LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Akt terrorist ndaj 'Top Channel'”/ Açka, thirrje autoriteteve

28 Mars 2023, 11:03, Politikë CNA

“Akt terrorist ndaj 'Top Channel'”/ Açka, thirrje

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka, në një deklaratë për mediat, ka dënuar ashpër sulmin ndaj "Top Channel".

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve të dërgojnë para drejtësisë autorët.

Është i nevojshëm investigimi i plotë i ngjarjes.

Jemi dy ditë pas ngjarjes dhe nuk kemi informacion dhe nuk dimë asgjë për aktin e terroristëve dhe autorët e vrasjes së një qytetari.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve të gjejnë sa më shpejt fajtorët dhe t’i dërgojnë para drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Flutura Açka./CNA.al

Lajmet e fundit nga