë ndaj korrupsionit. Të dhënat tregojnë se pothuaj 40 për qind e taksave e detyrimeve nuk mblidhen nga Bashkia në Tiranë, si pasojë e abuzimit dhe favorizimit të subjekteve përkundër perfitimit financiar për zyrtarët e Veliajt.

Këlliçi siguroi se transporti falas do të ndihmojë edhe në lehtësimin e trafikut në Tiranë dhe në reduktimin e ndotjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga